Futbollisti 55-vjeçar ende në formë, nënshkruan me klubin në Portugali

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 01.02.2023, 22:52

Ditëlindja e tij e 56-të është pothuajse afër, por sulmuesi japonez Kazuyoshi Miura është ende në formë për të luajtur futboll dhe nënshkruar kontrata të reja.

Miura, në dekadën e tij të pestë si futbollist profesionist, i është bashkuar skuadrës portugeze të kategorisë së dytë Oliveirense si huazim nga ekipi i J-League Yokohama FC. Aventura e tij e re në Portugali përfaqëson vendin e gjashtë në të cilin ai ka luajtur, pas eksperiencave në Brazil, Japoni, Itali, Kroaci dhe Australi.

Miura i cili feston ditëlindjen më 26 shkurt thotë:

Edhe pse ky është një vend i ri për mua, do të punoj shumë për t'u treguar të gjithëve llojin e lojës për të cilën jam i njohur.

Ai ka thënë më parë se planifikon të vazhdojë të luajë deri në moshën 60 vjeçare. Miura e kaloi sezonin e kaluar në huazim te Suzuka Point Getters, duke shënuar dy gola në 18 paraqitje për skuadrën japoneze të nivelit të katërt që drejtohet nga vëllai i tij më i madh Yasutoshi.

Miura e filloi karrierën e tij me skuadrën braziliane Santos në 1986 dhe u bë lojtari më i vjetër që shënoi në një ndeshje të ligës profesionale japoneze me golin e tij në 2017 kundër Thespakusatsu Gunma në moshën 50 vjeç e 14 ditë. I quajtur "King Kazu" në Japoni, ai është një nga sportistët më të dashur të vendit dhe ishte fytyra e J League kur u lançua në 1993. Ai shënoi 55 gola në 89 ndeshje për Japoninë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Djali tek Sheshi Skënderbej
    I pari në listë është i riu, që në daljen e tij në sheshin Skënderbej, në fillim të vitit, vendosi që të gëzonte një vajzë të mitur, të pastrehë, që po shijonte vetëm nga jashtë lodrat që ishin vendosur në qendër të Tiranës. Teksa ai e pa, që ajo nuk kishte mundësi ekonomike për të hipur në karusel, e mori dhe bashkë me të shijuan një xhiro.
    Qytetari nga Kavaja
    Kandidati i dytë është djali nga Kavaja që vendosi t’i hapte derën e shtëpisë Gabrielit, të riut që flinte në rrugët e Tiranës, pasi vuante nga probleme të shëndetit mendor. Ai ishte i vetëm, pasi nuk kishte familje dhe qytetari nga Kavaja vendosi që ta strehonte në banesën e tij.
    I riu zemërgjerë
    Kandidati i tretë, është i riu nga Tirana, i cili ndaloi makinën në mes të rrugës, në një kohë me shi dhe zbriti nga automjeti për t’i dhënë një palë këpucë dhe një xhup një të moshuare, që po lypte tek makinat, që kishin mbetur në trafik. Ai u kujdes personalisht që ajo t’i vishte ato që i dhuroi dhe më pas u largua.
    Djali që ndihmoi të moshuarin
    Kandidati i katërt, është një tjetër i ri, i cili po ashtu ndaloi makinën në rrugë për të ndihmuar një të moshuar që i ishte prishur biçikleta. Ai bëri aq sa mundi, që i moshuari të rregullonte biçikletën dhe më pas të largohej drejt banesës së tij.
    Greis dhe Rakel
    Në vendin e pestë kemi motër e vëlla, Greisin dhe Rakelin, dy të vegjëlit, që detyruan nënën e tyre të ndalonte makinën për t'i dhënë disa të holla një djali të mitur që po lypte në rrugë. I mituri kishte në krahë një fëmjë të vogël dhe kjo preku më shumë motër e vëlla. Ata i lëshuan disa të holla bashkëmoshatarit të tyre dhe më pas u larguan me të ëmën.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit