Asgjë e re për autostradën Tetovë – Prizren

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 14.03.2023, 18:54

Autostrada Tetovë-Prizren akoma do të duhet të presë procedurat burokratike derisa të fillojë të realizohet. Edhe pse dy shtetet respektive, Maqedonia e Veriut dhe Kosova, disa herë kanë realizuar edhe takime edhe kanë nënshkruar marrëveshje për ndërtimin e saj, megjithatë hapa konkret ende nuk janë bërë përveç studimit-fizibiliti.

Në këtë drejtim, drejtori i Ndërmarrjes Publike “Rrugët Shtetërore”, Ejup Rustemi tha se ka qenë për vizitë zyrtare në Kosovë, ku është takuar me Ministrin e Transportit dhe Ekologjisë në qeverinë e Kosovës, Liburn Aliu, ku është rënë dakord që të arrihet një marrëveshje mes dy shteteve për ndërtimin e kësaj autostrade.

“Pas përcaktimit të trasesë të rrugës Tetovë-Prizren shpresojmë që këtë vit do të fillojmë dhe do të zgjedhim edhe projektuesin për të projektuar rrugën Tetovë-Prizren,pastaj pasi ta kemi projektin të gjejmë mënyra të financimit sepse është një projekt i përbashkët dhe në bazë të asaj që ekspertët kanë udhëzuar, ku kanë qenë tre propozime, njëri është pranuar ku ka një tunel të përbashkët, prandaj edhe ndërtimi i kësaj rruge do të jetë i përbashkët mes dy shteteve”, tha Ejup Rustemi.

Ndërkaq, Bllagoj Boçvarski, ministër i Transportit dhe Lidhjeve, kohë më parë i pyetur rreth kësaj rruge nuk ka dhënë asnjë afat kohor për fillimin e punëve, por vetëm ka sqaruar procedurat që duhet të ndiqen.

“Nevojitet studim i mirë fizibiliteti, projekte ideore, zgjidhje e trasesë më të përshtatshme, kur them më të përshtatshme kjo do të thotë edhe më e qëlluar edhe financiarisht më e arsyeshme dhe në fund përfundim i dokumenteve të projektit, gjetja e mjeteve financiare dhe më pas shpallje për thirrje. Gjithsesi se në këtë rast kemi edhe një lloj koordinimi, ndërsa kjo për shkak se punohet për rrugë e cila po i lidh dy shtete, të punohet paralelisht dhe bashkërisht, e që do të japë zhvillim për të gjithë rajonin”, tha Bllagoj Boçvarski.

Ndryshe, në trasenë e kësaj autostrade është planifikuar ndërtimi edhe i një tuneli në gjatësi rreth 6.4 kilometra. Kjo autostradë planifikohet të kalojë përmes Malit Sharr dhe ka një gjatësi të përgjithshme prej rreth 45 kilometrave edhe atë 35 kilometra në pjesën e Kosovës dhe 10 kilometra në anën e Maqedonisë së Veriut. Ajo planifikohet të lidhë Prizrenin me Tetovën duke shkurtuar ndjeshëm rrugën sepse aktualisht distanca rrugore mes Tetovës dhe Prizrenit është mbi 100 kilometra,raporton koha.mk.

Disa herë edhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka shprehur interesimin e tij për ndërtimin e autostradës. Ndërtimi i kësaj autostrade është kërkuar me ngulm edhe nga Oda Ekonomike e Maqedonisë së Veriut e cila konsideron se me këtë autostradë do të afrohet qasja e biznesit me portin e Durrësit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Shqiptari në Gjermani
    Shqiptari në Gjermani, i cli gjeti në rrugë një portofol dhe vendosi që atë t;ia kthejë të zotit, një shtetas gjerman. Ai filmoi veten e tij me kamerën e makinës gjatë kohës që gjente shtëpinë e shtetasit gjerman. Fatmirësisht e gjeti dhe ia dorëzoi portofolin. Shtetasi gjerman e falënderoi shumë dhe e ‘shpërbleu’ atë me 20 euro.
    Sara nga Tirana
    Kandidatja e dytë është Sara nga Tirana, e cila, nuk zgjidhi të dhurojë para apo rroba për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri, por shprehu gatishmërinë e saj për të birësuar një fëmijë, që ka humbur familjen në rrënojat e asaj lëkundjeje të madhe. Ajo tha për JOQ se po pret momentin kur ta njoftojnë se mund të birësojë një fëmijë në Turqi apo Siri.
    Deoni
    I treti është Deoni i vogël nga Kukësi, i cili na tregoi se nuk ka rëndësi mosha për të pasur një zemër të madhe. Ai dhuroi arkën e tij të kursimeve për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri. Ndoshta ato pak të holla të tij nuk janë asgjë, por mesazhi i tij është shumë më i madh.
    Shoferi i kamionit
    I katërti është shqiptari, shofer kamioni, i cili u nis nga Shkupi më qindra ndihma për të prekurit nga tërmeti në Turqi. Vetëm dy ditë pas tërmetit, ai mblodhi ndihma dhe u nis i vetëm drejt qytetit të shkatërruar nga lëkundjet sizmike.
    Babë e bir nga Kukësi
    Në vendin e pestë, janë babë e bir nga Kukësi. Afrim Cenaj(babai) dërgoi në redaksinë e JOQ Albania foton kur i puthte duart djalit të tij për të mos u larguar nga Shqipëria. Afrimi është pjesë e listës së heronjve për drymën që i jep djalit të tij që të kontribuojë në vendin e tij, ndërsa i biri është në listë sepse, pavarësisht situatës së vështirë në Shqipëri, po merr zanatin e babait dhe ka premtuar se do punojë për Shqipërinë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit