Zbërthehet Ernejt Shyti: Pas Behar Sofisë mu ngarkua vrasje në Gjermani, “Bajlozi” do të më jepte 500 mijë euro

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 16.03.2023, 12:41

Pas më shumë se dy vitesh, vrasësi i Behar Sofisë është zbërthyer dhe ka treguar më shumë detaje rreth krimit të kryer, si dhe ka zbuluar një porosi tjetër, që i ishte ngarkuar.

Ai ka treguar se të njëjtët persona që kishin porositur vrasjen e Behar Sofisë, i kishin ngarkuar edhe një tjetër detyrë.

Ernejt Shyti, i cili vrau Sofinë më 25 shkurt 2021 në një prej rrugëve më të frekuentuara në Tiranë, zbulon se vrasjen tjetër do ta kryente në Gjermani dhe për këtë ekzekutim do të paguhej gjysmë milioni euro. I riu tregon se shënjestra e radhës ishte një 34-vjeçar.

Gjithsesi, ai nuk e ka bërë publik emrin dhe nuk ka treguar nëse personi në fjalë ishte shqiptar. Paratë, ka shtuar Ernejt Shyti, do t'i merrte nga një person që njihej si "Bajlozi", por që ai nuk e kishte idenë se kush ishte.

66-vjeçari Behar Sofia, i njohur si “padron droge” në vendin tonë, u vra rreth orës 09:00 të 25 shkurtit teksa ecte me këmbë pranë Piramidës. Ai u ndoq nga Shyti, i cili i veshur me maskë Covid-19 e qëlloi dy herë me armë zjarri.

Bashkë me Shytin janë arrestuar edhe Xhuliano Visha, Leonard Xhixha, Skënder Vathi dhe Bujar Leze, që dyshohen si bashkëpunues në vrasjen e Sofisë, por deri më tani ata kanë mohuar akuzat.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Shqiptari në Gjermani
    Shqiptari në Gjermani, i cli gjeti në rrugë një portofol dhe vendosi që atë t;ia kthejë të zotit, një shtetas gjerman. Ai filmoi veten e tij me kamerën e makinës gjatë kohës që gjente shtëpinë e shtetasit gjerman. Fatmirësisht e gjeti dhe ia dorëzoi portofolin. Shtetasi gjerman e falënderoi shumë dhe e ‘shpërbleu’ atë me 20 euro.
    Sara nga Tirana
    Kandidatja e dytë është Sara nga Tirana, e cila, nuk zgjidhi të dhurojë para apo rroba për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri, por shprehu gatishmërinë e saj për të birësuar një fëmijë, që ka humbur familjen në rrënojat e asaj lëkundjeje të madhe. Ajo tha për JOQ se po pret momentin kur ta njoftojnë se mund të birësojë një fëmijë në Turqi apo Siri.
    Deoni
    I treti është Deoni i vogël nga Kukësi, i cili na tregoi se nuk ka rëndësi mosha për të pasur një zemër të madhe. Ai dhuroi arkën e tij të kursimeve për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri. Ndoshta ato pak të holla të tij nuk janë asgjë, por mesazhi i tij është shumë më i madh.
    Shoferi i kamionit
    I katërti është shqiptari, shofer kamioni, i cili u nis nga Shkupi më qindra ndihma për të prekurit nga tërmeti në Turqi. Vetëm dy ditë pas tërmetit, ai mblodhi ndihma dhe u nis i vetëm drejt qytetit të shkatërruar nga lëkundjet sizmike.
    Babë e bir nga Kukësi
    Në vendin e pestë, janë babë e bir nga Kukësi. Afrim Cenaj(babai) dërgoi në redaksinë e JOQ Albania foton kur i puthte duart djalit të tij për të mos u larguar nga Shqipëria. Afrimi është pjesë e listës së heronjve për drymën që i jep djalit të tij që të kontribuojë në vendin e tij, ndërsa i biri është në listë sepse, pavarësisht situatës së vështirë në Shqipëri, po merr zanatin e babait dhe ka premtuar se do punojë për Shqipërinë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit