Portieri i Kombëtares kroate, Dominik Livakovic, ka dhuruar fanellën dhe dorezat e tij, të cilat i kishte veshur gjatë ndeshjes së Kupës së Botës 2022 kundër Brazilit për të prekurit nga tërmeti në Turqi.
Në mediat turke, thuhet se portieri kroat ka dorëzuar në Ambasadën e Turqisë fanellën dhe dorezat që pati veshur në ndeshjen e çerekfinales kundër Brazilit në Kupën e Botës “Katar 2022”. Ambasadori turk në Zagreb, Yavuz Selim Kıran në një postim nga llogaria e tij në Twitter tha:
Portieri i kombëtares kroate Dominik Livakoviç, dorëzoi dorëzat që mbrojti penalltitë dhe fanellën e tij që çoi ekipin në gjysmëfinale me ndeshjen kundër Brazilit në Kupën e Botës, që ato të përdoren për të ardhura për të prekurit nga tërmeti. Faleminderit njeri me zemër të madhe.
Portieri 28-vjeçar e çoi skuadrën e tij në gjysmëfinale me penalltitë që priti në ndeshjen Brazil-Kroaci të luajtur në çerekfinalet e Kupës së Botës 2022.
Hırvat Milli Kaleci Dominik Livakoviç, Dünya Kupası’nda Brezilya’ya karşı yine devleşerek takımını yarı finale çıkardığı formasını ve penaltıları kurtardığı eldivenini geliri depremzedeler için kullanılmak üzere teslim etti.👏 pic.twitter.com/oLbpQzYPPg
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
Shqiptari në Gjermani
Shqiptari në Gjermani, i cli gjeti në rrugë një portofol dhe vendosi që atë t;ia kthejë të zotit, një shtetas gjerman. Ai filmoi veten e tij me kamerën e makinës gjatë kohës që gjente shtëpinë e shtetasit gjerman. Fatmirësisht e gjeti dhe ia dorëzoi portofolin. Shtetasi gjerman e falënderoi shumë dhe e ‘shpërbleu’ atë me 20 euro.
Sara nga Tirana
Kandidatja e dytë është Sara nga Tirana, e cila, nuk zgjidhi të dhurojë para apo rroba për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri, por shprehu gatishmërinë e saj për të birësuar një fëmijë, që ka humbur familjen në rrënojat e asaj lëkundjeje të madhe. Ajo tha për JOQ se po pret momentin kur ta njoftojnë se mund të birësojë një fëmijë në Turqi apo Siri.
Deoni
I treti është Deoni i vogël nga Kukësi, i cili na tregoi se nuk ka rëndësi mosha për të pasur një zemër të madhe. Ai dhuroi arkën e tij të kursimeve për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri. Ndoshta ato pak të holla të tij nuk janë asgjë, por mesazhi i tij është shumë më i madh.
Shoferi i kamionit
I katërti është shqiptari, shofer kamioni, i cili u nis nga Shkupi më qindra ndihma për të prekurit nga tërmeti në Turqi. Vetëm dy ditë pas tërmetit, ai mblodhi ndihma dhe u nis i vetëm drejt qytetit të shkatërruar nga lëkundjet sizmike.
Babë e bir nga Kukësi
Në vendin e pestë, janë babë e bir nga Kukësi. Afrim Cenaj(babai) dërgoi në redaksinë e JOQ Albania foton kur i puthte duart djalit të tij për të mos u larguar nga Shqipëria. Afrimi është pjesë e listës së heronjve për drymën që i jep djalit të tij që të kontribuojë në vendin e tij, ndërsa i biri është në listë sepse, pavarësisht situatës së vështirë në Shqipëri, po merr zanatin e babait dhe ka premtuar se do punojë për Shqipërinë.