Manastirliu monopol me 4 oligarkë/ Lufi, Kadareja, Fora e Hoxha MILIARDA LEKË nga taksat e shqiptarëve

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 07.03.2023, 17:21

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, nuk iu ndahet tenderëve “Red Flag” dhe abuzimet me biznesmenë që kanë përfituar nga fondet e Shëndetësisë.

Tenderin më të fundit, ajo ia ka dhënë Skënder Lufit dhe Artur Kadaresë. Ndërsa pak ditë më parë JOQ Albania denoncoi kontratat me vlerë 300 milionë lekë, ku një pjesë të mirë të këtij “thesi parash” e morën katër oligarkët e Shëndetësisë Lufi, Kadareja, Hervin Fora dhe Engjëll Hoxha.

View this post on Instagram

A post shared by JOQ Albania (@joqalbania)

Këtë radhë fjalë për tenderin me objekt “Blerje materiale mjekimi te përgjithshme për nevoja të Spitalit Rajonal Vlorë” me fond limit 345 milionë lekë. Sapo është regjistruar në SPE tenderi ka marrë menjëherë flamurin e kuq për mungesë konkurrence.

Në dokumentet e publikuara evidentojmë se për këtë kontratë nuk ka oferta të tjera, veç asaj të paraqitur nga biznesmenët, përmes bashkimit të kompanive të tyre Montal shpk & Biometric shpk”.

Ata kanë paraqitur ofertën me vlerë 342 milionë lekë. Të cilën e fituan pa u lodhur. Ligji kërkon që në mungesë të konkurrencës procedurat të pezullohen, por Manastirliu ka zgjedhur t’ua falë dy miqve të saj.

Gjithashtu, vëmë re oferta e tyre ka qenë sa 98% e fondit limit, çka përbën një tjetër risk për këtë projekt. Kështu, me mungesë konkurrence dhe me ofertë të shtrenjtë drejtoresha e Spitalit, Brunilda Mersini ka gostitur Lufin dhe Kadarenë.

Kjo është vetëm për lotin e parë. Ndërkohë edhe Loti i dytë ka marrë “Red Flag”.

Loti II ka objekt “Blerje materiale mjekimi konsumi dhe kirurgjikale për nevoja të Spitalit Rajonal Vlorë” dhe një fond limit 35 589 422 lekë pa TVSH. Ky tender është fituar nga EUROMED shpk, në pronësi të Hervin Forës dhe Engjëll Hoxha.

Këtu evidentohet shkelja me këtë tender!

Sepse ka një fond limit shumë të lartë për shërbimin që do të kryhet në këtë sektor. Është e qartë se kjo kosto marramendëse për fondet publike në këtë projekt ka ardhur për shkak të mungesës së theksuar të konkurrencës.

EUROMED shpk ka fituar kontratën pa zhvilluar një garë të mirëfilltë, duke qenë se ishte i vetmi ofertues.

Duke marrë në konsideratë edhe kontratat e denoncuara pak kohë më parë, shohim që Manastirliu ka krijuar një monopol në tregun e prokurimeve me këto 3 biznesmenë dhe gjithmonë i ndan kontratat mes tyre.

Abuzimet vazhdojnë në prag zgjedhjesh, ndërsa KPP dhe SPAK vazhdojnë gjumin letargjik.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Shqiptari në Gjermani
    Shqiptari në Gjermani, i cli gjeti në rrugë një portofol dhe vendosi që atë t;ia kthejë të zotit, një shtetas gjerman. Ai filmoi veten e tij me kamerën e makinës gjatë kohës që gjente shtëpinë e shtetasit gjerman. Fatmirësisht e gjeti dhe ia dorëzoi portofolin. Shtetasi gjerman e falënderoi shumë dhe e ‘shpërbleu’ atë me 20 euro.
    Sara nga Tirana
    Kandidatja e dytë është Sara nga Tirana, e cila, nuk zgjidhi të dhurojë para apo rroba për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri, por shprehu gatishmërinë e saj për të birësuar një fëmijë, që ka humbur familjen në rrënojat e asaj lëkundjeje të madhe. Ajo tha për JOQ se po pret momentin kur ta njoftojnë se mund të birësojë një fëmijë në Turqi apo Siri.
    Deoni
    I treti është Deoni i vogël nga Kukësi, i cili na tregoi se nuk ka rëndësi mosha për të pasur një zemër të madhe. Ai dhuroi arkën e tij të kursimeve për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri. Ndoshta ato pak të holla të tij nuk janë asgjë, por mesazhi i tij është shumë më i madh.
    Shoferi i kamionit
    I katërti është shqiptari, shofer kamioni, i cili u nis nga Shkupi më qindra ndihma për të prekurit nga tërmeti në Turqi. Vetëm dy ditë pas tërmetit, ai mblodhi ndihma dhe u nis i vetëm drejt qytetit të shkatërruar nga lëkundjet sizmike.
    Babë e bir nga Kukësi
    Në vendin e pestë, janë babë e bir nga Kukësi. Afrim Cenaj(babai) dërgoi në redaksinë e JOQ Albania foton kur i puthte duart djalit të tij për të mos u larguar nga Shqipëria. Afrimi është pjesë e listës së heronjve për drymën që i jep djalit të tij që të kontribuojë në vendin e tij, ndërsa i biri është në listë sepse, pavarësisht situatës së vështirë në Shqipëri, po merr zanatin e babait dhe ka premtuar se do punojë për Shqipërinë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit