Rrahja banale e 15-vjeçareve/ Shpopullimi dhe degjenerimi i shoqërisë shqiptare

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 24.02.2023, 20:10

Opinion nga M. Gjini/JoqAlbania

Një video e një sherri banal u shpërnda gjerësisht ditën e sotme në mediat dhe portalet shqiptare. Video nuk ishte thjesht një xhirim rrugaçësh adoleshentë me fjalor burgu, por në fakt është prova se Shqipëria është shndërruar tashmë në një geto.

Dikur nuk doja t’i besoja fjalët e të moçmëve se Shqipërinë e ka marrë lumi me kohë dhe se në këtë vend tashmë ka ngelur vetëm “llumi”. Nuk doja ta besoja pasi më dukej një shprehje e rëndë dhe e pashpresë. Por tashmë, sa më shumë që kalojnë ditët, aq më shumë më shtohet frika se të moçmit kishin të drejtë.

Në video shikohet se si një grup vajzash jo më shumë se 14-15 vjeç zihen, rrihen dhe përdorin një fjalor më banal se edhe vetë meshkujt e rrugës. Ato përdorin grushte, shkelma e kapin njëra tjetrën nga flokët sikur të ishte diçka fare normale.

Pikërisht këtu duhet të ndalemi. Përse për këto vajza kjo sjellje dukej sikur të ishte diçka normale? Sepse mjedisi rrethues është i tillë. Shoqëria shqiptare gjendet tashmë e përthithur brenda një sistemi dhune dhe agresiviteti të rëndë.

Dhunën e hasim kudo në jetën e përditshme. Shqiptarët për habi janë shumë agresivë ndaj njëri-tjetrit për gjërat më banale. Duke filluar që nga mënyra se si i japin makinës gjithë “nerv”, e duke vazhduar më tej me mungesën totale të mirësjelljes në kontaktet e përditshme.

Në rastin më të mirë, mezi të thonë mirëmëngjesi, mirëmbrëma apo natën e mirë. E keni vënë re në rrugë se në përgjithësi njerëzit të shohin me një inat të çuditshëm a thua se i ke ndonjë borxh? Agresivitet ka kudo, në lagje, në punë, në lokal, në restorant, në palestër, në autobus.

A keni parë ndokund nëpër rrugë ndonjë shqiptar që buzëqesh? Shumë rrallë, për të mos thënë kurrë. Të gjithë të ngrysur me një inat të çuditshëm të vizatuar në fytyrë. Ndërsa kur i vjedh e i rrjep shteti ulin kokën e nuk bëjnë zë.

E pra pikërisht edhe për këto arsye në dukje banale, shumë shqiptarë janë larguar në heshtje, pa u konfliktuar, por duke i hipur avionit apo kamionit dhe duke u larguar nëpër botë. Kanë ikur thuajse të gjithë, edhe rrugët tashmë janë boshatisur, ka filluar të bjerë në sy rrallimi i njerëzve kudo në Shqipëri. Të gjithë kush ka patur mundësi ka ikur dhe vazhdon të ikë. Dhe domosdo këtu do të ngelet “llumi”, pasi tashmë Shqipëria po shpopullohet dita-ditës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Shqiptari në Gjermani
    Shqiptari në Gjermani, i cli gjeti në rrugë një portofol dhe vendosi që atë t;ia kthejë të zotit, një shtetas gjerman. Ai filmoi veten e tij me kamerën e makinës gjatë kohës që gjente shtëpinë e shtetasit gjerman. Fatmirësisht e gjeti dhe ia dorëzoi portofolin. Shtetasi gjerman e falënderoi shumë dhe e ‘shpërbleu’ atë me 20 euro.
    Sara nga Tirana
    Kandidatja e dytë është Sara nga Tirana, e cila, nuk zgjidhi të dhurojë para apo rroba për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri, por shprehu gatishmërinë e saj për të birësuar një fëmijë, që ka humbur familjen në rrënojat e asaj lëkundjeje të madhe. Ajo tha për JOQ se po pret momentin kur ta njoftojnë se mund të birësojë një fëmijë në Turqi apo Siri.
    Deoni
    I treti është Deoni i vogël nga Kukësi, i cili na tregoi se nuk ka rëndësi mosha për të pasur një zemër të madhe. Ai dhuroi arkën e tij të kursimeve për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri. Ndoshta ato pak të holla të tij nuk janë asgjë, por mesazhi i tij është shumë më i madh.
    Shoferi i kamionit
    I katërti është shqiptari, shofer kamioni, i cili u nis nga Shkupi më qindra ndihma për të prekurit nga tërmeti në Turqi. Vetëm dy ditë pas tërmetit, ai mblodhi ndihma dhe u nis i vetëm drejt qytetit të shkatërruar nga lëkundjet sizmike.
    Babë e bir nga Kukësi
    Në vendin e pestë, janë babë e bir nga Kukësi. Afrim Cenaj(babai) dërgoi në redaksinë e JOQ Albania foton kur i puthte duart djalit të tij për të mos u larguar nga Shqipëria. Afrimi është pjesë e listës së heronjve për drymën që i jep djalit të tij që të kontribuojë në vendin e tij, ndërsa i biri është në listë sepse, pavarësisht situatës së vështirë në Shqipëri, po merr zanatin e babait dhe ka premtuar se do punojë për Shqipërinë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit