Grubi tregoi se si është vrarë polici shqiptar në rastin e “Kumanovës”

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 15.03.2023, 21:50

Zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi, ka ndarë detaje për ndodhitë e rastit “Kumanova”, i cili asokohe ishte deputet i BDI-së. Ai, me autorizim të kryetarit të BDI-së Ali Ahmeti, ka biseduar vazhdimisht me grupin, derisa po zhvilloheshin luftimet. Grubi tha se polici shqiptar është vrarë gjatë dorëzimit, ndërkaq sot e kësaj dite nuk e kupton motivin e rastit . “Unë kam qenë deputet asokohe, me kërkesë të komunitetit ndërkombëtar vendosmë kontakt me grupin e Kumanovës gjatë luftimeve dhe me kërkesën e tyre në telefonatë, pasi kishin biseduar me zotëri Ahmetin, pastaj u transferuan në biseda me mua kërkuan që të dorëzohen. U dorëzuan një grup shumë i madh prej tyre dhe u dorëzuan pa u munguar asnjë gjë sepse kishte frikë mos ekzekutohen dhe ne kishim thjeshtë mosbesim ndaj forcave policore asokohe se mund të ndodh ndonjë incident dhe ja në besën tonë po që se kërkohej që të largohen sepse ishte absolutisht e papranueshme”, tha Grubi në emisionin “Debat Plus”, ai shtoi se u respektua kjo pjesë e marrëveshjes nga të dyja palët.

“Për fat të keq një grup i vogël për të cilin nuk kishin dijeni, kishin vendosur të mos dorëzohen, por pas disa orësh vazhdoi luftimet me Policinë e Maqedonisë”, shtoi Grubi.

Me çrast, në mënyrë shumë tragjike dhe fatkeqe u vra edhe polici shqiptar nga Shkupi nga i cili kërkohej nga grupi që të dorëzohen vetë dhe u ekzekutua në prag të shtëpisë ku duhej të dorëzohen. Zëvendëskryeministri deklaroi se mendon që individë të caktuar të Agjencisë për Zbulim, asokohe kanë nxitur incidentit, ashtu sikur edhe rastet tjera kontestuese, për t’u shërbyer interesave të huaja. I Pyetur nga gazetari nëse bëhet fjalë për ndikim rus, Grubi tha po.

“Mendoj se këtu kishte nxitje shumë të madhe, në veçanti nga institucioni për zbulim i shtetit, ndoshta jo si institucion, por individë prej institucionit, i cili ndoshta, ishte i prirur të bashkëpunon edhe me ndonjë frymë lindore, e cila dëshironte të krijojë vatra destabiliziteti në gjithë Ballkanin Perëndimor, [ndikim rus] në veçanti e cila është shumë e brishtë për shkak karakterit multietnik, multifetar, multuikulturor, e cila mund të komplikohet shumë shpejtë dhe shumë lehtë”, tha Grubi.

Ai shtoi se po të njëjtat këto adresa të cilat nxitën Lagjen e Trimave, rastin e Kumanovës, janë të përziera edhe në rastin “Alfa”, “Monstra” dhe sulmin dhunshëm të “27 Prillit” në Kuvend.

“Fatmirësisht këto struktura nuk janë në Agjencinë për Zbulim për arsye se janë përjashtuar, por presim nga Prokuroria kundër Krim të Organizuar dhe Korrupsionit që të nis procedurën dhe ta hetojë rastin e Kumanovës sepse jemi jetësisht të interesuar për ta ditur motivin dhe porositësin e kësaj ngjarje”, shtoi Grubi.

Sot e kësaj dite nuk arrij dot ta kuptoj motivin.

U respektua kjo pjesë e marrëveshjes nga të dyja palët edhe OSBE dhe autoritete tjera të komunitetit ndërkombëtar, u dorëzuan. Për fat të keq një grup i vogël për të cilin nuk kishin dijeni, kishin vendosur të mos dorëzohen, por pas disa orësh vazhdoi luftimet me Policinë e Maqedonisë.

Me ç’rast, në mënyrë shumë tragjike dhe fatkeqe u vra edhe polici shqiptar nga Shkupi nga i cili kërkohej nga grupi që të dorëzohen vetë dhe u ekzekutua në prag të shtëpisë ku duhej të dorëzohen.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Shqiptari në Gjermani
    Shqiptari në Gjermani, i cli gjeti në rrugë një portofol dhe vendosi që atë t;ia kthejë të zotit, një shtetas gjerman. Ai filmoi veten e tij me kamerën e makinës gjatë kohës që gjente shtëpinë e shtetasit gjerman. Fatmirësisht e gjeti dhe ia dorëzoi portofolin. Shtetasi gjerman e falënderoi shumë dhe e ‘shpërbleu’ atë me 20 euro.
    Sara nga Tirana
    Kandidatja e dytë është Sara nga Tirana, e cila, nuk zgjidhi të dhurojë para apo rroba për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri, por shprehu gatishmërinë e saj për të birësuar një fëmijë, që ka humbur familjen në rrënojat e asaj lëkundjeje të madhe. Ajo tha për JOQ se po pret momentin kur ta njoftojnë se mund të birësojë një fëmijë në Turqi apo Siri.
    Deoni
    I treti është Deoni i vogël nga Kukësi, i cili na tregoi se nuk ka rëndësi mosha për të pasur një zemër të madhe. Ai dhuroi arkën e tij të kursimeve për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri. Ndoshta ato pak të holla të tij nuk janë asgjë, por mesazhi i tij është shumë më i madh.
    Shoferi i kamionit
    I katërti është shqiptari, shofer kamioni, i cili u nis nga Shkupi më qindra ndihma për të prekurit nga tërmeti në Turqi. Vetëm dy ditë pas tërmetit, ai mblodhi ndihma dhe u nis i vetëm drejt qytetit të shkatërruar nga lëkundjet sizmike.
    Babë e bir nga Kukësi
    Në vendin e pestë, janë babë e bir nga Kukësi. Afrim Cenaj(babai) dërgoi në redaksinë e JOQ Albania foton kur i puthte duart djalit të tij për të mos u larguar nga Shqipëria. Afrimi është pjesë e listës së heronjve për drymën që i jep djalit të tij që të kontribuojë në vendin e tij, ndërsa i biri është në listë sepse, pavarësisht situatës së vështirë në Shqipëri, po merr zanatin e babait dhe ka premtuar se do punojë për Shqipërinë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit