Ky është vendi i parë në botë që ofron 500 mijë bileta avioni falas

Shkruar nga: Y Pepa | Publikuar më: 03.02.2023, 16:32

Me bileta ajrore falas për në Hong Kong. Administrata e rajonit autonom kinez po kërkon të tërheqë turistë pas një periudhe të gjatë izolimi për shkak të masave të rrepta për covid.

Ish-kolonia britanike planifikon të shpërndajë 500 mijë bileta, përmes tre linjave ajrore që operojnë atje, në tre faza, me synimin për të tërhequr turistë nga Kina kontinentale dhe vende të tjera.

Nisma "Përshëndetje Hong Kong" u njoftua të enjten, por ka më shumë se dy vjet që po punohet. Biletat do të shpërndahen midis tre linjave ajrore të Hong Kongut: transportuesit kombëtar Cathay Pacific, HK Express dhe Hongkong Airlines.

500 mijë biletat do t'i kushtojnë administratës së qytetit rreth 232 milionë euro në total. Udhëtarët që dëshirojnë të udhëtojnë në Hong Kong mund të vizitojnë faqen e internetit World of Winners nga 1 marsi për të futur emrat e tyre në shortin e biletave ajrore.

Biletat do të shpërndahen në tre faza: nga 1 marsi për njerëzit në Azinë Juglindore, nga 1 Prilli për njerëzit që jetojnë në Kinën kontinentale dhe nga 1 maji në pjesën tjetër të botës. Disa bileta do t'u jepen edhe banorëve të Hong Kongut, por jo përpara datës 1 korrik, për të udhëtuar pas tre vitesh kufizime.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Djali tek Sheshi Skënderbej
    I pari në listë është i riu, që në daljen e tij në sheshin Skënderbej, në fillim të vitit, vendosi që të gëzonte një vajzë të mitur, të pastrehë, që po shijonte vetëm nga jashtë lodrat që ishin vendosur në qendër të Tiranës. Teksa ai e pa, që ajo nuk kishte mundësi ekonomike për të hipur në karusel, e mori dhe bashkë me të shijuan një xhiro.
    Qytetari nga Kavaja
    Kandidati i dytë është djali nga Kavaja që vendosi t’i hapte derën e shtëpisë Gabrielit, të riut që flinte në rrugët e Tiranës, pasi vuante nga probleme të shëndetit mendor. Ai ishte i vetëm, pasi nuk kishte familje dhe qytetari nga Kavaja vendosi që ta strehonte në banesën e tij.
    I riu zemërgjerë
    Kandidati i tretë, është i riu nga Tirana, i cili ndaloi makinën në mes të rrugës, në një kohë me shi dhe zbriti nga automjeti për t’i dhënë një palë këpucë dhe një xhup një të moshuare, që po lypte tek makinat, që kishin mbetur në trafik. Ai u kujdes personalisht që ajo t’i vishte ato që i dhuroi dhe më pas u largua.
    Djali që ndihmoi të moshuarin
    Kandidati i katërt, është një tjetër i ri, i cili po ashtu ndaloi makinën në rrugë për të ndihmuar një të moshuar që i ishte prishur biçikleta. Ai bëri aq sa mundi, që i moshuari të rregullonte biçikletën dhe më pas të largohej drejt banesës së tij.
    Greis dhe Rakel
    Në vendin e pestë kemi motër e vëlla, Greisin dhe Rakelin, dy të vegjëlit, që detyruan nënën e tyre të ndalonte makinën për t'i dhënë disa të holla një djali të mitur që po lypte në rrugë. I mituri kishte në krahë një fëmjë të vogël dhe kjo preku më shumë motër e vëlla. Ata i lëshuan disa të holla bashkëmoshatarit të tyre dhe më pas u larguan me të ëmën.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit