Ndërkohë që Rama ndërton bahçen me lule 5 miliardë lekë, shqiptarët kalojnë nëpër ura mesjetare

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 17.02.2023, 20:14

Ditën e djeshme ju paraqitëm rasatin skandaloz të shpalljes së fituesit të një tenderi për të ndërtuar një “bahçe me lule” brenda mjediseve të Kryeministrisë. Vlera e ndërtimit llogaritet në rreth 5 miliardë lekë të vjetra me TVSH dhe paratë do të dilnin nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit i cili në vetvete ka për qëllim zbutjen e varfërisë në zonat rurale.

Bahçja me lule me vlerë 5 miliardë lekë që rama do ndërtojë brenda në Kryeministri

Por ndërkohë që Rama i lejon vetes luksin për të harxhuar kaq shumë para në ide të “çmendura”, rreth 800 banorë të fshatit Laç në Mat rrezikojnë përditë jetën e tyre duke kaluar lumin mbi një urë të sajuar mesjetare.

Siç mund ta shikoni edhe nga foto, banorët kalojnë mbi një trung peme të modifikuar si urë mbi lumin e rrëmbyeshëm. Kjo urë mesjetare është e vetmja mënyrë për banorët për të dalë në anën tjetër. Madje janë edhe vetë nxënësit e një shkolle që detyrohen të kalojnë aty përditë.

Ura mesjetare e sajuar ku çdo ditë kalojnë 800 banorët e fshatit Laç të Matit

Imagjinoni pak se sa mund t’i nevojiteshin këtyre banorëve dhe shumë të tjerëve ato 5 miliardë lekë që Rama do t’i harxhojë për të ndërtuar “bahçen” e tij me lule në mes të betonit të Kryeministrisë.

Në vijim mesazhi i banorëve:

Mirmbrema JOQ, ju lutem mund t'a publikoni? Këtu kalojme qindra banore çdo ditë dhe lumi është shumë i rrëmbyeshëm. E vetmja mënyrë për të kaluar është ky shelg. Lidh fshatin Laç tw Matit me Burrelin. Jane mbi 800 banorë që kalojnë në ate lum, edhe nxënesit e shkollës që shkojnë në Shkollën e Urakes çdo dite. Faleminderit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Shqiptari në Gjermani
    Shqiptari në Gjermani, i cli gjeti në rrugë një portofol dhe vendosi që atë t;ia kthejë të zotit, një shtetas gjerman. Ai filmoi veten e tij me kamerën e makinës gjatë kohës që gjente shtëpinë e shtetasit gjerman. Fatmirësisht e gjeti dhe ia dorëzoi portofolin. Shtetasi gjerman e falënderoi shumë dhe e ‘shpërbleu’ atë me 20 euro.
    Sara nga Tirana
    Kandidatja e dytë është Sara nga Tirana, e cila, nuk zgjidhi të dhurojë para apo rroba për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri, por shprehu gatishmërinë e saj për të birësuar një fëmijë, që ka humbur familjen në rrënojat e asaj lëkundjeje të madhe. Ajo tha për JOQ se po pret momentin kur ta njoftojnë se mund të birësojë një fëmijë në Turqi apo Siri.
    Deoni
    I treti është Deoni i vogël nga Kukësi, i cili na tregoi se nuk ka rëndësi mosha për të pasur një zemër të madhe. Ai dhuroi arkën e tij të kursimeve për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri. Ndoshta ato pak të holla të tij nuk janë asgjë, por mesazhi i tij është shumë më i madh.
    Shoferi i kamionit
    I katërti është shqiptari, shofer kamioni, i cili u nis nga Shkupi më qindra ndihma për të prekurit nga tërmeti në Turqi. Vetëm dy ditë pas tërmetit, ai mblodhi ndihma dhe u nis i vetëm drejt qytetit të shkatërruar nga lëkundjet sizmike.
    Babë e bir nga Kukësi
    Në vendin e pestë, janë babë e bir nga Kukësi. Afrim Cenaj(babai) dërgoi në redaksinë e JOQ Albania foton kur i puthte duart djalit të tij për të mos u larguar nga Shqipëria. Afrimi është pjesë e listës së heronjve për drymën që i jep djalit të tij që të kontribuojë në vendin e tij, ndërsa i biri është në listë sepse, pavarësisht situatës së vështirë në Shqipëri, po merr zanatin e babait dhe ka premtuar se do punojë për Shqipërinë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit