Skandali në BE/ Pantzeri “djeg” ish-nënkryetaren e PE dhe liron bashkëpunëtorët e tij

Shkruar nga: Y Pepa | Publikuar më: 05.02.2023, 18:41

Pozicioni i Eva Kailit, ish-nënkryetares së Parlamentit Europian, përballë drejtësisë belge po bëhet gjithnjë e më i vështirë. Kjo për shkak të dëshmisë që ka dhënë para prokurorëve të Brukselit organizatori i dyshuar i “Qatargate” Antonio Pantzeri.

Ish-deputeti italian ka bërë një marrëveshje me autoritetet belge për të dhënë informacion të detajuar dhe të besueshëm se si funksiononte rrjeti me financimin e aktorëve evropianë nga Katari, në mënyrë që të sigurohet një trajtim i favorshëm gjyqësor si për të, ashtu edhe për familjen e tij.

Nga ajo që po ndodh ditët e fundit, duket se me deklaratat e tij ai po i ngarkon një barrë gjithnjë e më të madhe për skandalin ish-eurodeputetes greke. Kjo filloi që kur ai ia doli të mos ekstradonte nga Italia në Belgjikë gruan dhe vajzën e tij, të cilat gjithashtu dyshohej se ishin të përfshira në këtë aferë.

Tani erdhi lirimi i bashkëpunëtorit të tij të ngushtë, Nicolo Figa Talamanca, të cilin Panzeri e kishte vendosur si sekretar të përgjithshëm të OJQ-së “Jo Paqe pa Drejtësi”, një nga dy organizatat që autoritetet belge e hetuan për rolin e tyre në "Qatargate".

E për të përforcuar përshtypjet nga këto dy zhvillime gjyqësore, ka ardhur deklarata e avokatit mbrojtës të Eva Kailit, Michalis Dimitrakopoulos.

Në një deklaratë për gazetën “La Stampa” ai tha: “Pas marrëveshjes së tij me drejtësinë belge, Antonio Panzeri foli dhe jam i sigurt se ai akuzoi zonjën Kaili”.

Ai tha se Kaili është shumë e zemëruar, që mbahet e burgosur në burgjet belge, ndërsa shtoi: “Është një paradoks ligjor belg që kriminelëve që rrëfehen dhe pendohen, falen, ndërsa atyre që luftojnë nga burgu për pafajësinë e tyre u cenohet prezumimi i pafajësisë”.

Panzeri shfaqet si ndërmjetës dhe jo si “truri” i organizatës

Avokati i Pancherit e prezantoi klientin e tij si ndërmjetës mes Katarit dhe personave që kishin ndikim dhe votë në Parlamentin Europian, duke bërë të qartë se tregtarët ishin ata në pozitat e pushtetit, dmth eurodeputetë apo zyrtarë të tjerë.

Avokati Loren Gens theksoi: “në korrupsion kemi dikë që i jep para, në këtë rast, nga Katari apo Maroku, dikujt për të bërë diçka. Gjëja vendimtare ishte pozita e pushtetit dhe ndikimi në vendimet që nuk do të mund të kishte një ish-deputet si Pancheri”.

Siç pretendoi Loren Gens, në tentativë për të ulur përgjegjësitë e lobuesit italian dhe klientit të tij, në skandal, “Pantzeri, vetë nuk do të jepte dhe as do të merrte para. Nëse merr para nga dikush dhe ia jep dikujt tjetër, nuk je koka e mafies”.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Djali tek Sheshi Skënderbej
    I pari në listë është i riu, që në daljen e tij në sheshin Skënderbej, në fillim të vitit, vendosi që të gëzonte një vajzë të mitur, të pastrehë, që po shijonte vetëm nga jashtë lodrat që ishin vendosur në qendër të Tiranës. Teksa ai e pa, që ajo nuk kishte mundësi ekonomike për të hipur në karusel, e mori dhe bashkë me të shijuan një xhiro.
    Qytetari nga Kavaja
    Kandidati i dytë është djali nga Kavaja që vendosi t’i hapte derën e shtëpisë Gabrielit, të riut që flinte në rrugët e Tiranës, pasi vuante nga probleme të shëndetit mendor. Ai ishte i vetëm, pasi nuk kishte familje dhe qytetari nga Kavaja vendosi që ta strehonte në banesën e tij.
    I riu zemërgjerë
    Kandidati i tretë, është i riu nga Tirana, i cili ndaloi makinën në mes të rrugës, në një kohë me shi dhe zbriti nga automjeti për t’i dhënë një palë këpucë dhe një xhup një të moshuare, që po lypte tek makinat, që kishin mbetur në trafik. Ai u kujdes personalisht që ajo t’i vishte ato që i dhuroi dhe më pas u largua.
    Djali që ndihmoi të moshuarin
    Kandidati i katërt, është një tjetër i ri, i cili po ashtu ndaloi makinën në rrugë për të ndihmuar një të moshuar që i ishte prishur biçikleta. Ai bëri aq sa mundi, që i moshuari të rregullonte biçikletën dhe më pas të largohej drejt banesës së tij.
    Greis dhe Rakel
    Në vendin e pestë kemi motër e vëlla, Greisin dhe Rakelin, dy të vegjëlit, që detyruan nënën e tyre të ndalonte makinën për t'i dhënë disa të holla një djali të mitur që po lypte në rrugë. I mituri kishte në krahë një fëmjë të vogël dhe kjo preku më shumë motër e vëlla. Ata i lëshuan disa të holla bashkëmoshatarit të tyre dhe më pas u larguan me të ëmën.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit