Universiteti i Tetovës me konvikt të ri për studentët

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 14.03.2023, 10:43

Konvikti i ri studentor që po ndërtohet për nevojat e Universitetit të Tetovës pritet të jetë gati për pritjen e studentëve në vitin e ardhshëm akademik, njoftojnë nga Ministria e Arsimit dhe Kulturës.

Punimet e ndërtimit kanë përfunduar plotësisht dhe aktualisht dhomat dhe të gjitha dhomat e tjera po pajisen në faza për të qenë në dispozicion të studentëve që studiojnë ose që do të vendosin të studiojnë në të ardhmen në këtë universitet shtetëror dhe do të kenë nevojë për akomodim.

“Kushte bashkëkohore, standarde evropiane janë synimet të cilat pas një periudhe dinamike pune po i realizon MASH në konviktin studentor të UT-së. Javën e kaluar arritën pajisjet në Konvikt dhe sot bashkë me zëvendës ministrin, Agim Nuhiu, Rektorin e Universitetit të Tetovës, Kushtrim Ahmeti dhe kryetarin e Senatit të UT-së, Vullnet Ameti i inspektuam të njëjtat.

Reklama Bëhet fjalë për pajisje në vlerë prej 35 milion denarë. Mes tjerash konvikti pajisjet me kuzhina dhe aparatet e teknikës së bardhë, shtretër, orendi dhe pajisje tjera të nevojshme për qëndrimin komod të studentëve”, theksoi ministri i Arsimit, Jeton Shaqiri.

Shaqiri tha se ky konvikt mund të pranoi rreth 300 student.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Shqiptari në Gjermani
    Shqiptari në Gjermani, i cli gjeti në rrugë një portofol dhe vendosi që atë t;ia kthejë të zotit, një shtetas gjerman. Ai filmoi veten e tij me kamerën e makinës gjatë kohës që gjente shtëpinë e shtetasit gjerman. Fatmirësisht e gjeti dhe ia dorëzoi portofolin. Shtetasi gjerman e falënderoi shumë dhe e ‘shpërbleu’ atë me 20 euro.
    Sara nga Tirana
    Kandidatja e dytë është Sara nga Tirana, e cila, nuk zgjidhi të dhurojë para apo rroba për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri, por shprehu gatishmërinë e saj për të birësuar një fëmijë, që ka humbur familjen në rrënojat e asaj lëkundjeje të madhe. Ajo tha për JOQ se po pret momentin kur ta njoftojnë se mund të birësojë një fëmijë në Turqi apo Siri.
    Deoni
    I treti është Deoni i vogël nga Kukësi, i cili na tregoi se nuk ka rëndësi mosha për të pasur një zemër të madhe. Ai dhuroi arkën e tij të kursimeve për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri. Ndoshta ato pak të holla të tij nuk janë asgjë, por mesazhi i tij është shumë më i madh.
    Shoferi i kamionit
    I katërti është shqiptari, shofer kamioni, i cili u nis nga Shkupi më qindra ndihma për të prekurit nga tërmeti në Turqi. Vetëm dy ditë pas tërmetit, ai mblodhi ndihma dhe u nis i vetëm drejt qytetit të shkatërruar nga lëkundjet sizmike.
    Babë e bir nga Kukësi
    Në vendin e pestë, janë babë e bir nga Kukësi. Afrim Cenaj(babai) dërgoi në redaksinë e JOQ Albania foton kur i puthte duart djalit të tij për të mos u larguar nga Shqipëria. Afrimi është pjesë e listës së heronjve për drymën që i jep djalit të tij që të kontribuojë në vendin e tij, ndërsa i biri është në listë sepse, pavarësisht situatës së vështirë në Shqipëri, po merr zanatin e babait dhe ka premtuar se do punojë për Shqipërinë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit