Burri në Mitrovicë tenton ta vras gruan me sëpatë për motive xhelozie, shpëtohet nga fëmijët

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 13.03.2023, 13:08

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të dielën në rrugën “Dibra” në Mitrovicë”, ku një burri dyshohet se ka tentuar ta vras gruan e tij.

Gjithçka dyshohet se ndodhur në orët e pasdites, në shtëpinë e tyre, kur para syve të fëmijëve, i dyshuari A.D., mori një sëpatë dhe tentoi ta godas bashkëshorten e tij.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se gruaja është viktimë e dhunës në familje që një kohë të gjatë, pasi burri i saj në vazhdimësi ka ushtruar dhunë psikike, por deri në këtë pikë nuk kishte eskaluar asnjëherë,sinjali mëson se rasti që ndodhi dje tronditi gruan dhe fëmijët e saj, të cilët e shpëtuan nënën, kur babai i tyre iu vërsul për ta goditur me sëpatë dhe ata ndërhynë, para se të ndodhte diçka më e rëndë për gjithë familjen.

Bazuar në dëshminë e viktimës, të dhënë para hetuesve policorë, motiv i dhunës që ajo po përjeton janë telashet me bashkëshortin, që kanë ardhur si rezultat i xhelozisë së tij, që kaloi në dhunë fizike.

Ajo ka rrëfyer krejt çka ndodhi gjatë ditës së djeshme, por edhe më parë, si dhe kërkoi ndihmë nga Policia. Si rezultat i denoncimit, Policia është aktivizuar dhe ka arrestuar personin e dyshuar, i cili është shoqëruar në stacion policor për intevristim.

Të njëjtat burime thonë se Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor ndaj të dyshuarit dhe inicimin e rastit për veprën penale “Vrasje në tentativë”, ndërsa veprimet e tjera do të ndërmerren brenda afatit ligjor.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Shqiptari në Gjermani
    Shqiptari në Gjermani, i cli gjeti në rrugë një portofol dhe vendosi që atë t;ia kthejë të zotit, një shtetas gjerman. Ai filmoi veten e tij me kamerën e makinës gjatë kohës që gjente shtëpinë e shtetasit gjerman. Fatmirësisht e gjeti dhe ia dorëzoi portofolin. Shtetasi gjerman e falënderoi shumë dhe e ‘shpërbleu’ atë me 20 euro.
    Sara nga Tirana
    Kandidatja e dytë është Sara nga Tirana, e cila, nuk zgjidhi të dhurojë para apo rroba për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri, por shprehu gatishmërinë e saj për të birësuar një fëmijë, që ka humbur familjen në rrënojat e asaj lëkundjeje të madhe. Ajo tha për JOQ se po pret momentin kur ta njoftojnë se mund të birësojë një fëmijë në Turqi apo Siri.
    Deoni
    I treti është Deoni i vogël nga Kukësi, i cili na tregoi se nuk ka rëndësi mosha për të pasur një zemër të madhe. Ai dhuroi arkën e tij të kursimeve për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri. Ndoshta ato pak të holla të tij nuk janë asgjë, por mesazhi i tij është shumë më i madh.
    Shoferi i kamionit
    I katërti është shqiptari, shofer kamioni, i cili u nis nga Shkupi më qindra ndihma për të prekurit nga tërmeti në Turqi. Vetëm dy ditë pas tërmetit, ai mblodhi ndihma dhe u nis i vetëm drejt qytetit të shkatërruar nga lëkundjet sizmike.
    Babë e bir nga Kukësi
    Në vendin e pestë, janë babë e bir nga Kukësi. Afrim Cenaj(babai) dërgoi në redaksinë e JOQ Albania foton kur i puthte duart djalit të tij për të mos u larguar nga Shqipëria. Afrimi është pjesë e listës së heronjve për drymën që i jep djalit të tij që të kontribuojë në vendin e tij, ndërsa i biri është në listë sepse, pavarësisht situatës së vështirë në Shqipëri, po merr zanatin e babait dhe ka premtuar se do punojë për Shqipërinë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit