Si qarkullohen paratë në bashkinë e Raqkës/ I biri i nënkryetarit manipulon 7 Marsin

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 27.02.2023, 11:36

Me afrimin e zgjedhjeve vendore bashkitë po lëvizin çdo gur që munden që të sigurojnë vota por edhe para për fushatën. Ku e ku të vjedhin sa më shumë para përmes postit që kanë në dorë, pas nuk mund të mbetej as bashkia e Raqkës së Korçës.

Një denoncim mbi këtë skemë ka mbërritur sot në redaksinë e JOQ Albania. Ku një firmë rrëfen se si nënkryetari i Bashkisë Korçë, Thanas Tona dhe i biri Vasjan Tona kanë thurur një skemë korruptive për koktejlin që do t’u organizohet mësuesve për festën e 7 Marsit.

Denoncuesi na denoncuar tenderin për të cilin bëhet fjalë. Në dokument shihet qartë që këtë tender e ka hapur Ndërmarrja e Shërbimeve Mbështetëse Të Arsimit dhe Çerdhes Korçë. Institucion që drejtohet nga Ylli Musaka ku me pozicion jurist është Vasjan Tona, djali i nënkryetarit të bashkisë Korçë Thanas Tona.

Së pari, në këtë tender ka konflikt të pastër interesi nisur nga Vasjan Tona si jurist, ka babain nënkryetar bashkie. Denoncuesi thotë se të tre këta personazhe kanë zhvilluar shumë tenderë të tjerë në konflikt interesi dhe në shkelje të ligjit, por askush nuk ka marrë masa.

Ndërkohë, pikë kryesore që ka prekur denoncuesi është se për tenderin në fjalë është hapur një garë fiktive, pasi fituesi është paracaktuar me kohë.

Kjo për shkak se këshilltari i qarkut bashkiak dhe drejtori i ndërmarrjes Ylli Musaka dhe juristi Vasjan Tona kanë vendosur kritere burokratike që eliminojnë çdo kandidat tjetër.

Në dokument shkruhet: “Operatori ekonomik duhet të zotërojë një planimetri të katit përdhe me sipërfaqe jo më të vogël se 860 m ², e cila të jetë e vërtetuar me dokument zyrtar nga Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, Korçë”.

Ky sigurisht është një kriter diskriminues dhe bie ndesh me ligjin “Për Prokurimet Publike”. Ndërkohë që denonconuesit shprehen se restoranti me përmasat e caktuara në dokumente dhe që duhet domosdoshmërisht në qendër të qytetit vetëm një firmë i ka. Me pak fjalë, babë e bir e kanë paracaktuar fituesin, duke qenë se kanë lidhje të forta nga të gjitha anët.

Denoncimi i plotë:

“Përshëndetje nga Korça! Do të donim te bënim një denoncim në lidhje me një tender ABUZIV dhe KORUPTIV që zhvillon NDERRMARJA E SHËRBIMEVE MBESHTETESE TË ARSIMIT DHE CERDHES KORCË !

Ky tender ka për objekt prokurimi "Koktejl i mësuesve me rastin e 7 Marsit". Midis shume kritereve qe kane vendosur kane vendosur një kriter të padëgjuar më parë: Ambienti ku kërkohet te zhvillohet ky aktivitet te ketë sipërfaqe 860m/2 ( mbi çfarë bare është vendosur ky kriter ? Pse pikërisht 860m/2 ? Dhe pse pikërisht të ndodhet në qendër të qytetit të Korçës?

Ne e dimë për ke biznes behet fjala pasi në Korçë është vetëm 1 Biznes me këtë sipërfaqe (Hotel/Restorant). Tender i paracaktuar dhe abuziv qysh ne gjenezë.

Zoti YLLI MUSAKA së bashku me juristin e ndërmarrjes Z. VASJAN TONA, djalin e nënkryetarit të bashkisë, Thanas Tona, ia kanë marre dorën tenderëve abuzive dhe korruptivë. Juristi i Ndërmarrjes së Shërbimeve Mbështetëse të Arsimit dhe Çerdhes Korçë është në konflikt të hapur interesi, pasi babai i tij është Nënkryetar i Bashkisë Korçë.

Qe të dy koordinatorë të PS për zgjedhjet e 14 majit. Siç duket partisë i duhen lekë për t’i fituar serish zgjedhjet dhe këta të dy janë hedhur ne aksion.

Nëse do te mundeni ta publikoni si rast pasi është vërtetë alarmant, sigurisht ky tender është një pike uji ne oqeanin e abuzimeve qe ndodhin çdo dite me tenderët ne Shqipëri por të paktën të sensibilizohen njerëzit dhe të kuptojnë se çfarë po bëjnë këta çdo ditë. Faleminderit qe ekzistoni. Jeni zëri i së vërtetës dhe e vetmja media ku njerëzit gjejnë një vend ku mund t’i bëjnë publike denoncime.

JOQ i ka shkuar kësaj procedure prokurimi publik edhe më tej. Pas hulumtimeve rezulton se i vetmi restorant me përmasa aq të mëdha në qendër të qytetit të Korçës është “Grand Hotel Palace Korça”, i cili shërben si restorant sidomos për raste të veçanta dhe evente. Ai duket qartë që është një hotel luksi dhe mund t’i sigurojë mbështetje të mirë bashkisë për fushatë kur në këmbim i mori këtë tender abuziv nga fillimi në fund.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Shqiptari në Gjermani
    Shqiptari në Gjermani, i cli gjeti në rrugë një portofol dhe vendosi që atë t;ia kthejë të zotit, një shtetas gjerman. Ai filmoi veten e tij me kamerën e makinës gjatë kohës që gjente shtëpinë e shtetasit gjerman. Fatmirësisht e gjeti dhe ia dorëzoi portofolin. Shtetasi gjerman e falënderoi shumë dhe e ‘shpërbleu’ atë me 20 euro.
    Sara nga Tirana
    Kandidatja e dytë është Sara nga Tirana, e cila, nuk zgjidhi të dhurojë para apo rroba për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri, por shprehu gatishmërinë e saj për të birësuar një fëmijë, që ka humbur familjen në rrënojat e asaj lëkundjeje të madhe. Ajo tha për JOQ se po pret momentin kur ta njoftojnë se mund të birësojë një fëmijë në Turqi apo Siri.
    Deoni
    I treti është Deoni i vogël nga Kukësi, i cili na tregoi se nuk ka rëndësi mosha për të pasur një zemër të madhe. Ai dhuroi arkën e tij të kursimeve për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri. Ndoshta ato pak të holla të tij nuk janë asgjë, por mesazhi i tij është shumë më i madh.
    Shoferi i kamionit
    I katërti është shqiptari, shofer kamioni, i cili u nis nga Shkupi më qindra ndihma për të prekurit nga tërmeti në Turqi. Vetëm dy ditë pas tërmetit, ai mblodhi ndihma dhe u nis i vetëm drejt qytetit të shkatërruar nga lëkundjet sizmike.
    Babë e bir nga Kukësi
    Në vendin e pestë, janë babë e bir nga Kukësi. Afrim Cenaj(babai) dërgoi në redaksinë e JOQ Albania foton kur i puthte duart djalit të tij për të mos u larguar nga Shqipëria. Afrimi është pjesë e listës së heronjve për drymën që i jep djalit të tij që të kontribuojë në vendin e tij, ndërsa i biri është në listë sepse, pavarësisht situatës së vështirë në Shqipëri, po merr zanatin e babait dhe ka premtuar se do punojë për Shqipërinë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit