Turqia refuzoi riciklimin, merret vendimi që areoplanmbajtësja të fundoset

Shkruar nga: Y Pepa | Publikuar më: 04.02.2023, 19:28

Në brigjet e Brazilit, një aeroplanmbajtëse e mbushur me një sasi asbesti kancerogjen, do të fundoset, pasi riciklimi i tij, që do të bëhej në Turqi, u ndalua dhe asnjë qeveri nuk dëshiron ta marrë përsipër.

Në vitin 2021, kompania turke Sok Denizcilik e bleu anijen në ankand për 1.8 milionë dollarë. Qëllimi i saj ishte të shkatërronte anijen, duke ricikluar pjesët e saj të padobishme dhe duke shitur pjesën tjetër.

Planet e kompanisë, u prishën pas ndërhyrjes së grupeve mjedisore, të cilët protestuan se anija mbante shumë më tepër materiale ndotëse nga sa besonte blerësi i saj.

Anija, e cila i kishte shërbyer marinës franceze për gati 40 vjet nga viti 1963 deri në vitin 2000, kishte një dekadë për të kryer çdo shërbim. Ekspertët vlerësuan se disa pjesë të saj kishin grumbulluar aq shumë gaze toksike sa që ishte e rrezikshme për këdo që të hynte në të.

Në kohën kur u ndërtua aeroplanmbajtësja, rregulloret mjedisore ishin shumë më të buta. Shumë nga materialet që tani janë të ndaluara u përdorën gjerësisht.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Djali tek Sheshi Skënderbej
    I pari në listë është i riu, që në daljen e tij në sheshin Skënderbej, në fillim të vitit, vendosi që të gëzonte një vajzë të mitur, të pastrehë, që po shijonte vetëm nga jashtë lodrat që ishin vendosur në qendër të Tiranës. Teksa ai e pa, që ajo nuk kishte mundësi ekonomike për të hipur në karusel, e mori dhe bashkë me të shijuan një xhiro.
    Qytetari nga Kavaja
    Kandidati i dytë është djali nga Kavaja që vendosi t’i hapte derën e shtëpisë Gabrielit, të riut që flinte në rrugët e Tiranës, pasi vuante nga probleme të shëndetit mendor. Ai ishte i vetëm, pasi nuk kishte familje dhe qytetari nga Kavaja vendosi që ta strehonte në banesën e tij.
    I riu zemërgjerë
    Kandidati i tretë, është i riu nga Tirana, i cili ndaloi makinën në mes të rrugës, në një kohë me shi dhe zbriti nga automjeti për t’i dhënë një palë këpucë dhe një xhup një të moshuare, që po lypte tek makinat, që kishin mbetur në trafik. Ai u kujdes personalisht që ajo t’i vishte ato që i dhuroi dhe më pas u largua.
    Djali që ndihmoi të moshuarin
    Kandidati i katërt, është një tjetër i ri, i cili po ashtu ndaloi makinën në rrugë për të ndihmuar një të moshuar që i ishte prishur biçikleta. Ai bëri aq sa mundi, që i moshuari të rregullonte biçikletën dhe më pas të largohej drejt banesës së tij.
    Greis dhe Rakel
    Në vendin e pestë kemi motër e vëlla, Greisin dhe Rakelin, dy të vegjëlit, që detyruan nënën e tyre të ndalonte makinën për t'i dhënë disa të holla një djali të mitur që po lypte në rrugë. I mituri kishte në krahë një fëmjë të vogël dhe kjo preku më shumë motër e vëlla. Ata i lëshuan disa të holla bashkëmoshatarit të tyre dhe më pas u larguan me të ëmën.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit