Ndërkohë që Celibashi bën sikur përjashton opozitën, pas kuintave i jep 450 milionë të tjera pa konkurrencë Sokol Topçiut të ilaçeve   

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 14.03.2023, 22:31

Ditën e sotme vazhdoi përsëri loja bajate se gjoja opozita do përjashtohet nga zgjedhjet vendore të majit 2023. Natyrisht siç ndodh shpesh, lojëra të tilla bëhen gjithmonë në kurriz të popullit të gjorë për t’i hedhur hi syve nga vjedhjet që i bëhen.

E në fakt Celibashi pas kuintave po fërkon fort duart pasi i ka ardhur më në fund dita. Këtë periudhë zotëria në fjalë ka dhënë një numër të madh tenderash duke shpërdoruar para pa fund, por për çudi të gjithë në SPAK kanë bërë dhe po bëjnë sikur nuk dinë asgjë.

E natyrisht në këtë mënyrë Celibashi vazhdon të shpërndajë paratë tona nga njëri oligark në tjetrin. Duket se Celibashi ka një dashuri të veçantë me oligarkun e shëndetësisë Sokol Topçiu sa i ka dhënë një tjetër tender pa konkurrencë në vlerë rreth 450 milionë lekë të vjetra.

Nuk bëhet fjalë për ilaçe që do pijë Celibashi për të ardhur në terezi, aspak. Bëhet fjalë për “Blerje kuti votimi dhe kuti të materialeve zgjedhore”. Ky në fakt është edhe objekti i tenderit në fjalë, që mban numrin e referencës REF-61345-03-03-2023.

Tenderi ka një fond limit prej 39,999,000 lekësh të reja pa TVSH ose rreth 480 milionë lekë të vjetra me TVSH. Procedura e ndjekur për të është ashtu siç I pëlqen Celibashit, pra me negocim, pa njoftim.

Natyrisht për konkurrencë as që bëhet fjalë dhe garuese e vetme ka qenë firma Farma Net Albania me ofertë 38,033,000 lekë të reja pa TVSH ose rreth 450 milionë lekë të vjetra me TVSH. Kuptohet se ka qenë tepër e lehtë për firmën e Sokol Topçiut që të shpallet fituese edhe kësaj here me një vlerë që rezulton sa 95% e fondit limit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Shqiptari në Gjermani
    Shqiptari në Gjermani, i cli gjeti në rrugë një portofol dhe vendosi që atë t;ia kthejë të zotit, një shtetas gjerman. Ai filmoi veten e tij me kamerën e makinës gjatë kohës që gjente shtëpinë e shtetasit gjerman. Fatmirësisht e gjeti dhe ia dorëzoi portofolin. Shtetasi gjerman e falënderoi shumë dhe e ‘shpërbleu’ atë me 20 euro.
    Sara nga Tirana
    Kandidatja e dytë është Sara nga Tirana, e cila, nuk zgjidhi të dhurojë para apo rroba për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri, por shprehu gatishmërinë e saj për të birësuar një fëmijë, që ka humbur familjen në rrënojat e asaj lëkundjeje të madhe. Ajo tha për JOQ se po pret momentin kur ta njoftojnë se mund të birësojë një fëmijë në Turqi apo Siri.
    Deoni
    I treti është Deoni i vogël nga Kukësi, i cili na tregoi se nuk ka rëndësi mosha për të pasur një zemër të madhe. Ai dhuroi arkën e tij të kursimeve për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri. Ndoshta ato pak të holla të tij nuk janë asgjë, por mesazhi i tij është shumë më i madh.
    Shoferi i kamionit
    I katërti është shqiptari, shofer kamioni, i cili u nis nga Shkupi më qindra ndihma për të prekurit nga tërmeti në Turqi. Vetëm dy ditë pas tërmetit, ai mblodhi ndihma dhe u nis i vetëm drejt qytetit të shkatërruar nga lëkundjet sizmike.
    Babë e bir nga Kukësi
    Në vendin e pestë, janë babë e bir nga Kukësi. Afrim Cenaj(babai) dërgoi në redaksinë e JOQ Albania foton kur i puthte duart djalit të tij për të mos u larguar nga Shqipëria. Afrimi është pjesë e listës së heronjve për drymën që i jep djalit të tij që të kontribuojë në vendin e tij, ndërsa i biri është në listë sepse, pavarësisht situatës së vështirë në Shqipëri, po merr zanatin e babait dhe ka premtuar se do punojë për Shqipërinë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit