Gjysma e popullsisë në Maqedoni janë duhanpirës

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 11.03.2023, 19:08

Në Maqedoninë e Veriut thuajse gjysma e popullatës janë duhanpirës. Varësinë ndaj duhanit e ndihmon fakti që vendi ka duhanin më të lirë jo vetëm në rajon, por edhe në Evropë. Nga ana tjetër edhe pse gjobat kundër duhanpirjes në hapësira të mbyllura janë të larta, në shumicën e kafeneve këtu në Maqedoninë e Veriut është vështirë të qëndrohet për një kohë të gjatë për shkak të tymit

Duhanit sherrin nuk ia shohin vetëm duhanpirësit, por edhe një pjesë e madhe e qytetarëve që qëndrojnë në hapësira të mbyllura ku pihet duhani. Sipas pulmologut Sead Zejnel, kjo kategori është thuajse po aq e rrezikuar për të zhvilluar sëmundje të ndryshme, sa dhe vet duhanpirësit aktiv.

“Për ata persona që qëndrojnë në ato ambiente ku përdoret duhani dhe nuk janë duhanpirës, rreziku i tyre për zhvillimin e sëmundjeve kronike respiratorë, zhvillim të kancerit të mushkërive dhe sëmundje të ndryshme kardiovaskulare siç është bllokimi i arterieve të zemrës dhe sulmi në tru është gjithashtu i shtuar”, tha Sead Zeynel, mjek pulmolog.

Më të rrezikuar nga kjo dukuri sipas mjekut Zeynel janë gratë shtatzëna dhe fëmijët. Shtoi se deri te ata mund të paraqiten një sërë sëmundjesh.

“Qëndrimi në ambiente ku ka duhan të dorës së dytë siç quhet gjithashtu ndikon edhe te shëndeti riprodhues i grave, ndikon shumë edhe në peshën e ulët te të sapolindurit. Te fëmijët gjithashtu është rreziku i madh kur qëndrojnë në ambiente ku pihet duhani, më së shpeshti ndikon në rrezikun e shtuar për zhvillimin e infeksioneve të rrugëve të frymëmarrjes siç është bronkiti akut, pneumonitë, zhvillimi/paraqitja e astmës dhe gjithashtu te fëmijët tymi i duhanit i dorës së dytë, ndikon në ngadalësimin e zhvillimit të mushkërive”, shtoi për Alsat M doktori.

Nga Inspektorati i Tregut një muaj më herët informuan se në afat prej pesë ditësh kishin shqiptuar 56 gjoba për duhanpirje në hapësira të mbyllura. Por as këto fakte e as ligji për mbrojtje nga pirja e duhanit nuk arrin të prishë terezinë e qytetarëve edhe aty ku është e ndaluar.

Në përputhje me ligjin, pirja e duhanit është e lejuar vetëm jashtë objekteve, përkatësisht në tarraca, por afaristët kanë gjetur mënyra për të manipuluar me zbrazëtirat ligjore, përkatësisht ata i mbulojnë tarracat me xhama apo materiale të tjera. Gjobat për shkelësit e ligjit janë nga dy mijë deri në katër mijë euro për personin juridik ndërkaq për personat fizik nga 100 deri në 300 euro.

Maqedonia e Veriut është lider në Evropë për harxhimin e parave për duhan. Hulumtimet tregojnë se 48,4 për qind e qytetarëve janë duhanpirës ndërsa çmimi mesatar i një kutie të duhanit në Maqedoninë e Veriut është 1,7 euro, kurse në rajon 2,1 euro ndërsa në nivel evropian 4,9 euro. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, çdo vit më shumë se 8 milion njerëz humbin jetën për shkak të duhanpirjes.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Shqiptari në Gjermani
    Shqiptari në Gjermani, i cli gjeti në rrugë një portofol dhe vendosi që atë t;ia kthejë të zotit, një shtetas gjerman. Ai filmoi veten e tij me kamerën e makinës gjatë kohës që gjente shtëpinë e shtetasit gjerman. Fatmirësisht e gjeti dhe ia dorëzoi portofolin. Shtetasi gjerman e falënderoi shumë dhe e ‘shpërbleu’ atë me 20 euro.
    Sara nga Tirana
    Kandidatja e dytë është Sara nga Tirana, e cila, nuk zgjidhi të dhurojë para apo rroba për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri, por shprehu gatishmërinë e saj për të birësuar një fëmijë, që ka humbur familjen në rrënojat e asaj lëkundjeje të madhe. Ajo tha për JOQ se po pret momentin kur ta njoftojnë se mund të birësojë një fëmijë në Turqi apo Siri.
    Deoni
    I treti është Deoni i vogël nga Kukësi, i cili na tregoi se nuk ka rëndësi mosha për të pasur një zemër të madhe. Ai dhuroi arkën e tij të kursimeve për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri. Ndoshta ato pak të holla të tij nuk janë asgjë, por mesazhi i tij është shumë më i madh.
    Shoferi i kamionit
    I katërti është shqiptari, shofer kamioni, i cili u nis nga Shkupi më qindra ndihma për të prekurit nga tërmeti në Turqi. Vetëm dy ditë pas tërmetit, ai mblodhi ndihma dhe u nis i vetëm drejt qytetit të shkatërruar nga lëkundjet sizmike.
    Babë e bir nga Kukësi
    Në vendin e pestë, janë babë e bir nga Kukësi. Afrim Cenaj(babai) dërgoi në redaksinë e JOQ Albania foton kur i puthte duart djalit të tij për të mos u larguar nga Shqipëria. Afrimi është pjesë e listës së heronjve për drymën që i jep djalit të tij që të kontribuojë në vendin e tij, ndërsa i biri është në listë sepse, pavarësisht situatës së vështirë në Shqipëri, po merr zanatin e babait dhe ka premtuar se do punojë për Shqipërinë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit