Trukime edhe në kampionatin anglez, goleadori i Premier League shpallet fajtor

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 01.03.2023, 09:55

Bastet sportive janë një biznes shumë i madh, por ndikojnë keq në futboll në një pjesë të rasteve. Trukimet për të fituar në të tilla biznese kanë arritur deri në Premier League, aty ku një prej lojtarëve të këtij kampionati është shpallur fajtor dhe do të përballet me një dënim shembullor.

Sipas raportimeve nga Anglia, qendërsulmuesi i Brendtfordit, Ivan Toney, është shpallur fajtor për një pjesë të madhe të 262 akuzave, që Shoqata e Futbollit kishte ngritur në ngarkim të tij, me veprime të dyshimta të tij në fushë dhe lidhje me bastet, duke kanë nisur nga viti 2017.

Akuzat ndaj 26-vjeçarit u lëshuan dhjetorin e kaluar dhe tashmë do t’i duhet të përballet me një seancë dëgjimore në Federatën Angleze të Futbollit, e cila do japë dhe vendimin për Toneyn. Ky i fundit nuk është thjesht një sulmues, pasi kemi të bëjmë me një futbollist elitar.

Karriera e anglezit me origjinë nga Xhamajka është zhvilluar e gjitha në Angli, teksa përveç Brendtfordit, ai ka luajtur edhe me gjigantë si Newcastle. Ai është një nga shënuesit më të mirë të këtij sezoni të Premier League, pasi në 21 ndeshje ka shënuar 14 gola dhe ka dhuruar 3 asiste.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Shqiptari në Gjermani
    Shqiptari në Gjermani, i cli gjeti në rrugë një portofol dhe vendosi që atë t;ia kthejë të zotit, një shtetas gjerman. Ai filmoi veten e tij me kamerën e makinës gjatë kohës që gjente shtëpinë e shtetasit gjerman. Fatmirësisht e gjeti dhe ia dorëzoi portofolin. Shtetasi gjerman e falënderoi shumë dhe e ‘shpërbleu’ atë me 20 euro.
    Sara nga Tirana
    Kandidatja e dytë është Sara nga Tirana, e cila, nuk zgjidhi të dhurojë para apo rroba për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri, por shprehu gatishmërinë e saj për të birësuar një fëmijë, që ka humbur familjen në rrënojat e asaj lëkundjeje të madhe. Ajo tha për JOQ se po pret momentin kur ta njoftojnë se mund të birësojë një fëmijë në Turqi apo Siri.
    Deoni
    I treti është Deoni i vogël nga Kukësi, i cili na tregoi se nuk ka rëndësi mosha për të pasur një zemër të madhe. Ai dhuroi arkën e tij të kursimeve për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri. Ndoshta ato pak të holla të tij nuk janë asgjë, por mesazhi i tij është shumë më i madh.
    Shoferi i kamionit
    I katërti është shqiptari, shofer kamioni, i cili u nis nga Shkupi më qindra ndihma për të prekurit nga tërmeti në Turqi. Vetëm dy ditë pas tërmetit, ai mblodhi ndihma dhe u nis i vetëm drejt qytetit të shkatërruar nga lëkundjet sizmike.
    Babë e bir nga Kukësi
    Në vendin e pestë, janë babë e bir nga Kukësi. Afrim Cenaj(babai) dërgoi në redaksinë e JOQ Albania foton kur i puthte duart djalit të tij për të mos u larguar nga Shqipëria. Afrimi është pjesë e listës së heronjve për drymën që i jep djalit të tij që të kontribuojë në vendin e tij, ndërsa i biri është në listë sepse, pavarësisht situatës së vështirë në Shqipëri, po merr zanatin e babait dhe ka premtuar se do punojë për Shqipërinë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit