Deputetët nuk e ndalin luksin,për tre muaj i “gëlltiten” mbi 42 mijë euro

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 14.03.2023, 16:39

Sa pak flasin për kauza të rëndësishme për mirëqenien e qytetarëve. Por kur vie puna tek shpenzimet nuk kursehen fare.

Prej ushqimeve tradicionale e deri tek ato të detit, kanë qenë pjesë e drekave dhe darkave zyrtare të shtruara nga deputetët për tre muajt e fundit të vitit të kaluar. Nga taksat e qytetarëve për dreka e darka duke filluar nga hotele luksoze deri tek restorantet në vend , deputetët kanë shpenzuar vlerën totale 42 mijë e 435 euro.

Raporti i shpenzimeve të Kuvendit tek kategoria e shpenzimeve dreka dhe darka për deputet vë në pah se përveç shpoenzimeve në bufenë e Kuvendit “Shërbimet e bufes” ku janë shpenzuar mbi 8 mijë euro , restorantet që dominojnë në listë normal janë hotelet dhe restorantet më luksoze në vend, “Tifany”, ” Swiss Diamond Hotel “, “Bruni” “Restorant Anes Drinit” e tjera.

Bazuar në raportin gjatë periudhës tetor-dhjetor të vitit 2022 të publikuara nga Kuvendi i Kosovës, dreka më e shtrenjtë që është paguar kapë vlerën 16 mijë e 390 euro , kjo drekë është ngrënë në “Swiss Diamond Hotel”.

Më poshtë është dokumenti me vlerën e shpenzuar per dreka e darka në restorante e hotele.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Shqiptari në Gjermani
    Shqiptari në Gjermani, i cli gjeti në rrugë një portofol dhe vendosi që atë t;ia kthejë të zotit, një shtetas gjerman. Ai filmoi veten e tij me kamerën e makinës gjatë kohës që gjente shtëpinë e shtetasit gjerman. Fatmirësisht e gjeti dhe ia dorëzoi portofolin. Shtetasi gjerman e falënderoi shumë dhe e ‘shpërbleu’ atë me 20 euro.
    Sara nga Tirana
    Kandidatja e dytë është Sara nga Tirana, e cila, nuk zgjidhi të dhurojë para apo rroba për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri, por shprehu gatishmërinë e saj për të birësuar një fëmijë, që ka humbur familjen në rrënojat e asaj lëkundjeje të madhe. Ajo tha për JOQ se po pret momentin kur ta njoftojnë se mund të birësojë një fëmijë në Turqi apo Siri.
    Deoni
    I treti është Deoni i vogël nga Kukësi, i cili na tregoi se nuk ka rëndësi mosha për të pasur një zemër të madhe. Ai dhuroi arkën e tij të kursimeve për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri. Ndoshta ato pak të holla të tij nuk janë asgjë, por mesazhi i tij është shumë më i madh.
    Shoferi i kamionit
    I katërti është shqiptari, shofer kamioni, i cili u nis nga Shkupi më qindra ndihma për të prekurit nga tërmeti në Turqi. Vetëm dy ditë pas tërmetit, ai mblodhi ndihma dhe u nis i vetëm drejt qytetit të shkatërruar nga lëkundjet sizmike.
    Babë e bir nga Kukësi
    Në vendin e pestë, janë babë e bir nga Kukësi. Afrim Cenaj(babai) dërgoi në redaksinë e JOQ Albania foton kur i puthte duart djalit të tij për të mos u larguar nga Shqipëria. Afrimi është pjesë e listës së heronjve për drymën që i jep djalit të tij që të kontribuojë në vendin e tij, ndërsa i biri është në listë sepse, pavarësisht situatës së vështirë në Shqipëri, po merr zanatin e babait dhe ka premtuar se do punojë për Shqipërinë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit