PËRMBLEDHJE/ Neymar jashtë për “finalen” ndaj Bayernit, Messi drejt largimit nga PSG-ja

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 21.02.2023, 10:05

Neymar – Braziliani i PSG-së do të mungojë në ndeshjen e javës së ardhshme ndaj Bayern Munchen, e vlefshme për raundin e 1/8-ave të Champions League. Braziliani pësoi një goditje në kaviljen e këmbës së djathtë dhe mësohet se ka pësuar një çarje në kyçin e këmbës së djathtë. Ai do të mungojë 3-4 javë, çka do të thotë se është jashtë për sfidën me Bayern Munchen.

Rodri – Sergio Busquets mbyll kontratën e tij me Barcelonën në verë dhe rinovimi është në dyshim të madh. Barcelona ka nisur prej kohësh punën për zëvendësimin e tij dhe ka pikasur yllin e Manchester Cityt, Rodrin. Presidenti Laporta është gati të ofrojë plot 90 milionë euro për mesfushorin, teksa shpreson të përfitojë nga një përjashtim i mundshëm i Cityt për hetimin e hapur nga Premier League.

Messi – Kampioni i Botës nuk na ndërmend të rinovojë me PSG-në. Ky është lajmi i bujshëm që raporton L’Equip, duke paralajmëruar largimin e “Pleshtit” në verën e këtij viti. Me fitimin e Kupës së Botës, “uria” e Messit ka nisur të shuhet dhe ai kërkon një fund karriere në paqe dhe pa dramat e Ronaldos, duke përfunduar në stol. Inter Miami është kandidat potencial, teksa në Miami argjentinasi ka blerë së fundmi edhe një apartament luksoz.

Mourinho – Chelsea është klubi që ka shpenzuar më shumë se të gjithë në dy merkatot e fundit, por në fushë nuk ka marrë rezultatet e pritshme. Raportimet e fundit bëjnë me dije se presidenti Todd Boehly ka vendosur ta mbyllë me trajnerin Potter këtë sezon, për të tentuar në verë Jose Mourinhon. Ky i fundit është në kontratë me Romën, por gjithçka është e zgjidhshme nëse paratë hyjnë në lojë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Shqiptari në Gjermani
    Shqiptari në Gjermani, i cli gjeti në rrugë një portofol dhe vendosi që atë t;ia kthejë të zotit, një shtetas gjerman. Ai filmoi veten e tij me kamerën e makinës gjatë kohës që gjente shtëpinë e shtetasit gjerman. Fatmirësisht e gjeti dhe ia dorëzoi portofolin. Shtetasi gjerman e falënderoi shumë dhe e ‘shpërbleu’ atë me 20 euro.
    Sara nga Tirana
    Kandidatja e dytë është Sara nga Tirana, e cila, nuk zgjidhi të dhurojë para apo rroba për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri, por shprehu gatishmërinë e saj për të birësuar një fëmijë, që ka humbur familjen në rrënojat e asaj lëkundjeje të madhe. Ajo tha për JOQ se po pret momentin kur ta njoftojnë se mund të birësojë një fëmijë në Turqi apo Siri.
    Deoni
    I treti është Deoni i vogël nga Kukësi, i cili na tregoi se nuk ka rëndësi mosha për të pasur një zemër të madhe. Ai dhuroi arkën e tij të kursimeve për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri. Ndoshta ato pak të holla të tij nuk janë asgjë, por mesazhi i tij është shumë më i madh.
    Shoferi i kamionit
    I katërti është shqiptari, shofer kamioni, i cili u nis nga Shkupi më qindra ndihma për të prekurit nga tërmeti në Turqi. Vetëm dy ditë pas tërmetit, ai mblodhi ndihma dhe u nis i vetëm drejt qytetit të shkatërruar nga lëkundjet sizmike.
    Babë e bir nga Kukësi
    Në vendin e pestë, janë babë e bir nga Kukësi. Afrim Cenaj(babai) dërgoi në redaksinë e JOQ Albania foton kur i puthte duart djalit të tij për të mos u larguar nga Shqipëria. Afrimi është pjesë e listës së heronjve për drymën që i jep djalit të tij që të kontribuojë në vendin e tij, ndërsa i biri është në listë sepse, pavarësisht situatës së vështirë në Shqipëri, po merr zanatin e babait dhe ka premtuar se do punojë për Shqipërinë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit