Vrasja e trefishtë në Deçan, prokuroria: Jemi afër finalizimit të këtij rasti

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 13.03.2023, 08:51

Një mal me paqartësi vazhdojnë ta përcjellin një prej vrasjeve më të rënda në Kosovën e pasluftës, atë të trefishtë në Deçan e cila ndodhi në fund të vitit 2021.

Prokurorja e rastit, Sahide Gashi, i ka thënë se është afër finalizimit të këtij rasti dhe se të gjeturat do t’i bëjnë publike në një konferencë për media, brenda pak javësh. Nga ana tjetër, avokatët e katër të dyshuarve të cilët prej më shumë se një viti po qëndrojnë në paraburgim, thonë se Prokuroria nuk u ka dhënë asnjë informacion.

Prokuroria Themelore e Pejës pretendon se është afër zbulimit të autorit të një prej vrasjeve më të rënda në Kosovën e pasluftës.

Prokurorja Sahide Gashi i ka thënë tv dukagjini përmes telefonit, se janë në fazën finale të mbledhjes së provave për këtë vrasje që ka ndodhur në Deçan në fund të vitit 2021.

“Po jemi në fazë finale. Krejt i kemi mbledhë, të gjitha provat i kemi siguruar, të gjithat provat që i kemi kërkuar i kemi siguruar dhe jemi në fazë finale. Për të gjitha çështjet, do të jeni të informuar me kohë”, ka thënë Sahide Gashi – Prokurore.

Prokuroria ka planifikuar të organizojë brenda pak javësh një konferencë, ku do të prezantohen të gjitha të gjeturat për vrasjen e shoferit Gani Gjokaj dhe nxënësve Ledion Hamzaj e Gentiana Mustafaj.

Mes këtyre provave është edhe ekspertiza zvicerane për një predhë plumbi, e cila ishte gjetur në veturën e njërit prej të dyshuarve.

Në paraburgim, prej më shumë se një muaji po qëndrojnë Halim Mehmetaj dhe djemtë e tij, Malësor, Kastriot dhe Kreshnik Mehmetaj.

Asnjëri nga avokatët e të pandehurve, nuk kanë pranuar të flasin para kamerës.

Megjithatë, avokati Sylë Lokaj, në një përgjigje me shkrim, ka thënë se akoma nuk ka pranuar asnjë informacion nga Prokuroria rreth rastit.

“Përkundër faktit se ka kaluar më tepër se 14 muaj nga dita kur kanë filluar hetimet, e që i mbrojturi im ndodhet në paraburgim, Prokurori i Shtetit nuk na ka dorëzuar asnjë provë, mbi të bazat e të cilave e bazon dyshimin se i mbrojturi im e ka kryer veprën penale për të cilën dyshohet”, ka deklaruar Sylë Lokaj – Avokat i Kreshnik Mehmetaj.

Që nga fillimi, rasti i vrasjes së trefishtë në Deçan, ka qenë një sfidë për organet e drejtësisë.

Deri më tani, janë dëgjuar vetëm dëshmitarët e Prokurorisë dhe gjithçka rreth vazhdimësisë së këtij rasti do të zbulohet pas konferencës së paralajmëruar të Themelores së Pejës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Shqiptari në Gjermani
    Shqiptari në Gjermani, i cli gjeti në rrugë një portofol dhe vendosi që atë t;ia kthejë të zotit, një shtetas gjerman. Ai filmoi veten e tij me kamerën e makinës gjatë kohës që gjente shtëpinë e shtetasit gjerman. Fatmirësisht e gjeti dhe ia dorëzoi portofolin. Shtetasi gjerman e falënderoi shumë dhe e ‘shpërbleu’ atë me 20 euro.
    Sara nga Tirana
    Kandidatja e dytë është Sara nga Tirana, e cila, nuk zgjidhi të dhurojë para apo rroba për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri, por shprehu gatishmërinë e saj për të birësuar një fëmijë, që ka humbur familjen në rrënojat e asaj lëkundjeje të madhe. Ajo tha për JOQ se po pret momentin kur ta njoftojnë se mund të birësojë një fëmijë në Turqi apo Siri.
    Deoni
    I treti është Deoni i vogël nga Kukësi, i cili na tregoi se nuk ka rëndësi mosha për të pasur një zemër të madhe. Ai dhuroi arkën e tij të kursimeve për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri. Ndoshta ato pak të holla të tij nuk janë asgjë, por mesazhi i tij është shumë më i madh.
    Shoferi i kamionit
    I katërti është shqiptari, shofer kamioni, i cili u nis nga Shkupi më qindra ndihma për të prekurit nga tërmeti në Turqi. Vetëm dy ditë pas tërmetit, ai mblodhi ndihma dhe u nis i vetëm drejt qytetit të shkatërruar nga lëkundjet sizmike.
    Babë e bir nga Kukësi
    Në vendin e pestë, janë babë e bir nga Kukësi. Afrim Cenaj(babai) dërgoi në redaksinë e JOQ Albania foton kur i puthte duart djalit të tij për të mos u larguar nga Shqipëria. Afrimi është pjesë e listës së heronjve për drymën që i jep djalit të tij që të kontribuojë në vendin e tij, ndërsa i biri është në listë sepse, pavarësisht situatës së vështirë në Shqipëri, po merr zanatin e babait dhe ka premtuar se do punojë për Shqipërinë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit