Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK), konkretisht Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Korrupsionit – Gjilan, në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore Gjilan, ka kryer veprime hetimore/operative nën dyshimin për ‘falsifikim parash’, ku sot me datën 16.03.2023 ka realizuar kontroll me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Gjilan.
Gjatë bastisjes së realizuar në objektin ku është dyshuar se mbahen paratë e falsifikuara, gjegjësisht në shtëpinë e të dyshuarit I. I. (1990) m/k janë gjetur dhe janë sekuestruar kartëmonedha të dyshuara për falsifikim në vlerë prej 1×200 €, 12×100 €, 27×50 €, monedha të metalta 57×1 €, 16×2 €, 37×0.50 €, 45×0.20 €, 24×0.10 € dhe 20×0.05 €. Vlera e përgjithshme e parave të konfiskuara është 2869.90 € (dy mijë e tetëqind e gjashtëdhjetë e nëntë mijë), të cilat do të ekzaminohen nga Njësiti i Krimteknikës Rajonale në Gjilan, për shkak të dyshimit se nuk përkojnë me veçoritë teknike dhe tiparet e sigurisë për monedhat euro, thuhet në komunikatën e Policisë.
I dyshuari I. I. është shoqëruar në NJRHKEK, në prezencë të avokatit mbrojtës është intervistuar në cilësinë e të dyshuarit dhe pas përfundimit të intervistës, me aktvendim të prokurorit të shtetit, i dyshuari është ndaluar për 48 orë.
Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në ofrimin e sigurisë dhe parandalimin e të gjitha dukurive negative dhe veprave penale në vend.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
Shqiptari në Gjermani
Shqiptari në Gjermani, i cli gjeti në rrugë një portofol dhe vendosi që atë t;ia kthejë të zotit, një shtetas gjerman. Ai filmoi veten e tij me kamerën e makinës gjatë kohës që gjente shtëpinë e shtetasit gjerman. Fatmirësisht e gjeti dhe ia dorëzoi portofolin. Shtetasi gjerman e falënderoi shumë dhe e ‘shpërbleu’ atë me 20 euro.
Sara nga Tirana
Kandidatja e dytë është Sara nga Tirana, e cila, nuk zgjidhi të dhurojë para apo rroba për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri, por shprehu gatishmërinë e saj për të birësuar një fëmijë, që ka humbur familjen në rrënojat e asaj lëkundjeje të madhe. Ajo tha për JOQ se po pret momentin kur ta njoftojnë se mund të birësojë një fëmijë në Turqi apo Siri.
Deoni
I treti është Deoni i vogël nga Kukësi, i cili na tregoi se nuk ka rëndësi mosha për të pasur një zemër të madhe. Ai dhuroi arkën e tij të kursimeve për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri. Ndoshta ato pak të holla të tij nuk janë asgjë, por mesazhi i tij është shumë më i madh.
Shoferi i kamionit
I katërti është shqiptari, shofer kamioni, i cili u nis nga Shkupi më qindra ndihma për të prekurit nga tërmeti në Turqi. Vetëm dy ditë pas tërmetit, ai mblodhi ndihma dhe u nis i vetëm drejt qytetit të shkatërruar nga lëkundjet sizmike.
Babë e bir nga Kukësi
Në vendin e pestë, janë babë e bir nga Kukësi. Afrim Cenaj(babai) dërgoi në redaksinë e JOQ Albania foton kur i puthte duart djalit të tij për të mos u larguar nga Shqipëria. Afrimi është pjesë e listës së heronjve për drymën që i jep djalit të tij që të kontribuojë në vendin e tij, ndërsa i biri është në listë sepse, pavarësisht situatës së vështirë në Shqipëri, po merr zanatin e babait dhe ka premtuar se do punojë për Shqipërinë.