Ç’po ndodh? Bashkimi Europian “ngrin” pranimin e Ukrainës

Shkruar nga: Y Pepa | Publikuar më: 01.02.2023, 18:57

Zyrtarët e lartë evropianë do të udhëtojnë në Ukrainë këtë javë për një samit dy-ditor në Kiev më 9 dhe 10 shkurt, por ata duket se nuk po i bëjnë asnjë premtim vendit të shkatërruar nga lufta se së shpejti do të jetë në gjendje të bashkohet me Bashkimin.

Në mënyrë të veçantë, në një draft të deklaratës që do të bëhet publike në lidhje me Samitin, dhe të cilën Politco arriti ta siguronte, nuk i referohet specifikisht planit ambicioz dyvjeçar të vendosur nga Ukraina.

Në vend të kësaj ka vetëm garanci të paqarta për çuarjen përpara të procesit pasi të përmbushen të gjitha pikat kryesore të BE

“BE – ja do të vendosë për hapat e mëtejshëm pasi të plotësohen plotësisht të gjitha kushtet e përcaktuara në pozicionin e Komisionit. Ukraina nënvizoi vendosmërinë e saj për të përmbushur kërkesat e nevojshme për të nisur sa më shpejt negociatat e anëtarësimit”, thuhet në draft.

Dokumenti thekson gjithashtu nevojën për "zbatim gjithëpërfshirës dhe të qëndrueshëm të reformave gjyqësore " në përputhje me këshillën e Komisionit të Venecias, duke përmendur, në veçanti, nevojën për të reformuar Gjykatën Kushtetuese të Ukrainës.

Megjithëse Ukraina njoftoi kohët e fundit ndryshime në gjyqësorin e saj, veçanërisht në mënyrën e emërimit të gjyqtarëve, Komisioni i Venecias, një organ i shquar këshillues që përfshin ekspertë të ligjit kushtetues, mbetet i shqetësuar për kompetencat dhe përbërjen e organit që përzgjedh kandidatët e gjykatës.

Qershorin e kaluar, liderët e BE-së i dhanë Ukrainës statusin zyrtar të kandidatit në një kohë rekord, por kjo lëvizje ishte shumë më e lehtë se kalimi i shpejtë i Ukrainës në negociatat rraskapitëse të nevojshme për të sjellë një vend kandidat në përputhje me sistemet, rregullat dhe rregulloret e BE-së. Ky proces zakonisht zgjat me vite dhe shpesh ngec për periudha të gjata kohore.

Megjithatë, vendet e BE-së kanë qenë të ndara rreth asaj se sa shpejt blloku duhet të lëvizë Ukrainën përmes këtij procesi anëtarësimi. "Kishte tensione të qarta midis Polonisë dhe shteteve baltike nga njëra anë dhe vendeve të tjera të BE-së për formulimin për anëtarësim nga ana tjetër”, tha një zyrtar i BE-së.

Megjithatë, ndërsa nuk priten zhvillime të mëdha në bisedimet e pranimit në BE, në Bruksel ekziston një vullnet i fortë për të treguar solidaritet me Ukrainën për çështje të tjera. "Fakti që ne po mbajmë një Samit në një vend në luftë është i rëndësishëm në vetvete”, tha një zyrtar i lartë i BE-së.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Djali tek Sheshi Skënderbej
    I pari në listë është i riu, që në daljen e tij në sheshin Skënderbej, në fillim të vitit, vendosi që të gëzonte një vajzë të mitur, të pastrehë, që po shijonte vetëm nga jashtë lodrat që ishin vendosur në qendër të Tiranës. Teksa ai e pa, që ajo nuk kishte mundësi ekonomike për të hipur në karusel, e mori dhe bashkë me të shijuan një xhiro.
    Qytetari nga Kavaja
    Kandidati i dytë është djali nga Kavaja që vendosi t’i hapte derën e shtëpisë Gabrielit, të riut që flinte në rrugët e Tiranës, pasi vuante nga probleme të shëndetit mendor. Ai ishte i vetëm, pasi nuk kishte familje dhe qytetari nga Kavaja vendosi që ta strehonte në banesën e tij.
    I riu zemërgjerë
    Kandidati i tretë, është i riu nga Tirana, i cili ndaloi makinën në mes të rrugës, në një kohë me shi dhe zbriti nga automjeti për t’i dhënë një palë këpucë dhe një xhup një të moshuare, që po lypte tek makinat, që kishin mbetur në trafik. Ai u kujdes personalisht që ajo t’i vishte ato që i dhuroi dhe më pas u largua.
    Djali që ndihmoi të moshuarin
    Kandidati i katërt, është një tjetër i ri, i cili po ashtu ndaloi makinën në rrugë për të ndihmuar një të moshuar që i ishte prishur biçikleta. Ai bëri aq sa mundi, që i moshuari të rregullonte biçikletën dhe më pas të largohej drejt banesës së tij.
    Greis dhe Rakel
    Në vendin e pestë kemi motër e vëlla, Greisin dhe Rakelin, dy të vegjëlit, që detyruan nënën e tyre të ndalonte makinën për t'i dhënë disa të holla një djali të mitur që po lypte në rrugë. I mituri kishte në krahë një fëmjë të vogël dhe kjo preku më shumë motër e vëlla. Ata i lëshuan disa të holla bashkëmoshatarit të tyre dhe më pas u larguan me të ëmën.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit