Futbollisti çek del hapur: Jam homoseksual, nuk dua të fshihem më

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 14.02.2023, 00:56

Ylli i Republikës Çeke, futbollistit Jakub Jankto ka deklaruar se është homoseksual me anë të një video në rrjetet sociale.

"Nuk dua më të fshihem".

Jankto, i cili aktualisht është i huazuar në Sparta Pragë nga skuadra e La Liga Getafe, zbuloi se është homoseksual pasi këmbënguli se është i vendosur të jetojë jetën 'pa frikë, paragjykime dhe dhunë por me dashuri'.

27-vjeçari tha:

Përshëndetje, unë jam Jakub Jankto. Si gjithë të tjerët, edhe unë kam pikat e mia të forta, kam dobësitë e mia, kam një familje, kam miqtë e mi. Kam një punë që prej vitesh e bëj sa më mirë, me seriozitet, profesionalizëm dhe pasion. Si gjithë të tjerët, edhe unë dua ta jetoj jetën time në liri pa frikë, pa paragjykime, pa dhunë – por me dashuri. Unë jam homoseksual dhe nuk dua të fshihem më.

Ndërsa Jankto përfundon së foluri, ai shtoi:

Kjo nuk është një shaka. Qëllimi i kësaj videoje është të inkurajojë të tjerët.

Lojtari i Getafes është një nga pak futbollistët meshkuj që ka dalë si homoseksual në vitet e fundit. Josh Cavallo, i cili luan për ekipin australian Adelaide United, doli në vitin 2021 për t'u bërë atëherë i vetmi profesionist në botë që zbuloi se ishte homoseksual.

Jankto, i cili është bërë futbollisti i parë i La Liga-s që doli si homoseksual, është vlerësuar gjerësisht pasi ndau mesazhin e tij në rrjetet sociale.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Shqiptari në Gjermani
    Shqiptari në Gjermani, i cli gjeti në rrugë një portofol dhe vendosi që atë t;ia kthejë të zotit, një shtetas gjerman. Ai filmoi veten e tij me kamerën e makinës gjatë kohës që gjente shtëpinë e shtetasit gjerman. Fatmirësisht e gjeti dhe ia dorëzoi portofolin. Shtetasi gjerman e falënderoi shumë dhe e ‘shpërbleu’ atë me 20 euro.
    Sara nga Tirana
    Kandidatja e dytë është Sara nga Tirana, e cila, nuk zgjidhi të dhurojë para apo rroba për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri, por shprehu gatishmërinë e saj për të birësuar një fëmijë, që ka humbur familjen në rrënojat e asaj lëkundjeje të madhe. Ajo tha për JOQ se po pret momentin kur ta njoftojnë se mund të birësojë një fëmijë në Turqi apo Siri.
    Deoni
    I treti është Deoni i vogël nga Kukësi, i cili na tregoi se nuk ka rëndësi mosha për të pasur një zemër të madhe. Ai dhuroi arkën e tij të kursimeve për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri. Ndoshta ato pak të holla të tij nuk janë asgjë, por mesazhi i tij është shumë më i madh.
    Shoferi i kamionit
    I katërti është shqiptari, shofer kamioni, i cili u nis nga Shkupi më qindra ndihma për të prekurit nga tërmeti në Turqi. Vetëm dy ditë pas tërmetit, ai mblodhi ndihma dhe u nis i vetëm drejt qytetit të shkatërruar nga lëkundjet sizmike.
    Babë e bir nga Kukësi
    Në vendin e pestë, janë babë e bir nga Kukësi. Afrim Cenaj(babai) dërgoi në redaksinë e JOQ Albania foton kur i puthte duart djalit të tij për të mos u larguar nga Shqipëria. Afrimi është pjesë e listës së heronjve për drymën që i jep djalit të tij që të kontribuojë në vendin e tij, ndërsa i biri është në listë sepse, pavarësisht situatës së vështirë në Shqipëri, po merr zanatin e babait dhe ka premtuar se do punojë për Shqipërinë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit