Rreth një vit nga fillimi i bombardimit të Ukrainës/ BE paralajmëron sanksione të tjera ndaj Rusisë

Shkruar nga: Y Pepa | Publikuar më: 02.02.2023, 16:06

Bashkimi Evropian do të ketë gati një paketë të re sanksionesh kundër Rusisë më 24 shkurt, ditë kur bëhet një vit nga fillimi i luftës në Ukrainë.

Kryetarja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen tha se tavani i çmimit të naftës i vendosur nga BE-ja dhe partnerët e saj G7 po i kushtonte Rusisë 160 milionë dollarë në ditë dhe se një tavan tjetër për produktet e naftës ishte i afërt.

Ne po bëjmë që Vladimir Putin të paguajë për luftën e tij të tmerrshme”, tha presidentja e Komisionit Evropian në një konferencë për shtyp me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.

“Rusia po paguan një çmim të rëndë pasi sanksionet tona gërryen ekonominë e saj, duke e kthyer atë shumë prapa. Ne do të vazhdojmë të rrisim presionin”, tha ajo.

Vendet anëtare të BE-së nuk kanë vendosur ende për kufirin e çmimit të naftës, me Poloninë dhe shtetet baltike që bëjnë presion për një kufi më të ulët përpara të hënës, kur është planifikuar të zbatohet nga të gjitha vendet e G7.

Republika Çeke ka propozuar sanksione më të ashpra teknologjike për të kufizuar më tej aftësinë e Rusisë për të prodhuar armë dhe raketa për luftë, dhe BE-ja po punon gjithashtu për të mbyllur disa zbrazëtira dhe për të parandaluar evazionin e sanksioneve, për shembull përmes Bjellorusisë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Djali tek Sheshi Skënderbej
    I pari në listë është i riu, që në daljen e tij në sheshin Skënderbej, në fillim të vitit, vendosi që të gëzonte një vajzë të mitur, të pastrehë, që po shijonte vetëm nga jashtë lodrat që ishin vendosur në qendër të Tiranës. Teksa ai e pa, që ajo nuk kishte mundësi ekonomike për të hipur në karusel, e mori dhe bashkë me të shijuan një xhiro.
    Qytetari nga Kavaja
    Kandidati i dytë është djali nga Kavaja që vendosi t’i hapte derën e shtëpisë Gabrielit, të riut që flinte në rrugët e Tiranës, pasi vuante nga probleme të shëndetit mendor. Ai ishte i vetëm, pasi nuk kishte familje dhe qytetari nga Kavaja vendosi që ta strehonte në banesën e tij.
    I riu zemërgjerë
    Kandidati i tretë, është i riu nga Tirana, i cili ndaloi makinën në mes të rrugës, në një kohë me shi dhe zbriti nga automjeti për t’i dhënë një palë këpucë dhe një xhup një të moshuare, që po lypte tek makinat, që kishin mbetur në trafik. Ai u kujdes personalisht që ajo t’i vishte ato që i dhuroi dhe më pas u largua.
    Djali që ndihmoi të moshuarin
    Kandidati i katërt, është një tjetër i ri, i cili po ashtu ndaloi makinën në rrugë për të ndihmuar një të moshuar që i ishte prishur biçikleta. Ai bëri aq sa mundi, që i moshuari të rregullonte biçikletën dhe më pas të largohej drejt banesës së tij.
    Greis dhe Rakel
    Në vendin e pestë kemi motër e vëlla, Greisin dhe Rakelin, dy të vegjëlit, që detyruan nënën e tyre të ndalonte makinën për t'i dhënë disa të holla një djali të mitur që po lypte në rrugë. I mituri kishte në krahë një fëmjë të vogël dhe kjo preku më shumë motër e vëlla. Ata i lëshuan disa të holla bashkëmoshatarit të tyre dhe më pas u larguan me të ëmën.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit