LD-Maqedoni kërkon që të kryhen hetime për ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10-d

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 15.03.2023, 11:38

Lidhja Demokratike e Maqedonisë kërkon nga Enti Shtetëror për Auditim që të kryejë revizion të aktiviteteve të deritanishme dhe shpenzimin e milionave (mbi 20 milion) nga institucionet shtetërore për përgatitjen e ndërtimit të korridoreve 8 dhe 10-d, nga konsorciumi Bektel-Enka, me vlerë 1 miliard e 300 milionë euro, si dhe mbi 300 milionë euro të planifikuara për shpronësimin e tokës ku do të kalojnë trasetë e korridoreve (rrugëve).

“Janë paraqitur në opinion shumë informacione të diskutueshme dhe korruptive në lidhje me konsulentët, mbikëqyrjen etj., të cilat kanë hapur shumë çështje, veçanërisht se është një krim i rëndë, i cili rrezikon të gjithë projektin dhe mund të ndodhë që të mbetemi pa miliona euro dhe pa rrugë, me detyrime të mëdha ndaj kompanive që duhet të ndërtojnë rrugët. Në të njëjtën kohë, sugjerojmë që Qeveria t’i dërgojë Kuvendit informacion për aktivitetet e deritanishme dhe Kuvendi të hapë debat.

Në provim janë edhe institucionet shtetërore (MPB, ASK, DAP) si dhe Prokuroria Publike, sepse kanë për obligim të kryejnë kontrolle dhe hetime për aktivitete eventuale kriminale nga funksionarët e lartë”, thonë nga LD-Maqedoni.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Shqiptari në Gjermani
    Shqiptari në Gjermani, i cli gjeti në rrugë një portofol dhe vendosi që atë t;ia kthejë të zotit, një shtetas gjerman. Ai filmoi veten e tij me kamerën e makinës gjatë kohës që gjente shtëpinë e shtetasit gjerman. Fatmirësisht e gjeti dhe ia dorëzoi portofolin. Shtetasi gjerman e falënderoi shumë dhe e ‘shpërbleu’ atë me 20 euro.
    Sara nga Tirana
    Kandidatja e dytë është Sara nga Tirana, e cila, nuk zgjidhi të dhurojë para apo rroba për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri, por shprehu gatishmërinë e saj për të birësuar një fëmijë, që ka humbur familjen në rrënojat e asaj lëkundjeje të madhe. Ajo tha për JOQ se po pret momentin kur ta njoftojnë se mund të birësojë një fëmijë në Turqi apo Siri.
    Deoni
    I treti është Deoni i vogël nga Kukësi, i cili na tregoi se nuk ka rëndësi mosha për të pasur një zemër të madhe. Ai dhuroi arkën e tij të kursimeve për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri. Ndoshta ato pak të holla të tij nuk janë asgjë, por mesazhi i tij është shumë më i madh.
    Shoferi i kamionit
    I katërti është shqiptari, shofer kamioni, i cili u nis nga Shkupi më qindra ndihma për të prekurit nga tërmeti në Turqi. Vetëm dy ditë pas tërmetit, ai mblodhi ndihma dhe u nis i vetëm drejt qytetit të shkatërruar nga lëkundjet sizmike.
    Babë e bir nga Kukësi
    Në vendin e pestë, janë babë e bir nga Kukësi. Afrim Cenaj(babai) dërgoi në redaksinë e JOQ Albania foton kur i puthte duart djalit të tij për të mos u larguar nga Shqipëria. Afrimi është pjesë e listës së heronjve për drymën që i jep djalit të tij që të kontribuojë në vendin e tij, ndërsa i biri është në listë sepse, pavarësisht situatës së vështirë në Shqipëri, po merr zanatin e babait dhe ka premtuar se do punojë për Shqipërinë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit