Manastirliu i jep 800 MILIONË Lekë oligarkut Nikolin Jaka për 10 gram djathë

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 07.03.2023, 19:04

Miliarda lekë tendera hidhen çdo vit në sektorin e shëndetësisë me qëllim përmirësimin e instrastukturës së institucioneve shtetërore, medikamenteve mjekësore, sërvirjes së ushqimeve për të sëmurët, mirëmbajtjes së ashensorëve apo edhe shumë procedura të tjera prokurimi publike me objekte tenderimi nga më të padëgjuarat.

JOQ ALBANIA ka marrë një mision të vështirë në investigimin dhe denoncimin e tenderave korruptivë, përfituesve të tyre e manovrave klienteliste që shteti në bashkëpunim me oligarkët, konkretisht të fushës së shëndetësisë, aplikojnë për të përvetësuar taksat publike.

Dhjetra denoncime mbushin redaksinë e JOQ Albania çdo ditë me fakte e prova se si titullarët e institucioneve shtetërore në bashkëpunim me biznesmenët e bërë miliarderë nga shëndetësia shqiptare vjedhin paratë e popullit të varfër shqiptar, të cilët sapo përplasen në hall në dyert e shëndetësisë shqiptare përballen me mjerimin vetë.

Ditën e sotme një nënë e një fëmije të sëmurë tek Infektivi i Vlorës ka treguar mëngjesin e vogëlushëve të sëmurë në këtë spital. Ata ushqehen me një fetë buke me 10 gram gjalpë e djathë, një lugë reçel e një gjyme gotë me qumësht.

Prindi i fëmijës së shtruar denoncon:

“Psh Joq ky esht mengjesi i femijve te semur me te vjella dhe temperatur ju japin recel gjalp e djath te bardh te infektivi i vlores”

JOQ ALBANIA ka invesiguar tenderin e për këtë shërbim të dhënë nga titullarja e Spitalit të Vlorës Brunilda Mersini.

BRUNILDA MERSINI

Tenderi për shërbimin e gatimit dhe shpërndarjes që ushqimit për spitalin i është dhënë në vitin 2020, komoanisë Sori-Al të Nikolin Jakës, i cili po ashtu ka në pronësi kompaninë e bulmetit Zepa Natyral. Marrëveshja kuadër mes Mersinit dhe Jakës ka një kohëzgjatje 4-vjeçare deri në vitin 2024.

NIKOLIN JAKA

Tenderi është klasifikuar me “Flamur të Kuq” për skualifikim të të gjithë operatorëve konkurrues veç fituesit. Operatorët e tjerë konkurrues kanë patur ankesa për shpalljen e Jakës fitues dhe janë ankuar në KPP për faktin se janë skualifikuar për kritere specifike të formuluara nga ky spital për të shpallur Jakën fitues.

Duket se drejtorit të kompanisë së bulmetit që dyndet në tendera në emër të gruas Alma Tafanit, “i shkon shtrenjtë” dhe ua jep me gramaturë djathin e gjalpin fëmijëve të sëmurë pavarësisht se është shërbim për të cilin është paguar nga taksat e popullit.

JOQ ka hulumtuar më tej në specifikat e këtij tenderi për dietën ditore të pacientëve të vegjël tek Pediatria. Rezulton se marrëveshja e Spitalit të Vlorës me Jakën është për dy lloje dietash: Për të miturit me sëmundje virale dhe dietë normale pediatrike.

Nëse ndalemi tek të dyja këto dieta, tek ajo e sëmundjeve virale buka nuk përfshihet fare ndërsa tek ajo normalja përfshihet vetëm 100 gram bukë. Oligaku ynë e ka llogaritur 1 fetë bukë.

Biskotat të cilat janë produkt ushqimor që duhet të përfshihen në vaktin e mëngjesit nuk gjenden në vaktin e mëngjesit, por janë zëvendësuar me një lugë reçel. Sa i përket djathit ose gjizës është përllogaritur në 30-70 gram.

Mbi 800 Milionë Lekë nga taksat publike për një fetë bukë me një lugë reçel, 10 gram djathë e gjalpë? Është ky zbatimi i standardeve në tenderimet publike të cilat nuk kontrollohen nga asnjë autoritet publik për zbatimin e kushteve të kontratës?!

E vetmja herë kur zbulohen publikisht korrupsionet e fushës janë raportet e KLSH të cilat as ato nuk merren parasysh nga SPAK. Deri atëherë, Jaka do na servirë gjysmë gote qumësht pluhur e 10 gr djathë me niseshte për 800 MLN LEKË.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Shqiptari në Gjermani
    Shqiptari në Gjermani, i cli gjeti në rrugë një portofol dhe vendosi që atë t;ia kthejë të zotit, një shtetas gjerman. Ai filmoi veten e tij me kamerën e makinës gjatë kohës që gjente shtëpinë e shtetasit gjerman. Fatmirësisht e gjeti dhe ia dorëzoi portofolin. Shtetasi gjerman e falënderoi shumë dhe e ‘shpërbleu’ atë me 20 euro.
    Sara nga Tirana
    Kandidatja e dytë është Sara nga Tirana, e cila, nuk zgjidhi të dhurojë para apo rroba për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri, por shprehu gatishmërinë e saj për të birësuar një fëmijë, që ka humbur familjen në rrënojat e asaj lëkundjeje të madhe. Ajo tha për JOQ se po pret momentin kur ta njoftojnë se mund të birësojë një fëmijë në Turqi apo Siri.
    Deoni
    I treti është Deoni i vogël nga Kukësi, i cili na tregoi se nuk ka rëndësi mosha për të pasur një zemër të madhe. Ai dhuroi arkën e tij të kursimeve për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri. Ndoshta ato pak të holla të tij nuk janë asgjë, por mesazhi i tij është shumë më i madh.
    Shoferi i kamionit
    I katërti është shqiptari, shofer kamioni, i cili u nis nga Shkupi më qindra ndihma për të prekurit nga tërmeti në Turqi. Vetëm dy ditë pas tërmetit, ai mblodhi ndihma dhe u nis i vetëm drejt qytetit të shkatërruar nga lëkundjet sizmike.
    Babë e bir nga Kukësi
    Në vendin e pestë, janë babë e bir nga Kukësi. Afrim Cenaj(babai) dërgoi në redaksinë e JOQ Albania foton kur i puthte duart djalit të tij për të mos u larguar nga Shqipëria. Afrimi është pjesë e listës së heronjve për drymën që i jep djalit të tij që të kontribuojë në vendin e tij, ndërsa i biri është në listë sepse, pavarësisht situatës së vështirë në Shqipëri, po merr zanatin e babait dhe ka premtuar se do punojë për Shqipërinë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit