Në shtator firmosi me klubin e Hatayspor, ish-sulmuesi i Chelseas dhe Newcastle nxirret i vdekur nga rrënojat

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 18.02.2023, 11:37

Një tjetër tragjedi është zbuluar në Turqi, aty ky mbi 41 mijë persona kanë humbur jetën për shkak të katastrofës që ka shkaktuar tërmeti. Ish-futbollisti i Chelseas, Christian Atsu, i mbetur prej më shumë se dy javësh nën rrënojat e apartamentit ku jetonte, është nxjerrë i vdekur vetëm së fundmi.

31-vjeçari pati firmosur me klubin e Hatayspor vetëm në shtator të vitit të shkuar, pas një periudhe në klubin e Al Raed në Arabi. Lajmi i vdekjes së tij u bë i ditur nga mediat turke, teksa edhe agjenti i tij e ka konfirmuar ngjarjen e rëndë.

Atsu ka luajtur për disa sezone në Premier League, më së shumti me fanellën e Newcastle United, ku u shndërrua në beniaminin e tifozëve për disa sezone. Ai luante si sulmues anësor dhe ishte pjesë e vazhdueshme e kombëtares së Ganës.

Ndërtuesi i rezidencës luksoze të kthyer në gërmadhë, ku besohet se janë varrosur 800 persona, mes tyre fatkeqësisht edhe Atsu, u arrestua javën e kaluar teksa tentoi të largohej nga Turqia, me destinacion Malin e Zi. Padyshim Atsu është një humbje e madhe për arenën e madhe të futbollit evropian.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Shqiptari në Gjermani
    Shqiptari në Gjermani, i cli gjeti në rrugë një portofol dhe vendosi që atë t;ia kthejë të zotit, një shtetas gjerman. Ai filmoi veten e tij me kamerën e makinës gjatë kohës që gjente shtëpinë e shtetasit gjerman. Fatmirësisht e gjeti dhe ia dorëzoi portofolin. Shtetasi gjerman e falënderoi shumë dhe e ‘shpërbleu’ atë me 20 euro.
    Sara nga Tirana
    Kandidatja e dytë është Sara nga Tirana, e cila, nuk zgjidhi të dhurojë para apo rroba për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri, por shprehu gatishmërinë e saj për të birësuar një fëmijë, që ka humbur familjen në rrënojat e asaj lëkundjeje të madhe. Ajo tha për JOQ se po pret momentin kur ta njoftojnë se mund të birësojë një fëmijë në Turqi apo Siri.
    Deoni
    I treti është Deoni i vogël nga Kukësi, i cili na tregoi se nuk ka rëndësi mosha për të pasur një zemër të madhe. Ai dhuroi arkën e tij të kursimeve për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri. Ndoshta ato pak të holla të tij nuk janë asgjë, por mesazhi i tij është shumë më i madh.
    Shoferi i kamionit
    I katërti është shqiptari, shofer kamioni, i cili u nis nga Shkupi më qindra ndihma për të prekurit nga tërmeti në Turqi. Vetëm dy ditë pas tërmetit, ai mblodhi ndihma dhe u nis i vetëm drejt qytetit të shkatërruar nga lëkundjet sizmike.
    Babë e bir nga Kukësi
    Në vendin e pestë, janë babë e bir nga Kukësi. Afrim Cenaj(babai) dërgoi në redaksinë e JOQ Albania foton kur i puthte duart djalit të tij për të mos u larguar nga Shqipëria. Afrimi është pjesë e listës së heronjve për drymën që i jep djalit të tij që të kontribuojë në vendin e tij, ndërsa i biri është në listë sepse, pavarësisht situatës së vështirë në Shqipëri, po merr zanatin e babait dhe ka premtuar se do punojë për Shqipërinë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit