Adoleshentja shkon e toksikuar në spital, denoncon gjendjen: Vigonin dhe serumin e bleva vetë, më thanë çohu ik

Shkruar nga: A Koci | Publikuar më: 13.02.2023, 20:56

Spitalet në Shqipëri janë në një gjendje të mjerueshme, dhe këtë e dëshmojnë shqiptarët që hasen çdo ditë me problematika të ndryshme. Përveç radhës së gjatë për të marr një shërbim mjekësor, edhe marrja e ndihmës mjekësore po bëhet gjithmonë edhe më e vështirë. Ata që sëmuren duhet të shkojnë në spital me vigon, gjilpër, serum, apo paisje të ndryshme me vete.

Ministria e Shëndetësië mburret me fasadat e lyera të spitaleve, por se çfarë ka brenda tyre nuk bëhet fortë merak. Një adoleshente shkruan në redaksinë e JOQ Albania se është traumatizuar nga sjellja e stafit, kur u detyrua të shkonte për një ndihmë mjekësore. Ajo i është drejtuar spitalit, pasi ishte toksikuar nga ushqimi.

Sipas vajzës, mjekët ishin të pasjellshëm dhe arrogantë. Fillimisht i kërkuan që ajo të blinte një vigon dhe një serum pasi spitali nuk kishte. Sikur të mos mjaftonte kjo, 17-vjeçarja thotë se e kanë përzënë nga spitali pa marrë shërbimin e plotë, duke i thënë se nuk ka asnjë arsye më për të qendruar.

Në vijim denoncimi i adoleshentes:

Ky shtet s'ka për t'u bërë kurrë. Ju lutem postojeni këtë, por duke mos përfshirë identietin tim. është gjynah të flas një vajzë 17-vjeçare, e semurë, e këputur. Shkova në spital dhe mos të mjaftonte sjellja e tyre arrogante, nuk kishin gjërat më minimale. Nuk kishin as vigon dhe as serum, u detyram si qytetar ta blejmë vet. Por mos të mjaftonte kjo, nuk mora as çerekun e serumit. Më thanë hajde çohu se s'ke temperaturë, as tension. Unë isha e këputur, e toksikuar nga ushqimet që lejojnë këta të shiten. Turp! Për pak muaj mbush 18 vjeçe dhe nëse nuk i duan të rinjtë, unë s'kam pse t'u jap votë

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Djali tek Sheshi Skënderbej
    I pari në listë është i riu, që në daljen e tij në sheshin Skënderbej, në fillim të vitit, vendosi që të gëzonte një vajzë të mitur, të pastrehë, që po shijonte vetëm nga jashtë lodrat që ishin vendosur në qendër të Tiranës. Teksa ai e pa, që ajo nuk kishte mundësi ekonomike për të hipur në karusel, e mori dhe bashkë me të shijuan një xhiro.
    Qytetari nga Kavaja
    Kandidati i dytë është djali nga Kavaja që vendosi t’i hapte derën e shtëpisë Gabrielit, të riut që flinte në rrugët e Tiranës, pasi vuante nga probleme të shëndetit mendor. Ai ishte i vetëm, pasi nuk kishte familje dhe qytetari nga Kavaja vendosi që ta strehonte në banesën e tij.
    I riu zemërgjerë
    Kandidati i tretë, është i riu nga Tirana, i cili ndaloi makinën në mes të rrugës, në një kohë me shi dhe zbriti nga automjeti për t’i dhënë një palë këpucë dhe një xhup një të moshuare, që po lypte tek makinat, që kishin mbetur në trafik. Ai u kujdes personalisht që ajo t’i vishte ato që i dhuroi dhe më pas u largua.
    Djali që ndihmoi të moshuarin
    Kandidati i katërt, është një tjetër i ri, i cili po ashtu ndaloi makinën në rrugë për të ndihmuar një të moshuar që i ishte prishur biçikleta. Ai bëri aq sa mundi, që i moshuari të rregullonte biçikletën dhe më pas të largohej drejt banesës së tij.
    Greis dhe Rakel
    Në vendin e pestë kemi motër e vëlla, Greisin dhe Rakelin, dy të vegjëlit, që detyruan nënën e tyre të ndalonte makinën për t'i dhënë disa të holla një djali të mitur që po lypte në rrugë. I mituri kishte në krahë një fëmjë të vogël dhe kjo preku më shumë motër e vëlla. Ata i lëshuan disa të holla bashkëmoshatarit të tyre dhe më pas u larguan me të ëmën.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit