Në shkollat fillore dhe të mesme të komunës Dibër, tre lëndë të gjuhëve të huaja

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 08.03.2023, 11:36

Në shkollat fillore dhe të mesme të komunës Dibër aktualisht si lëndë të gjuhëve të huaja mësohen anglishtja, gjermanishtja dhe frëngjishtja. Gjuha angleze është shumë e preferuar e cila është në programin e shkollave, kurse gjermanishtja dhe frëngjishtja janë gjuhë përzgjedhëse. Nëse bëhet një krahasim me vite më parë, aktualisht sipas nxënësve orientimi kryesor është të mësohet gjuha angleze.

Pikërisht për këtë përcaktim tani mëse dy dekada edhe drejtoritë e shkollave në programet e tyre një vëmendje të veçantë i kushtojnë gjuhës angleze. Por, duhet theksuar faktin se viteve të fundit shtohet edhe interesimi për mësimin e gjuhës gjermane. Kjo e fundit drejtpërdrejt është e lidhur edhe me migrimet që bëjnë të rinjtë dibran drejt Gjermanisë për të punuar.

Në tre shkollat fillore në komunën e Dibrës dhe në shkollën e mesme të vetme “28 nëntori”, mësohen gjuha angleze, gjermane dhe gjuha frënge,raporton koha.mk, drejtori shkollës fillore më të madhe në Dibër “Penestia”, Ajet Mullarexha na informoi se përveç gjuhës angleze mësohet edhe gjuha frënge. Mullarexha thotë se nxënësit më shumë janë të interesuar për mësimin e gjuhës angleze. Por, në këtë shkollë ku mësimi realizohet në gjuhën shqipe dhe maqedonase, si gjuhën e dytë të jashtme është edhe gjuha frënge.

Në shkollën “Said Najdeni”, në Dibër ku mësimi mbahet vetëm në gjuhën shqipe, përveç gjuhës kryesore- anglishtes, në programin shkollor janë edhe gjuhët gjermane dhe frënge. Drejtori i shkollës Burim Kaziu thotë se prezenca e gjuhëve të jashtme është në përputhje me kërkesat të programeve shkollore por edhe dëshirave të nxënësve dhe prindërve.

Në shkollën fillore në fshatin Kosovrast i Poshtëm “Riste Ristevski”, drejtori Shania Ajrovski informoi se përveç gjuhës angleze mësohet edhe gjuha gjermane. Sipas tij në këtë shkollë ku mësimi zhvillohet në gjuhën maqedonase kohëve të fundit ka një interes të theksuar për gjuhën gjermane.

Në shkollën të vetme të mesme në Dibër “28 Nëntori”, sipas drejtorit Ramadan Imeri përveç gjuhës angleze ka edhe dy gjuhë të tjera përzgjedhëse. Janë gjuha gjermane dhe ajo franceze. Edhe drejtori Imeri potencon se interesimi për gjuhën gjermane është në rritje por shton se dominate është gjuha angleze.

Në bisedat që realizuam me përfaqësues e shkollave u informuam se nxënësit në pjesën dërmuese të tyre me një interes të veçantë ndjekin dhe mësojnë gjuhën angleze. Ata thonë se gjuha angleze është gjuha botërore e cila hap dyert shumë shpejt për punësim. Por, të njëjtat burime potencojnë se rritja e interesit për të mësuar gjuhën gjermane ka të bëjë drejtpërdrejt me interesimin të të rinjve për të migruar në Gjermani ku sipas tyre gjendet shumë lehtë punë.

Sa i takon gjuhës frënge ajo është prezent në shkollat dhe ka një përkrahje në kontinuitet nga Ambasada franceze e cila organizon edhe ditët të frankofonisë. Kur jemi tek ndikimi i mësimit të gjuhëve të potencojmë se në komunën rurale Qendër Zhupë përveç anglishtes, mësohet edhe gjuha italiane. Kjo ka të bëj me respektimin e kërkesave të prindërve dhe nxënësve meqë pjesa dërmuese e popullatës punon dhe jeton në Itali.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Shqiptari në Gjermani
    Shqiptari në Gjermani, i cli gjeti në rrugë një portofol dhe vendosi që atë t;ia kthejë të zotit, një shtetas gjerman. Ai filmoi veten e tij me kamerën e makinës gjatë kohës që gjente shtëpinë e shtetasit gjerman. Fatmirësisht e gjeti dhe ia dorëzoi portofolin. Shtetasi gjerman e falënderoi shumë dhe e ‘shpërbleu’ atë me 20 euro.
    Sara nga Tirana
    Kandidatja e dytë është Sara nga Tirana, e cila, nuk zgjidhi të dhurojë para apo rroba për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri, por shprehu gatishmërinë e saj për të birësuar një fëmijë, që ka humbur familjen në rrënojat e asaj lëkundjeje të madhe. Ajo tha për JOQ se po pret momentin kur ta njoftojnë se mund të birësojë një fëmijë në Turqi apo Siri.
    Deoni
    I treti është Deoni i vogël nga Kukësi, i cili na tregoi se nuk ka rëndësi mosha për të pasur një zemër të madhe. Ai dhuroi arkën e tij të kursimeve për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri. Ndoshta ato pak të holla të tij nuk janë asgjë, por mesazhi i tij është shumë më i madh.
    Shoferi i kamionit
    I katërti është shqiptari, shofer kamioni, i cili u nis nga Shkupi më qindra ndihma për të prekurit nga tërmeti në Turqi. Vetëm dy ditë pas tërmetit, ai mblodhi ndihma dhe u nis i vetëm drejt qytetit të shkatërruar nga lëkundjet sizmike.
    Babë e bir nga Kukësi
    Në vendin e pestë, janë babë e bir nga Kukësi. Afrim Cenaj(babai) dërgoi në redaksinë e JOQ Albania foton kur i puthte duart djalit të tij për të mos u larguar nga Shqipëria. Afrimi është pjesë e listës së heronjve për drymën që i jep djalit të tij që të kontribuojë në vendin e tij, ndërsa i biri është në listë sepse, pavarësisht situatës së vështirë në Shqipëri, po merr zanatin e babait dhe ka premtuar se do punojë për Shqipërinë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit