KQZ regjistron Partinë Demokratike në zgjedhje, por kryetar vendos Alibeajn

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 16.03.2023, 15:11

Partia Demokratike është regjistruar në zgjedhjet e 14 Majit. Pas teatrit prej një javësh nga Ilirjan Celibashi, KAS ka vendosur që të regjistrojë partinë Demokratike. Vetëm një anëtar i KAS ka votuar kundër, ndërsa të tjerët pro. Deklarata solemne do të nënshkruhet nga Enkelejd Alibeaj, zëvëndësi i Lulzim Bashës.

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi dy ditë më parë refuzoi për herë të dytë regjistrimin e Partisë Demokratike të Shqipërisë në zgjedhjet vendore të 14 majit, duke mos u tërhequr nga kërkesa e tij për paraqitjen e deklaratës solemne me firmë të Lulzim Bashës.

Celibashi argumentoi vendimin e marrë se Lulzim Basha rezulton kryetar i Partisë Demokratike sipas regjistrit për partitë politike në gjykatë, ndaj dhe angazhimi solemn nuk mund të nënshkruhet nga Enkelejd Alibeaj.

Ndërkohë, “Bashkë Fitojmë” është koalicioni i Sali Berishës me aleatët e tij, që do të garojnë në zgjedhjet vendore të 14 majit. Bashkë me emrin u publikua edhe logoja zyrtare. Shkronjat nistore të Koalicionit do të jenë: “BF”.

Edhe në këto zgjedhje, Partia Demokratike do jetë e përçarë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Shqiptari në Gjermani
    Shqiptari në Gjermani, i cli gjeti në rrugë një portofol dhe vendosi që atë t;ia kthejë të zotit, një shtetas gjerman. Ai filmoi veten e tij me kamerën e makinës gjatë kohës që gjente shtëpinë e shtetasit gjerman. Fatmirësisht e gjeti dhe ia dorëzoi portofolin. Shtetasi gjerman e falënderoi shumë dhe e ‘shpërbleu’ atë me 20 euro.
    Sara nga Tirana
    Kandidatja e dytë është Sara nga Tirana, e cila, nuk zgjidhi të dhurojë para apo rroba për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri, por shprehu gatishmërinë e saj për të birësuar një fëmijë, që ka humbur familjen në rrënojat e asaj lëkundjeje të madhe. Ajo tha për JOQ se po pret momentin kur ta njoftojnë se mund të birësojë një fëmijë në Turqi apo Siri.
    Deoni
    I treti është Deoni i vogël nga Kukësi, i cili na tregoi se nuk ka rëndësi mosha për të pasur një zemër të madhe. Ai dhuroi arkën e tij të kursimeve për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri. Ndoshta ato pak të holla të tij nuk janë asgjë, por mesazhi i tij është shumë më i madh.
    Shoferi i kamionit
    I katërti është shqiptari, shofer kamioni, i cili u nis nga Shkupi më qindra ndihma për të prekurit nga tërmeti në Turqi. Vetëm dy ditë pas tërmetit, ai mblodhi ndihma dhe u nis i vetëm drejt qytetit të shkatërruar nga lëkundjet sizmike.
    Babë e bir nga Kukësi
    Në vendin e pestë, janë babë e bir nga Kukësi. Afrim Cenaj(babai) dërgoi në redaksinë e JOQ Albania foton kur i puthte duart djalit të tij për të mos u larguar nga Shqipëria. Afrimi është pjesë e listës së heronjve për drymën që i jep djalit të tij që të kontribuojë në vendin e tij, ndërsa i biri është në listë sepse, pavarësisht situatës së vështirë në Shqipëri, po merr zanatin e babait dhe ka premtuar se do punojë për Shqipërinë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit