Manastirliu 300 MILION LEKË pazar me 4 oligarkët e shëndetësisë

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 02.03.2023, 15:24

300 milionë lekë në një ditë iu ka xhiruar në arkat e tyre ministrja Manastirliu oligarkëve të shëndetësisë. Firmat “MONTAL sh.p.k”, “BIOMETRIC ALBANIA”, “O.E.S Distrimed” dhe “Euromed sh.p.k”. Këto firma janë të njohura për miliardat që gllabërojnë nga tenderat pa garë të Manastirliut, si dhe për pronarët e tyre oligarkë famëkeqë.

Bëhet fjalë për dy tendera përmes të cilëve Manastirliu do të blejë materiale mjekimi, kur në fakt thjesht sa po shpërdoron fondet e sektorit që drejton. Konkretisht, bëhet fjalë për “Blerje materiale mjekimi te përgjithshme për nevoja te Spitali Obstetrik – Gjinekologjik “Koço Gliozheni”, tender i mbyllur më datë 28 shkurt.

Loti 1 ka si fond limit vlerën 146 milionë lekë. Por, është bërë zakon tashmë nga ministresha kontrata është firmosur direkt pa u zhvilluar garë fare.

Vetëm bashkimi i operatorëve MONTAL sh.p.k & BIMOETRIC ALBANIA sh.p.k, kanë paraqitur ofertë me vlerë 145 milionë lekë. Dhe pa ndjekur rregullat që i dikton ligji, Manastirliu i ka shpallur fitues, në mungesë të konkurrencës.

Nuk kishte si të ndodhte ndryshe pasi në lojë ishin dy oligarkët Skënder Lufi i “Montal shpk” dhe Artur Kadareja i “Biometric Albania”. Lufi njihet mjaft mirë në përftimin e kontratave të Shëndetësisë, sidomos për miliardat që merr vetëm për pajisjen me skanera të spitaleve dhe mirëmbajtjen e tyre. Kujtojmë këtu si një nga vjedhjet më të hapura blerja dhe mirëmbajtja e skanerit me vlerë 1.17 milionë euro pa TVSH, në gusht 2020.

Po, në të njëjtën ditë Ogerta ka firmosur edhe një tjetër kontratë për oligarkët Engjëll Hoxha, Hervin Fora dhe Orjada Jaho, Ermal Rizaj. Ata kanë marrë pjesë në garën për lotin 2 të tenderit me objekt“Blerje materiale mjekimi te pergjithshme per nevoja te Spitali Obstetrik – Gjinekologjik “Koço Gliozheni”.

Për këtë tender është vendosur fondi me vlerë 154 milionë lekë dhe u fitua nga oferta më të njëjtën vlerë. Çka përbën shkelje të ligjit “Për Prokurimet Publike”. Por, nuk mbaron këtu. Katër oligarkët kanë “konkurruar” me firmat e tyre Euromed sh.p.k & O.E.S Distrimed, si bashkim operatorësh.

Në fakt nuk kanë konkurruar fare, pas Manastirliu ua ka firmosur edhe atyre kontratën pa garë fare, duke shtuar kështu tenderin e dytë në listë brenda një ditë në thyerje të ligjit. Nuk është më e habitshme se ku shkojnë fondet e Shëndetësisë, kjo është pikërisht arsyeja që nuk mund të kemi shëndetësi falas.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Shqiptari në Gjermani
    Shqiptari në Gjermani, i cli gjeti në rrugë një portofol dhe vendosi që atë t;ia kthejë të zotit, një shtetas gjerman. Ai filmoi veten e tij me kamerën e makinës gjatë kohës që gjente shtëpinë e shtetasit gjerman. Fatmirësisht e gjeti dhe ia dorëzoi portofolin. Shtetasi gjerman e falënderoi shumë dhe e ‘shpërbleu’ atë me 20 euro.
    Sara nga Tirana
    Kandidatja e dytë është Sara nga Tirana, e cila, nuk zgjidhi të dhurojë para apo rroba për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri, por shprehu gatishmërinë e saj për të birësuar një fëmijë, që ka humbur familjen në rrënojat e asaj lëkundjeje të madhe. Ajo tha për JOQ se po pret momentin kur ta njoftojnë se mund të birësojë një fëmijë në Turqi apo Siri.
    Deoni
    I treti është Deoni i vogël nga Kukësi, i cili na tregoi se nuk ka rëndësi mosha për të pasur një zemër të madhe. Ai dhuroi arkën e tij të kursimeve për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri. Ndoshta ato pak të holla të tij nuk janë asgjë, por mesazhi i tij është shumë më i madh.
    Shoferi i kamionit
    I katërti është shqiptari, shofer kamioni, i cili u nis nga Shkupi më qindra ndihma për të prekurit nga tërmeti në Turqi. Vetëm dy ditë pas tërmetit, ai mblodhi ndihma dhe u nis i vetëm drejt qytetit të shkatërruar nga lëkundjet sizmike.
    Babë e bir nga Kukësi
    Në vendin e pestë, janë babë e bir nga Kukësi. Afrim Cenaj(babai) dërgoi në redaksinë e JOQ Albania foton kur i puthte duart djalit të tij për të mos u larguar nga Shqipëria. Afrimi është pjesë e listës së heronjve për drymën që i jep djalit të tij që të kontribuojë në vendin e tij, ndërsa i biri është në listë sepse, pavarësisht situatës së vështirë në Shqipëri, po merr zanatin e babait dhe ka premtuar se do punojë për Shqipërinë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit