Lirohen dhe ngrijnë çmimet e makaronave dhe qumështit

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 09.03.2023, 16:35

Prej nesër do të lirohen dhe do të ngrijnë çmimet e makaronave dhe bulmetit, paralajmëroi ministri i ekonomisë Kreshnik Bekteshi pas analizave të bëra paraprakisht për këtë hap dhe pas bisedimeve me importuesit dhe prodhuesit të cilëve u dha afat deri nesër që vetë t’i ulin çmimet. Bekteshi paralajmëroi se edhe në periudhën në vijim do të vazhdojnë analizat që të shihet nëse mund të ulen çmimet edhe të produkteve të tjera.

“Qytetarët të mos shqetësohen, çmimet do të ulen, jo vetëm të këtyre produkteve, ne do të vazhdojmë me analizat për të gjitha produktet për të parë se ku ka përfitim apo marzhë më të lartë krahasuar me marzhat e rregullta, që do të thotë se mbi 10% do të lirohen makaronat, për bulmetin do të shohim nesër, për shkak se po e shoh se edhe vetë ata i ulin çmimet. I thërras që deri nesër të veprojnë ashtu siç vepruan tashmë disa kompani”, tha Kreshnik Bekteshi, ministër i Ekonomisë.

Sa i përket padisë së paralajmëruar penale nga industria e furrave, Bekteshi me ironi pyeti se me çfarë ka të bëjë padia, nëse me vendimin e qeverisë ose se furrat punojnë kundër dispozitave ligjore.

“Do të na padisin për vendimin ose për shkak se kanë bërë shkelje sipas ligjit për…. Pra, unë prisja, të jem i sinqertë, dy padi penale nga Shoqata e mullinjve. Një padi për shkak se u dënuan dhe tani të ankohen. E dyta, vetëm për ta maskuar atë që e bënë, kështu që le të na padisin lirisht, unë po i thërras që të padisin”, deklaroi Kreshnik Bekteshi, ministër i Ekonomisë.

Pas vendimit të Qeverisë për ngrirjen e çmimit të bukës në 33 denarë, bukëpjekësit reaguan se hapi është jokushtetues dhe se humbja e tyre deri më 31 maj do të arrijë mbi 4,5 milionë euro. Paralajmëruan se betejën do ta vazhdojnë në gjykatë ku do të kërkojnë dëmshpërblim për dëmin.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Shqiptari në Gjermani
    Shqiptari në Gjermani, i cli gjeti në rrugë një portofol dhe vendosi që atë t;ia kthejë të zotit, një shtetas gjerman. Ai filmoi veten e tij me kamerën e makinës gjatë kohës që gjente shtëpinë e shtetasit gjerman. Fatmirësisht e gjeti dhe ia dorëzoi portofolin. Shtetasi gjerman e falënderoi shumë dhe e ‘shpërbleu’ atë me 20 euro.
    Sara nga Tirana
    Kandidatja e dytë është Sara nga Tirana, e cila, nuk zgjidhi të dhurojë para apo rroba për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri, por shprehu gatishmërinë e saj për të birësuar një fëmijë, që ka humbur familjen në rrënojat e asaj lëkundjeje të madhe. Ajo tha për JOQ se po pret momentin kur ta njoftojnë se mund të birësojë një fëmijë në Turqi apo Siri.
    Deoni
    I treti është Deoni i vogël nga Kukësi, i cili na tregoi se nuk ka rëndësi mosha për të pasur një zemër të madhe. Ai dhuroi arkën e tij të kursimeve për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri. Ndoshta ato pak të holla të tij nuk janë asgjë, por mesazhi i tij është shumë më i madh.
    Shoferi i kamionit
    I katërti është shqiptari, shofer kamioni, i cili u nis nga Shkupi më qindra ndihma për të prekurit nga tërmeti në Turqi. Vetëm dy ditë pas tërmetit, ai mblodhi ndihma dhe u nis i vetëm drejt qytetit të shkatërruar nga lëkundjet sizmike.
    Babë e bir nga Kukësi
    Në vendin e pestë, janë babë e bir nga Kukësi. Afrim Cenaj(babai) dërgoi në redaksinë e JOQ Albania foton kur i puthte duart djalit të tij për të mos u larguar nga Shqipëria. Afrimi është pjesë e listës së heronjve për drymën që i jep djalit të tij që të kontribuojë në vendin e tij, ndërsa i biri është në listë sepse, pavarësisht situatës së vështirë në Shqipëri, po merr zanatin e babait dhe ka premtuar se do punojë për Shqipërinë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit