Në garë edhe Emiri i Katarit/ Elon Musk po mendon të blejë Manchester United

Shkruar nga: Y Pepa | Publikuar më: 14.02.2023, 17:24

Miliarderi britanik Jim Ratcliffe, pronar i qytetit francez të Nice, njoftoi se është zyrtarisht kandidat për blerjen e Manchester United dhe në orët e ardhshme pritet të dorëzohen propozime të tjera nga Katari, Arabia Saudite dhe SH.B.A.

Manchester United është zyrtarisht në shitje që nga nëntori i kaluar. Familja e biznesit Glazer nga SHBA, pronare e klubit të “djajve të kuq”, ka vendosur të shesë aksionet e saj dhe sipas gazetës “Daily Mail”, Elon Musk po mendon të paraqesë një propozim prej 4.7 miliardë dollarësh për blerjen e aksioneve.

Manjati amerikan, pronar i Tesla-s dhe personi i dytë më i pasur në botë me një pasuri të vlerësuar prej rreth 190 miliardë dollarësh, po konsideron të paraqesë një ofertë përpara datës së mbylljes së ofertave, të caktuar për të premten.

Manchester United vlerësohet në 3.7 miliardë dollarë në bursën e New York, ku klubi është i listuar.

Kujtojmë se edhe Emiri i Katarit, Sheikh Tamim bin Hamad al-Thani, është i interesuar për të blerë Manchester United.

Ai e vlerëson klubin rreth 6 miliardë funte dhe UEFA mund të duhet të pajtohet me një ndryshim rregullor, pasi sundimtari i vendit tashmë zotëron Paris Saint-Germain.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Shqiptari në Gjermani
    Shqiptari në Gjermani, i cli gjeti në rrugë një portofol dhe vendosi që atë t;ia kthejë të zotit, një shtetas gjerman. Ai filmoi veten e tij me kamerën e makinës gjatë kohës që gjente shtëpinë e shtetasit gjerman. Fatmirësisht e gjeti dhe ia dorëzoi portofolin. Shtetasi gjerman e falënderoi shumë dhe e ‘shpërbleu’ atë me 20 euro.
    Sara nga Tirana
    Kandidatja e dytë është Sara nga Tirana, e cila, nuk zgjidhi të dhurojë para apo rroba për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri, por shprehu gatishmërinë e saj për të birësuar një fëmijë, që ka humbur familjen në rrënojat e asaj lëkundjeje të madhe. Ajo tha për JOQ se po pret momentin kur ta njoftojnë se mund të birësojë një fëmijë në Turqi apo Siri.
    Deoni
    I treti është Deoni i vogël nga Kukësi, i cili na tregoi se nuk ka rëndësi mosha për të pasur një zemër të madhe. Ai dhuroi arkën e tij të kursimeve për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri. Ndoshta ato pak të holla të tij nuk janë asgjë, por mesazhi i tij është shumë më i madh.
    Shoferi i kamionit
    I katërti është shqiptari, shofer kamioni, i cili u nis nga Shkupi më qindra ndihma për të prekurit nga tërmeti në Turqi. Vetëm dy ditë pas tërmetit, ai mblodhi ndihma dhe u nis i vetëm drejt qytetit të shkatërruar nga lëkundjet sizmike.
    Babë e bir nga Kukësi
    Në vendin e pestë, janë babë e bir nga Kukësi. Afrim Cenaj(babai) dërgoi në redaksinë e JOQ Albania foton kur i puthte duart djalit të tij për të mos u larguar nga Shqipëria. Afrimi është pjesë e listës së heronjve për drymën që i jep djalit të tij që të kontribuojë në vendin e tij, ndërsa i biri është në listë sepse, pavarësisht situatës së vështirë në Shqipëri, po merr zanatin e babait dhe ka premtuar se do punojë për Shqipërinë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit