Tiranë/ Gruaja rrezikon jetën për të pastruar dritaret në katin e 6 me leckë në dorë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 16.03.2023, 22:49

Pastërtia për familjet shqiptare ndër vite ka qenë tepër e rëndësishme dhe e tillë është edhe në ditët e sotme. Mamatë janë ato që merren kryesisht me pastrimin dhe sigurohen që çdo cep i shtëpisë të jetë sa më i pastër të jetë e mundur.

Pavarësisht rrezikut që iu kanoset, ato bëjnë çmos që shtëpia të jetë e pastër.

Kështu ka ndodhur edhe sot me një grua, e cila nuk dihet nëse është pastruese apo jo, që ka rrezikuar jetën për xhamat e dritareve. Në redaksinë e JOQ ALBANIA ka mbërritur një video që tregon gruan në fjalë duke pastruar dritaret në një pallat të lartë te "Rruga e Barrikadave", Tiranë. Duke lënë mënjanë rrezikun që i kanoset në çdo moment, ajo ka dalë në dritaren e katit të gjashtë me leckë në dorë për të pastruar.

Apeli i qytetarit por edhe i të gjithëve është që nënat dhe punëtoret pastruese të heqin dorë sa më parë nga ky lloj pastrimi pasi rrezikojnë jetën e tyre. Koha e ka treguar se shumë gra kanë humbur jetën për shkak të lartësive duke pastruar shtëpitë e tyre apo ambientet ku punojnë.

Mesazhi i qytetarit:

Kjo eshte ber sot tek rruga e barrikadave ne tirane.me beri pershtypje lartesia e prandja e filmova e mendova ta postoni se sh raste kemi degju qe kan humb jeten ne kete menyre.le te jete nje si jal per te gjith nenat apo punojeset tmos e bejn kete

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Shqiptari në Gjermani
    Shqiptari në Gjermani, i cli gjeti në rrugë një portofol dhe vendosi që atë t;ia kthejë të zotit, një shtetas gjerman. Ai filmoi veten e tij me kamerën e makinës gjatë kohës që gjente shtëpinë e shtetasit gjerman. Fatmirësisht e gjeti dhe ia dorëzoi portofolin. Shtetasi gjerman e falënderoi shumë dhe e ‘shpërbleu’ atë me 20 euro.
    Sara nga Tirana
    Kandidatja e dytë është Sara nga Tirana, e cila, nuk zgjidhi të dhurojë para apo rroba për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri, por shprehu gatishmërinë e saj për të birësuar një fëmijë, që ka humbur familjen në rrënojat e asaj lëkundjeje të madhe. Ajo tha për JOQ se po pret momentin kur ta njoftojnë se mund të birësojë një fëmijë në Turqi apo Siri.
    Deoni
    I treti është Deoni i vogël nga Kukësi, i cili na tregoi se nuk ka rëndësi mosha për të pasur një zemër të madhe. Ai dhuroi arkën e tij të kursimeve për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri. Ndoshta ato pak të holla të tij nuk janë asgjë, por mesazhi i tij është shumë më i madh.
    Shoferi i kamionit
    I katërti është shqiptari, shofer kamioni, i cili u nis nga Shkupi më qindra ndihma për të prekurit nga tërmeti në Turqi. Vetëm dy ditë pas tërmetit, ai mblodhi ndihma dhe u nis i vetëm drejt qytetit të shkatërruar nga lëkundjet sizmike.
    Babë e bir nga Kukësi
    Në vendin e pestë, janë babë e bir nga Kukësi. Afrim Cenaj(babai) dërgoi në redaksinë e JOQ Albania foton kur i puthte duart djalit të tij për të mos u larguar nga Shqipëria. Afrimi është pjesë e listës së heronjve për drymën që i jep djalit të tij që të kontribuojë në vendin e tij, ndërsa i biri është në listë sepse, pavarësisht situatës së vështirë në Shqipëri, po merr zanatin e babait dhe ka premtuar se do punojë për Shqipërinë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit