Vlora e zhytur në plehra/ Leli i dha 6 MLD Lekë për pastrim, firma “Duka” nuk zbaton kontratën

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 13.03.2023, 21:28

Sezoni veror po afron dhe Vlora si qytet bregdetar mbetet e zhytur në plehra. Mbeturinat nëpër rrugë është tema që ka krijuar debate të ashpra mes kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakut Dritan Leli. Por, përplasjet e tyre janë bërë për interesa politike sepse edhe pas 2 vitesh gjendja në Vlorë mbetet e njëjtë.

Në videon më poshtë shihet qartë se si koshat janë të tejmbushur dhe plehrat janë të përhapura kudo nëpër rrugë, kjo për shkak se firma “Duka” e ngarkuar për këtë përgjegjësi nuk bën si duhet punën e saj.

Një qytetare, banuese në lagjen “24 Maji”, ka denoncuar pranë redaksisë së JOQ Albania gjendjen skandaloze në të cilën ndodhet lagjja nga papastërtia.

Ajo tregon se makina që pastron koshat e mbeturinave nuk ka shkuar prej më shumë se një jave dhe gjendja në lagje është bërë shumë keq. Pasi rrezikon jetën e qytetarëve nga sëmundje të ndryshme.

Përshëndetje, mund ta publikoni pak këtë videon. Ka më shumë 1 javë që makina e plehrave nuk ka ardhur fare. Gjendja në lagjen 24 Maji, Vlorë”, shkruan qytetarja.

Por, në fakt situata e tillë nuk është vetëm në këtë lagje, por në të gjithë qytetin. Edhe pse në fillim të vitit 2020 Bashkia Vlorë ka nënshkruar një kontratë për pastrim me firmën “Duka”, në pronësi të Veis dhe Adhurim Dukës.

Firma “Duka” sipas vendimit të këshillit bashkiak, përfiton çdo vit 2 milion euro për pastrimin e Vlorës, çka do të thotë se qytetarëve vlonjat iu kushton pastrimi 5470 euro në ditë. Dhe kontrata ishte e parashikuar të zgjaste deri në dhjetor të vitit 2022.

Por, pavarësisht se kjo firmë nuk e ka kryer si duhet punën e saj, në janar të vitit 2022 kjo kontratë u rinovua sërish nga këshilli bashkiak i Vlorës. Në vendimin e këshillit thuhet se e drejta për pastrim të qytetit, e firmës “Duka” do të vijonte nga viti 2020 deri në 2025, në rast se landfilli nuk ndërtohet, por kjo kontratë do të rinovohej çdo vit.

Por, sërish Duka nuk e ka respektuar kontratën. Siç është parashikuar edhe në kontratë, “Duka” ka patur për detyrë të depozitojë çdo ditë 140 ton mbeturina në vendin e grumbullimit.

Por, nuk është përmbushur ky kritere. Madje të shumta kanë qenë edhe rastet që koshat e mbeturinave nuk janë pastruar sipas grafikut të përcaktuar në kontratë, dy herë në ditë përgjatë 9 muajve, dhe katër herë në ditë përgjatë sezonit turistik. Kjo situatë vazhdon që nga fillimi i vitit 2022 .

Ndërsa Leli vazhdon të bëjë pis qytetin me tenderët e pastrimit. Kurse qeveria si për çudi hesht dhe nuk e sheh më gjendjen në të cilën ndodhet Vlora.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Shqiptari në Gjermani
    Shqiptari në Gjermani, i cli gjeti në rrugë një portofol dhe vendosi që atë t;ia kthejë të zotit, një shtetas gjerman. Ai filmoi veten e tij me kamerën e makinës gjatë kohës që gjente shtëpinë e shtetasit gjerman. Fatmirësisht e gjeti dhe ia dorëzoi portofolin. Shtetasi gjerman e falënderoi shumë dhe e ‘shpërbleu’ atë me 20 euro.
    Sara nga Tirana
    Kandidatja e dytë është Sara nga Tirana, e cila, nuk zgjidhi të dhurojë para apo rroba për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri, por shprehu gatishmërinë e saj për të birësuar një fëmijë, që ka humbur familjen në rrënojat e asaj lëkundjeje të madhe. Ajo tha për JOQ se po pret momentin kur ta njoftojnë se mund të birësojë një fëmijë në Turqi apo Siri.
    Deoni
    I treti është Deoni i vogël nga Kukësi, i cili na tregoi se nuk ka rëndësi mosha për të pasur një zemër të madhe. Ai dhuroi arkën e tij të kursimeve për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri. Ndoshta ato pak të holla të tij nuk janë asgjë, por mesazhi i tij është shumë më i madh.
    Shoferi i kamionit
    I katërti është shqiptari, shofer kamioni, i cili u nis nga Shkupi më qindra ndihma për të prekurit nga tërmeti në Turqi. Vetëm dy ditë pas tërmetit, ai mblodhi ndihma dhe u nis i vetëm drejt qytetit të shkatërruar nga lëkundjet sizmike.
    Babë e bir nga Kukësi
    Në vendin e pestë, janë babë e bir nga Kukësi. Afrim Cenaj(babai) dërgoi në redaksinë e JOQ Albania foton kur i puthte duart djalit të tij për të mos u larguar nga Shqipëria. Afrimi është pjesë e listës së heronjve për drymën që i jep djalit të tij që të kontribuojë në vendin e tij, ndërsa i biri është në listë sepse, pavarësisht situatës së vështirë në Shqipëri, po merr zanatin e babait dhe ka premtuar se do punojë për Shqipërinë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit