Admir Abrija i burgjeve “shpartallon” fondet, “derdh” 1.8 miliardë në xhepat e Qefaliajve për presh e pjeshka për të burgosurit

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 16.03.2023, 22:04

Admir Abrija, drejtori i përgjithshëm i Drejtorisë së Burgjeve, ka “shpartalluar” fondet që ka në dispozicion për të blerë presh, pjeshka si dhe fruta e perime të tjera për të burgosurit. Ai i ka paguar plot 1.8 miliardë lekë Qefaliajve për një tender të ri që ka si objekt “Loti 2: Blerje fruta dhe perime”, organizuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve.

Bëhet fjalë për procedurën e prokurimit me numër reference REF-46669-10-19-2022 me fond limit vlerën 151,754,779 lekë të reja pa TVSH ose gati 1.8 miliardë lekë të vjetra me TVSH. Kjo sasi kaq e madhe parash dyshohet se është shpërndarë në mënyrë abuzive për shkak se në tender kanë marrë pjesë vetëm dy pjesëmarrës.

Por përveç konkurrencës tepër të cunguar shikohet gjithashtu diçka tjetër. Fitues është shpallur kompania (bashkimi i kompanive) që ka ofruar vlerën më të lartë. Po, po. E lexuat mjaft mirë. Fitues janë shpallur ata që kanë ofruar më tepër.

Bëhet fjalë për bashkimin e operatorëve ekonomikë “Dajti Park 2007” në pronësi të Lulzim Qefalia dhe Desart Kalaja & “4 S” në pronësi të Xhino Sinani. Të dyja këto kompani kanë “njohje të vjetra” me miliardat e fituara nëpër tendera të ndryshëm të dhëna nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve.

Në rastin konkret ata janë shpallur fitues me ofertën 147,350,285 lekë të reja pa TVSH ose rreth 1.8 miliardë lekë të vjetra me TVSH. Ndërkohë konkurrenti tjetër ka ofruar gati 60 milionë lekë të vjetra përfshirë TVSH më pak sesa fituesit.

Kjo natyrisht është një vlerë e frikshme aq më tepër kur bëhet fjalë për ushqime. Por me sa duket kjo nuk i ka bërë aspak përshtypje drejtorit Abrija. Nga ana tjetër vlera fituese rezulton të jetë 97% e fondit limit të tenderit duke i rritur akoma më tepër dyshimet se fituesi dihej prej kohësh.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Shqiptari në Gjermani
    Shqiptari në Gjermani, i cli gjeti në rrugë një portofol dhe vendosi që atë t;ia kthejë të zotit, një shtetas gjerman. Ai filmoi veten e tij me kamerën e makinës gjatë kohës që gjente shtëpinë e shtetasit gjerman. Fatmirësisht e gjeti dhe ia dorëzoi portofolin. Shtetasi gjerman e falënderoi shumë dhe e ‘shpërbleu’ atë me 20 euro.
    Sara nga Tirana
    Kandidatja e dytë është Sara nga Tirana, e cila, nuk zgjidhi të dhurojë para apo rroba për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri, por shprehu gatishmërinë e saj për të birësuar një fëmijë, që ka humbur familjen në rrënojat e asaj lëkundjeje të madhe. Ajo tha për JOQ se po pret momentin kur ta njoftojnë se mund të birësojë një fëmijë në Turqi apo Siri.
    Deoni
    I treti është Deoni i vogël nga Kukësi, i cili na tregoi se nuk ka rëndësi mosha për të pasur një zemër të madhe. Ai dhuroi arkën e tij të kursimeve për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri. Ndoshta ato pak të holla të tij nuk janë asgjë, por mesazhi i tij është shumë më i madh.
    Shoferi i kamionit
    I katërti është shqiptari, shofer kamioni, i cili u nis nga Shkupi më qindra ndihma për të prekurit nga tërmeti në Turqi. Vetëm dy ditë pas tërmetit, ai mblodhi ndihma dhe u nis i vetëm drejt qytetit të shkatërruar nga lëkundjet sizmike.
    Babë e bir nga Kukësi
    Në vendin e pestë, janë babë e bir nga Kukësi. Afrim Cenaj(babai) dërgoi në redaksinë e JOQ Albania foton kur i puthte duart djalit të tij për të mos u larguar nga Shqipëria. Afrimi është pjesë e listës së heronjve për drymën që i jep djalit të tij që të kontribuojë në vendin e tij, ndërsa i biri është në listë sepse, pavarësisht situatës së vështirë në Shqipëri, po merr zanatin e babait dhe ka premtuar se do punojë për Shqipërinë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit