68-vjeçari me 12 gra dhe 578 nipër e mbesa vendos të mos ketë më fëmijë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 02.02.2023, 23:57

Musa Hasahya Kasera ka aq shumë fëmijë sa nuk mund t'i kujtojë emrat e shumicës së tyre. Fshatari nga Uganda thotë se nuk do të ketë më fëmijë pasi familja e tij e madhe përfshin 12 gra (emrat e të cilave nuk i mban), 102 fëmijë dhe 578 nipër e mbesa. 68-vjeçari i cili aktualisht është i papunë dhe jeton në fshatin Bugisa një zonë e largët rurale në lindje të Ugandas thotë:

Në fillim ishte një shaka... por tani kjo ka problemet e veta. Me shëndetin tim të rënduar dhe vetëm dy hektarë tokë për një familje kaq të madhe, dy nga gratë e mia u larguan sepse nuk mund të përballoja gjërat bazë si ushqimi, arsimi, veshmbathja.

Hasahya, i cili është bërë si një atraksion turistik në fshatin e tij, tha se gratë e tij tani do marrin kontrollin e lindjes për të ndaluar zgjerimin e mëtejshëm të familjes.

Gratë e mia janë me kontraceptivë, por unë jo. Nuk pres të kem më shumë fëmijë, sepse kam mësuar nga akti im i papërgjegjshëm për të prodhuar kaq shumë fëmijë që nuk mund të kujdesem për ta.

Ai u martua me gruan e tij të parë në 1972 në një ceremoni tradicionale kur të dy ishin rreth 17 vjeç dhe fëmija i tij i parë Sandra Nabwire lindi një vit më vonë. 102 fëmijët e Hasahyas variojnë nga mosha 10 deri në 50 vjeç, ndërsa gruaja më e re është rreth 35 vjeç.

Sfida është që unë mund të kujtoj vetëm emrin e të lindurit tim të parë dhe të fundit, por disa prej fëmijëve nuk ua mbaj mend emrat e tyre. Janë nënat ato që më ndihmojnë t'i identifikoj ato.

Por Hasahya nuk mund t'i kujtojë as emrat e disa prej grave të tij dhe duhet të konsultohet me një nga djemtë e tij, Shaban Magino, një mësues 30-vjeçar i shkollës fillore që ndihmon në drejtimin e punëve të familjes dhe është një nga të paktët që është arsimuar. Për të zgjidhur mosmarrëveshjet në një strukturë kaq të madhe, Hasahya thotë se ata kanë takime familjare mujore.

Shumë anëtarë të familjes së Hasahya-s përpiqen të fitojnë para ose ushqim duke bërë punë për fqinjët e tyre, ose i kalojnë ditët duke marrë dru zjarri dhe ujë, shpesh duke udhëtuar në distanca të gjata në këmbë. Ata në shtëpi ulen në oborr, disa gra thurin dyshekë ose thurin flokët, ndërsa burrat luajnë letra nën strehën e një peme.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Djali tek Sheshi Skënderbej
    I pari në listë është i riu, që në daljen e tij në sheshin Skënderbej, në fillim të vitit, vendosi që të gëzonte një vajzë të mitur, të pastrehë, që po shijonte vetëm nga jashtë lodrat që ishin vendosur në qendër të Tiranës. Teksa ai e pa, që ajo nuk kishte mundësi ekonomike për të hipur në karusel, e mori dhe bashkë me të shijuan një xhiro.
    Qytetari nga Kavaja
    Kandidati i dytë është djali nga Kavaja që vendosi t’i hapte derën e shtëpisë Gabrielit, të riut që flinte në rrugët e Tiranës, pasi vuante nga probleme të shëndetit mendor. Ai ishte i vetëm, pasi nuk kishte familje dhe qytetari nga Kavaja vendosi që ta strehonte në banesën e tij.
    I riu zemërgjerë
    Kandidati i tretë, është i riu nga Tirana, i cili ndaloi makinën në mes të rrugës, në një kohë me shi dhe zbriti nga automjeti për t’i dhënë një palë këpucë dhe një xhup një të moshuare, që po lypte tek makinat, që kishin mbetur në trafik. Ai u kujdes personalisht që ajo t’i vishte ato që i dhuroi dhe më pas u largua.
    Djali që ndihmoi të moshuarin
    Kandidati i katërt, është një tjetër i ri, i cili po ashtu ndaloi makinën në rrugë për të ndihmuar një të moshuar që i ishte prishur biçikleta. Ai bëri aq sa mundi, që i moshuari të rregullonte biçikletën dhe më pas të largohej drejt banesës së tij.
    Greis dhe Rakel
    Në vendin e pestë kemi motër e vëlla, Greisin dhe Rakelin, dy të vegjëlit, që detyruan nënën e tyre të ndalonte makinën për t'i dhënë disa të holla një djali të mitur që po lypte në rrugë. I mituri kishte në krahë një fëmjë të vogël dhe kjo preku më shumë motër e vëlla. Ata i lëshuan disa të holla bashkëmoshatarit të tyre dhe më pas u larguan me të ëmën.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit