Shkërmoqi konkurrencën për shokun e ngushtë, zbulohet tenderi 3.2 miliardësh që çoi Allën pas hekurave

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 16.03.2023, 10:26

Ka dalë edhe njoftimi zyrtar i SPAK-ut në lidhje me arrestimin e kryebashkiakut të Bulqizës, Lefter Alla dhe 13 zyrtarëve të tjerë, përfshirë edhe zëvendëskryetaren, Enkeleda Lleshi. Për dy prej të arrestuarve u është caktuar masa “arrest shtëpie”.

Pavarësisht se Alla ka abuzuar në mënyrë sistematike me tenderat, bëhet me dije se ai është akuzuar vetëm për një prej tyre. Ai dyshohet se ka favorizuar një kompani për të fituar tenderin me vlerë 322 milionë lekë (3.22 miliardë lekë të vjetra) për ndërtimin e ujësjellësit të Bulqizës.

Ndërkohë, ka dyshime të forta se punimet për ujësjellësin janë kryer nga një kompani tjetër, që ka lidhje të ngushta shoqërore me Allën. Pra, me pak fjalë, kompania fituese e tenderit është vetëm një kamuflim, që të mos dallohet se Alla ia ka dhënë tenderin shokut të tij të ngushtë.

Në këto kushte, kompania fituese ka marrë bakshishin e saj dhe më pas tenderi do të zbatohej nga kompania e shokut të Lefterit. Shpresojmë që SPAK-u të futet edhe më thellë dhe të zbulojë akoma më shumë abuzime për të vënë para drejtësisë të gjithë ata që janë tallur me djersën e shqiptarëve.

Përveç lidhjes së ngushtë shoqërore me Aqif Koneshën (një prej pronarëve të kompanisë 2AF), të cilit i ka dhuruar një tender, mësohet se Lefter Alla ka pasur edhe lidhje farefisnore me personin në fjalë, çka mund ta çojë edhe hetimin në një tjetër rrjedhë, pasi favorizimi i personave të afërm dhe ka masa më të rënda. Melaim Damzi, daja i Lefter Allës, është kushëri i parë me Koneshën dhe këtu bëhet edhe lidhja mes tyre.

Pas arrestimit janë kryer kontrolle të hollësishme në banesat e të gjithë të proceduarve, si dhe në atë të vëllait të Allës. Për momentin nuk bëhet me dije nëse është gjetur ndonjë element i paligjshëm. Në vijim pritet të mësohet më shumë.

NJOFTIMI I SPAK – “Nga hetimi ka rezultuar se për shtetasin nën hetim L. A. me detyrë Kryetar Bashkie me funksionin e tij si i zgjedhur vendor për të administruar konform ligjit Njësinë vendore Bashkinë Bulqizë evidentohet qartësisht sjellja e tij duke dokumentuar disa fakte penale si shkeljet gjatë procedurës së prokurimin publik me procedurë të hapur në datë 30.04.2021, operatorëve ekonomikë “Egland Sh.p.k” dhe “BE-IS” Sh.p.k, me objekt “Ndërtimi rrjetit furnizimit dhe rrjetit shpërndarës Ujësjellësi dhe ndërtimi i rrjetit të KUZ , Lagja e vjetër, qyteti Bulqizë, Bashkia Bulqizë”, me vlerë të tenderit në shumën 322.439.000 lekë të reja, me afat kohor 10 mujor.

Ky shtetas nën hetim në bashkëpunim me nënkryetaren e Bashkisë, dhe punonjësit e tjerë, si specialiste e prokurorimeve, anëtarët e KVO, kanë bërë të mundur që këtë tender ta fitonte me dokumentacion BOE Egland shpk dhe BE-IS shpk, duke krijuar avantazhe për këtë subjekt gjatë procedurës së prokurimit. Në një kohë që nga hetimi ka dyshime të arsyeshme të bazuara, se punimet janë kryer nga OE 2AF Albania shpk, lidhje shoqërore e kryetarit të Bashkisë”, thuhet në njoftimin e SPAK-ut”.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Shqiptari në Gjermani
    Shqiptari në Gjermani, i cli gjeti në rrugë një portofol dhe vendosi që atë t;ia kthejë të zotit, një shtetas gjerman. Ai filmoi veten e tij me kamerën e makinës gjatë kohës që gjente shtëpinë e shtetasit gjerman. Fatmirësisht e gjeti dhe ia dorëzoi portofolin. Shtetasi gjerman e falënderoi shumë dhe e ‘shpërbleu’ atë me 20 euro.
    Sara nga Tirana
    Kandidatja e dytë është Sara nga Tirana, e cila, nuk zgjidhi të dhurojë para apo rroba për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri, por shprehu gatishmërinë e saj për të birësuar një fëmijë, që ka humbur familjen në rrënojat e asaj lëkundjeje të madhe. Ajo tha për JOQ se po pret momentin kur ta njoftojnë se mund të birësojë një fëmijë në Turqi apo Siri.
    Deoni
    I treti është Deoni i vogël nga Kukësi, i cili na tregoi se nuk ka rëndësi mosha për të pasur një zemër të madhe. Ai dhuroi arkën e tij të kursimeve për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri. Ndoshta ato pak të holla të tij nuk janë asgjë, por mesazhi i tij është shumë më i madh.
    Shoferi i kamionit
    I katërti është shqiptari, shofer kamioni, i cili u nis nga Shkupi më qindra ndihma për të prekurit nga tërmeti në Turqi. Vetëm dy ditë pas tërmetit, ai mblodhi ndihma dhe u nis i vetëm drejt qytetit të shkatërruar nga lëkundjet sizmike.
    Babë e bir nga Kukësi
    Në vendin e pestë, janë babë e bir nga Kukësi. Afrim Cenaj(babai) dërgoi në redaksinë e JOQ Albania foton kur i puthte duart djalit të tij për të mos u larguar nga Shqipëria. Afrimi është pjesë e listës së heronjve për drymën që i jep djalit të tij që të kontribuojë në vendin e tij, ndërsa i biri është në listë sepse, pavarësisht situatës së vështirë në Shqipëri, po merr zanatin e babait dhe ka premtuar se do punojë për Shqipërinë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit