E paprecedentë, Barcelonës i dështoi transferimi i Araujos për vetëm 18 sekonda vonesë

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 02.02.2023, 12:08

Një episod i paprecedentë i ka ndodhur Barcelonës, që nuk ka arritur të mbyllë transferimin e Julian Araujos nga LA Galaxy për shkak të një vonese prej vetëm 18 sekondash. Siç dihet, merkatoja ishte e hapur deri në orën 00:00 të datës 31 janar.

Këtë fakt e ka treguar vetë drejtori sportiv i katalanasve, Mateu Alemany. “Nuk ishim në gjendje të përfundonim në kohë këtë transferim për shkak të një gabimi kompjuterik”, tregoi ai. Kështu, i riu, i cili do të regjistrohej në ekipin B dhe do të ishte opsion edhe për ekipin e parë, do të duhet të qëndrojë në SHBA deri në fund të sezonit.

Gjithsesi, Barcelona ka ndërhyrë për të tentuar ta marrë që tani. Katalanasit kanë bërë një kërkesë në FIFA për ta pranuar transferimin me argumentin se ky kalim nuk varej nga klubi. Topi i kalon tashmë institucionit më të lartë të futbollit. Në rast se do jepet drita jeshile për këtë transferim, Araujo do të regjistrohet me ekipin B.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Djali tek Sheshi Skënderbej
    I pari në listë është i riu, që në daljen e tij në sheshin Skënderbej, në fillim të vitit, vendosi që të gëzonte një vajzë të mitur, të pastrehë, që po shijonte vetëm nga jashtë lodrat që ishin vendosur në qendër të Tiranës. Teksa ai e pa, që ajo nuk kishte mundësi ekonomike për të hipur në karusel, e mori dhe bashkë me të shijuan një xhiro.
    Qytetari nga Kavaja
    Kandidati i dytë është djali nga Kavaja që vendosi t’i hapte derën e shtëpisë Gabrielit, të riut që flinte në rrugët e Tiranës, pasi vuante nga probleme të shëndetit mendor. Ai ishte i vetëm, pasi nuk kishte familje dhe qytetari nga Kavaja vendosi që ta strehonte në banesën e tij.
    I riu zemërgjerë
    Kandidati i tretë, është i riu nga Tirana, i cili ndaloi makinën në mes të rrugës, në një kohë me shi dhe zbriti nga automjeti për t’i dhënë një palë këpucë dhe një xhup një të moshuare, që po lypte tek makinat, që kishin mbetur në trafik. Ai u kujdes personalisht që ajo t’i vishte ato që i dhuroi dhe më pas u largua.
    Djali që ndihmoi të moshuarin
    Kandidati i katërt, është një tjetër i ri, i cili po ashtu ndaloi makinën në rrugë për të ndihmuar një të moshuar që i ishte prishur biçikleta. Ai bëri aq sa mundi, që i moshuari të rregullonte biçikletën dhe më pas të largohej drejt banesës së tij.
    Greis dhe Rakel
    Në vendin e pestë kemi motër e vëlla, Greisin dhe Rakelin, dy të vegjëlit, që detyruan nënën e tyre të ndalonte makinën për t'i dhënë disa të holla një djali të mitur që po lypte në rrugë. I mituri kishte në krahë një fëmjë të vogël dhe kjo preku më shumë motër e vëlla. Ata i lëshuan disa të holla bashkëmoshatarit të tyre dhe më pas u larguan me të ëmën.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit