Denoncimi/ Drejtori i Bashkisë Korçë harxhon 30 milionë lekë ose 18.570 litra benzinë për 1 vit e gjysmë

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 01.02.2023, 22:49

Një qytetar nga Korça ka kontaktuar me redaksinë e Joq Albania për të denoncuar drejtorin e Ndërmarrjes të Shërbimeve Publike Korçë, Ilir Dinellari. Sipas tij, drejtori Dinellari ka harxhuar për vetëm 1.5 vjet plot 18,570 litra benzinë.

Kjo është përmendur edhe në një raport të kontrollit të Lartë të Shtetit të muajit shtator 2022. Del se drejtori ka harxhuar rreth 30 milionë lekë të vjetra benzinë për makinën e tij të punës. Por nëse bëjmë një llogari të thjeshtë del se drejtori i bie të ketë bërë 283 km çdo ditë, ose gati 8500 kilometra çdo muaj.

Pra në një vit më shumë se 100 mijë km. Në raportin e KLSH, kjo është quajtur SHKELJE E RËNDËSISË SË LARTË (raporti përfundimtar shtator 2022, fq 23-24) dhe është rekomanduar që të paguhet dëmi i shkaktuar.

Në vijim mesazhi i plotë i mbërritur nga denoncuesi:

Pershendetje Joq! Dua te bej nje denoncim. 30 MILION LEK OSE 18.570 LITRA BENZINË VETËM PËR NJË VETURË... Në vetëm 1 vit e gjysëm, vetura e drejtorit të Ndërmarrjes të Shërbimeve Publike, Ilir Dinellari, ka harxhuar 18.570 litra benzinë. Kjo, sipas raportit të KLSH, të Shtatorit 2022. Ky zotëria, na paska harxhuar me veturën e punës, 30 milion lek(të vjetra) benzinë. Le të bëjmë ca llogari të thjeshta; Me një veturë që harxhon 12l/100 km, drejtori i NSHP na paska harxhuar 34 l çdo ditë. Sipas lapsit del se: 1. Ka bërë 283 km çdo ditë, 2. Gati 8500 km çdo muaj 3. Më shumë se 100.000 km në vit... Dhe kjo, duke përfshirë dhe fundjavat apo ditët e pushimit, në të cilat E KA TË NDALUAR të përdorë makinën e punës pa leje. Tani, z.Dinellari, ose është Drejtor i NSHP, ose punon shofer transporti se, të dyja nuk bëhen! Për më tepër që zotërinë e sheh gjithmonë në qarkullim me makinën personale. Në raportin e KLSH, kjo është quajtur SHKELJE E RËNDËSISË SË LARTË (raporti përfundimtar shtator 2022, fq 23-24) dhe është rekomanduar që të paguhet dëmi i shkaktuar. Faleminderit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Djali tek Sheshi Skënderbej
    I pari në listë është i riu, që në daljen e tij në sheshin Skënderbej, në fillim të vitit, vendosi që të gëzonte një vajzë të mitur, të pastrehë, që po shijonte vetëm nga jashtë lodrat që ishin vendosur në qendër të Tiranës. Teksa ai e pa, që ajo nuk kishte mundësi ekonomike për të hipur në karusel, e mori dhe bashkë me të shijuan një xhiro.
    Qytetari nga Kavaja
    Kandidati i dytë është djali nga Kavaja që vendosi t’i hapte derën e shtëpisë Gabrielit, të riut që flinte në rrugët e Tiranës, pasi vuante nga probleme të shëndetit mendor. Ai ishte i vetëm, pasi nuk kishte familje dhe qytetari nga Kavaja vendosi që ta strehonte në banesën e tij.
    I riu zemërgjerë
    Kandidati i tretë, është i riu nga Tirana, i cili ndaloi makinën në mes të rrugës, në një kohë me shi dhe zbriti nga automjeti për t’i dhënë një palë këpucë dhe një xhup një të moshuare, që po lypte tek makinat, që kishin mbetur në trafik. Ai u kujdes personalisht që ajo t’i vishte ato që i dhuroi dhe më pas u largua.
    Djali që ndihmoi të moshuarin
    Kandidati i katërt, është një tjetër i ri, i cili po ashtu ndaloi makinën në rrugë për të ndihmuar një të moshuar që i ishte prishur biçikleta. Ai bëri aq sa mundi, që i moshuari të rregullonte biçikletën dhe më pas të largohej drejt banesës së tij.
    Greis dhe Rakel
    Në vendin e pestë kemi motër e vëlla, Greisin dhe Rakelin, dy të vegjëlit, që detyruan nënën e tyre të ndalonte makinën për t'i dhënë disa të holla një djali të mitur që po lypte në rrugë. I mituri kishte në krahë një fëmjë të vogël dhe kjo preku më shumë motër e vëlla. Ata i lëshuan disa të holla bashkëmoshatarit të tyre dhe më pas u larguan me të ëmën.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit