Haaland është një “bishë”, kap Messin dhe shkërmoq rekordin 96-vjeçar të Manchester Cityt

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 15.03.2023, 10:59

Erling Haaland është një makineri golash dhe dje e tregoi këtë në mënyrën më të mirë, duke shkundur plot pesë herë rrjetën e Leipzig dhe siguruar kalimin e Manchester Cityt në çerekfinale, pasi shkatërroi Leipzig me shifrat 7-0 në “Etihad Stadium”.

Me këtë “manita” personale, Haaland hyn në historinë e Champions League si lojtari i dytë që shënon pesë gola në një ndeshje të fazës me eliminim direkt pas Lionel Messit, që kishte shkatërruar një tjetër ekip gjerman, Bayer Leverkusen, në kohën kur shkëlqente te Barcelona.

Por ky nuk është rekordi i vetëm i “bishës” norvegjeze. Me pesë golat e djeshëm, ylli i Manchester Cityt ka shkuar në kuotën e plot 39 realizimeve në këtë sezon, duke thyer një rekord historik kur kanë mbetur ende shumë javë nga përfundimi i sezonit.

I riu bëhet kështu lojtari që ka shënuar më së shumti gola në një sezon me fanellën e Manchester Cityt. Ai “shkërrmoqi” mbrëmjen e djeshme rekordin e vendosur nga Tommy Johnson me 38 gola më shumë se nëntë dekada më parë, në sezonin 1928-1929.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Shqiptari në Gjermani
    Shqiptari në Gjermani, i cli gjeti në rrugë një portofol dhe vendosi që atë t;ia kthejë të zotit, një shtetas gjerman. Ai filmoi veten e tij me kamerën e makinës gjatë kohës që gjente shtëpinë e shtetasit gjerman. Fatmirësisht e gjeti dhe ia dorëzoi portofolin. Shtetasi gjerman e falënderoi shumë dhe e ‘shpërbleu’ atë me 20 euro.
    Sara nga Tirana
    Kandidatja e dytë është Sara nga Tirana, e cila, nuk zgjidhi të dhurojë para apo rroba për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri, por shprehu gatishmërinë e saj për të birësuar një fëmijë, që ka humbur familjen në rrënojat e asaj lëkundjeje të madhe. Ajo tha për JOQ se po pret momentin kur ta njoftojnë se mund të birësojë një fëmijë në Turqi apo Siri.
    Deoni
    I treti është Deoni i vogël nga Kukësi, i cili na tregoi se nuk ka rëndësi mosha për të pasur një zemër të madhe. Ai dhuroi arkën e tij të kursimeve për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri. Ndoshta ato pak të holla të tij nuk janë asgjë, por mesazhi i tij është shumë më i madh.
    Shoferi i kamionit
    I katërti është shqiptari, shofer kamioni, i cili u nis nga Shkupi më qindra ndihma për të prekurit nga tërmeti në Turqi. Vetëm dy ditë pas tërmetit, ai mblodhi ndihma dhe u nis i vetëm drejt qytetit të shkatërruar nga lëkundjet sizmike.
    Babë e bir nga Kukësi
    Në vendin e pestë, janë babë e bir nga Kukësi. Afrim Cenaj(babai) dërgoi në redaksinë e JOQ Albania foton kur i puthte duart djalit të tij për të mos u larguar nga Shqipëria. Afrimi është pjesë e listës së heronjve për drymën që i jep djalit të tij që të kontribuojë në vendin e tij, ndërsa i biri është në listë sepse, pavarësisht situatës së vështirë në Shqipëri, po merr zanatin e babait dhe ka premtuar se do punojë për Shqipërinë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit