Ekskluzive/ Flet dëshmitarja: Audi po bënte gara me një mjet tjetër, bëri 2-3 herë xhiro dhe desh shtypi një grua

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 11.03.2023, 21:54

Një qytetare ka kontaktuar me redaksinë e Joq Albania dhe ka dëshmuar në lidhje me aksidentin e rëndë që ndodhi 2 ditë më parë në rreth rrotullimin pranë TEG. Ajo shprehet se një e afërmja e saj për pak ka përfunduar e shtypur nga automjeti tip Audi.

Sipas saj automjeti ka bërë xhiro 2-3 herë nëpër rrethrrotullim dhe në rrugët dytësore dhe dukej sikur bënte garë me një automjet tjetër. Në një nga këto xhiro, sipas qytetares, audi për pak ka shtypur të afërmen e saj.

Qytetarja shprehet se ndoshta për shkak të kësaj mënyre ecjeje me shpejtësi dhe frenim të menjëhershëm, mund të jenë konsumuar ferrotat dhe nuk ka arritur të frenojë.

Në vijim mesazhi i plotë i mbërritur në redaksinë tonë:

Përshëndetje Joq! Doja te mbetesha anonim, por kemi njerez te shpis qe jetojn ne ate zone dhe me ka thene qe audi ka bere dy tre her xhiro lart e posht neper rrotullime neper dytsore sa per pak ka shtypur dhe nje zonje. Dukej sikur bente gare dhe me nje makine tjeter se te dy iknin shpjet dhe xhiron e fundit e ka ber ne ate rrug kur i dha fundin fatal… I bie qe me aq xhiro me shpejtesi qe ka bere i ka shkri ferrotat fare freno jep gaz freno dhe kur ka bere xhiro e funit aq besim ka pas ne ate makine sa me aq distanc ka besu se po frenon po qe jo.. Nuk e di, me vjen shum keq per familjaret ngushëllime, eshte shume e trishte. Ndonjehere e kuptojme rinine por ka disa limite cdo gje sepse ja përfundimi, mjere nenat e tyre dhe po te lutem postoje si post. Flm.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Shqiptari në Gjermani
    Shqiptari në Gjermani, i cli gjeti në rrugë një portofol dhe vendosi që atë t;ia kthejë të zotit, një shtetas gjerman. Ai filmoi veten e tij me kamerën e makinës gjatë kohës që gjente shtëpinë e shtetasit gjerman. Fatmirësisht e gjeti dhe ia dorëzoi portofolin. Shtetasi gjerman e falënderoi shumë dhe e ‘shpërbleu’ atë me 20 euro.
    Sara nga Tirana
    Kandidatja e dytë është Sara nga Tirana, e cila, nuk zgjidhi të dhurojë para apo rroba për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri, por shprehu gatishmërinë e saj për të birësuar një fëmijë, që ka humbur familjen në rrënojat e asaj lëkundjeje të madhe. Ajo tha për JOQ se po pret momentin kur ta njoftojnë se mund të birësojë një fëmijë në Turqi apo Siri.
    Deoni
    I treti është Deoni i vogël nga Kukësi, i cili na tregoi se nuk ka rëndësi mosha për të pasur një zemër të madhe. Ai dhuroi arkën e tij të kursimeve për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri. Ndoshta ato pak të holla të tij nuk janë asgjë, por mesazhi i tij është shumë më i madh.
    Shoferi i kamionit
    I katërti është shqiptari, shofer kamioni, i cili u nis nga Shkupi më qindra ndihma për të prekurit nga tërmeti në Turqi. Vetëm dy ditë pas tërmetit, ai mblodhi ndihma dhe u nis i vetëm drejt qytetit të shkatërruar nga lëkundjet sizmike.
    Babë e bir nga Kukësi
    Në vendin e pestë, janë babë e bir nga Kukësi. Afrim Cenaj(babai) dërgoi në redaksinë e JOQ Albania foton kur i puthte duart djalit të tij për të mos u larguar nga Shqipëria. Afrimi është pjesë e listës së heronjve për drymën që i jep djalit të tij që të kontribuojë në vendin e tij, ndërsa i biri është në listë sepse, pavarësisht situatës së vështirë në Shqipëri, po merr zanatin e babait dhe ka premtuar se do punojë për Shqipërinë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit