Futbollisti i radhës nën akuzë për përdhunim, Hakimi akuzohet nga një 23-vjeçare

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 28.02.2023, 11:16

Pas Robinhos, Dani Alves dhe GreenWood, një tjetër futbollist është vendosur nën akuzë për përdhunim. Bëhet fjalë për yllin e PSG-së dhe Marokut, Achraf Hakimi. Mbrojtësi dje ishte në ceremoninë e FIFA-s, por teksa bëhej gati për të marrë çmimin në 11-shen e sezonit, një lajm i bujshëm në lidhje me të doli në skenë.

Marokeni është vënë në shënjestrën e drejtësisë, për shkak se një vajzë 23-vjeçare e ka akuzuar për sulm seksual. “Viktima” ka raportuar menjëherë sulmin në rajonin e policisë, Créteil Val-de-Marne, por ka vendosur të mos bëjë asnjë padi zyrtare ndaj yllit të kombëtares së Marokut.

Sipas medieve, Hakimi dhe vajza 23-vjeçare janë njohur nëpërmjet rrjetit social Instagram më 16 janar dhe në mbrëmjen e 25 shkurtit, Hakimi e ka ftuar vajzën në shtëpinë e tij në zonën e Boulogne-Billancourt, në periferi të Parisit.

Sipas raportimit të vajzës, dyshohet se Hakimi, kundër dëshirës së saj, ka kërkuar me ngulm të kryejë marrëdhënie seksuale, pavarësisht kërkesave të saj të vazhdueshme për të ndërprerë këmbënguljen e tij. Vajza ka thënë se ka arritur të largohet pasi ka goditur me shqelma futbollistin.

Më pas ajo i ka kërkuar ndihmë një shokut të saj, i cili ka shkuar për ta marrë në vendngjarje. Ndërkaq, prokurori që po trajton rastin, nuk pranoi të jepte informacione shtesë rreth kësaj ngjarjeje. Ndryshe nga rastet e mëparshme, ky më shumë duket si një tentativë për prishje imazhi.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Shqiptari në Gjermani
    Shqiptari në Gjermani, i cli gjeti në rrugë një portofol dhe vendosi që atë t;ia kthejë të zotit, një shtetas gjerman. Ai filmoi veten e tij me kamerën e makinës gjatë kohës që gjente shtëpinë e shtetasit gjerman. Fatmirësisht e gjeti dhe ia dorëzoi portofolin. Shtetasi gjerman e falënderoi shumë dhe e ‘shpërbleu’ atë me 20 euro.
    Sara nga Tirana
    Kandidatja e dytë është Sara nga Tirana, e cila, nuk zgjidhi të dhurojë para apo rroba për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri, por shprehu gatishmërinë e saj për të birësuar një fëmijë, që ka humbur familjen në rrënojat e asaj lëkundjeje të madhe. Ajo tha për JOQ se po pret momentin kur ta njoftojnë se mund të birësojë një fëmijë në Turqi apo Siri.
    Deoni
    I treti është Deoni i vogël nga Kukësi, i cili na tregoi se nuk ka rëndësi mosha për të pasur një zemër të madhe. Ai dhuroi arkën e tij të kursimeve për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri. Ndoshta ato pak të holla të tij nuk janë asgjë, por mesazhi i tij është shumë më i madh.
    Shoferi i kamionit
    I katërti është shqiptari, shofer kamioni, i cili u nis nga Shkupi më qindra ndihma për të prekurit nga tërmeti në Turqi. Vetëm dy ditë pas tërmetit, ai mblodhi ndihma dhe u nis i vetëm drejt qytetit të shkatërruar nga lëkundjet sizmike.
    Babë e bir nga Kukësi
    Në vendin e pestë, janë babë e bir nga Kukësi. Afrim Cenaj(babai) dërgoi në redaksinë e JOQ Albania foton kur i puthte duart djalit të tij për të mos u larguar nga Shqipëria. Afrimi është pjesë e listës së heronjve për drymën që i jep djalit të tij që të kontribuojë në vendin e tij, ndërsa i biri është në listë sepse, pavarësisht situatës së vështirë në Shqipëri, po merr zanatin e babait dhe ka premtuar se do punojë për Shqipërinë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit