Kur kanë kaluar dy javë nga aksidenti tragjik në Larisa, Greqi, familjarët e viktimave po përpiqen të ngrihen në këmbë duke u mësuar me humbjen që kanë pësuar.
Efgjenia Mitska është një nga 57 viktimat e tragjedisë që ndodhi nga përplasja e dy trenave. E reja shqiptare ndodhej në tren me të fejuarin e saj kur trenat u përplasën dhe ajo vdiq, ndërsa i fejuari shpëtoi.
Motra e saj, Kristina Mitska tha për mediat greke se ata nuk do ndalen kurrë deri sa fajtorët të ndëshkohen për tragjedinë e ndodhur.
Fëmija ime është dy muajsh. Fatkeqësisht ne ende jemi të pikëlluar për Ifigjeninë dhe nuk mundemi ta kalojmë lehtë. Si familje ajo që kërkojmë është që të gjithë të ndëshkohen që shpirti i Ifigjenisë të jetë në paqe... Fatkeqësisht asgjë mund ta mbushë boshllëkun e saj... Do ta kujtojmë...
Ajo tha se lajmin për përplasjen fatale të trenave e mori vesh nga vëllai i të fejuarit të Egjenisë.
Ifigenia ishte buzëqeshja më e ëmbël e familjes. Kishim një vit diferencë. Unë kam edhe një vëlla. Aksidentin e mësuam nga vëllai i të fejuarit të Efgjenisë një orë më vonë. Ai na tregoi se treni ku ishte Efgjenia dhe partneri i saj ka dalë nga binarët, se ka dëgjuar lajmin për vëllain e tij, por nuk e dinte se çfarë kishte ndodhur me Efgjeninë.
Motra e shqiptares tha se lajmin për vdekjen e Efegjenisë e kanë marrë vesh pas tre ditësh kërkime. Ajo thotë se e vetmja gjë që u jep buzëqeshje është foshnja, të cilës do t'i vëmë emrin Efigjenia.
Jeta jonë nuk ka ndryshuar, dhemb shumë. E vetmja gjë që na jep buzëqeshje është foshnja, të cilës do t'i vëmë emrin Ifigjenia.
Ajo thotë se paratë që do u jepen familjarëve si dëmshpërblim nuk ia kthejnë motrën në jetë.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
Shqiptari në Gjermani
Shqiptari në Gjermani, i cli gjeti në rrugë një portofol dhe vendosi që atë t;ia kthejë të zotit, një shtetas gjerman. Ai filmoi veten e tij me kamerën e makinës gjatë kohës që gjente shtëpinë e shtetasit gjerman. Fatmirësisht e gjeti dhe ia dorëzoi portofolin. Shtetasi gjerman e falënderoi shumë dhe e ‘shpërbleu’ atë me 20 euro.
Sara nga Tirana
Kandidatja e dytë është Sara nga Tirana, e cila, nuk zgjidhi të dhurojë para apo rroba për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri, por shprehu gatishmërinë e saj për të birësuar një fëmijë, që ka humbur familjen në rrënojat e asaj lëkundjeje të madhe. Ajo tha për JOQ se po pret momentin kur ta njoftojnë se mund të birësojë një fëmijë në Turqi apo Siri.
Deoni
I treti është Deoni i vogël nga Kukësi, i cili na tregoi se nuk ka rëndësi mosha për të pasur një zemër të madhe. Ai dhuroi arkën e tij të kursimeve për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri. Ndoshta ato pak të holla të tij nuk janë asgjë, por mesazhi i tij është shumë më i madh.
Shoferi i kamionit
I katërti është shqiptari, shofer kamioni, i cili u nis nga Shkupi më qindra ndihma për të prekurit nga tërmeti në Turqi. Vetëm dy ditë pas tërmetit, ai mblodhi ndihma dhe u nis i vetëm drejt qytetit të shkatërruar nga lëkundjet sizmike.
Babë e bir nga Kukësi
Në vendin e pestë, janë babë e bir nga Kukësi. Afrim Cenaj(babai) dërgoi në redaksinë e JOQ Albania foton kur i puthte duart djalit të tij për të mos u larguar nga Shqipëria. Afrimi është pjesë e listës së heronjve për drymën që i jep djalit të tij që të kontribuojë në vendin e tij, ndërsa i biri është në listë sepse, pavarësisht situatës së vështirë në Shqipëri, po merr zanatin e babait dhe ka premtuar se do punojë për Shqipërinë.