Moskë/ Gruaja që shpëtoi viçin nga therja arrestohet, pasi e nxorri shëtitje në shesh

Shkruar nga: Y Pepa | Publikuar më: 01.02.2023, 17:18

Një grua amerikane u arrestua dhe u gjobit nga një gjykatë ruse, për ecjen e një viçi në Sheshin e Kuq të Moskës. Ajo pretendon se e kishte blerë atë për ta shpëtuar nga therja, raportuan mediat shtetërore ruse.

Alicia Day, 34 vjeç, do të gjobitet me 20,000 rubla (285 dollarë) për pengimin e këmbësorëve në një protestë të paautorizuar dhe u dënua me 13 ditë "arrest administrativ" me një akuzë të veçantë për mosbindje ndaj urdhrave të policisë.

“E bleva viçin që të mos therej”, tha ajo, sipas agjencisë ruse të lajmeve TASS.

Një video e shpërndarë nga media shtetërore tregon Day duke shpjeguar se ajo përdori një shofer për të sjellë viçin në Sheshin e Kuq me makinë.

Doja t'i tregoja kafshës një vend të bukur në vendin tonë të bukur", tha Day.

Ambasada amerikane nuk ka komentuar menjëherë kur është pyetur për rastin.

Day jeton në një periferi të Moskës me vizë turistike, njoftoi agjencia ruse e lajmeve RIA, dhe ka kryer akte të ngjashme proteste në të kaluarën në vende të tjera.

Në vitin 2019, Daily Mail raportoi se ajo shpëtoi një derr që e quajti Jixy Pixy nga një thertore në perëndim të Anglisë, e çoi në Londër me taksi dhe e çoi për shëtitje dhe ushqime në restorant, por u detyrua t'ia dorëzonte një organizatë bamirëse për kafshët, pasi pronari i kafshës zbuloi se po e mbante në një apartament të vogël.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Djali tek Sheshi Skënderbej
    I pari në listë është i riu, që në daljen e tij në sheshin Skënderbej, në fillim të vitit, vendosi që të gëzonte një vajzë të mitur, të pastrehë, që po shijonte vetëm nga jashtë lodrat që ishin vendosur në qendër të Tiranës. Teksa ai e pa, që ajo nuk kishte mundësi ekonomike për të hipur në karusel, e mori dhe bashkë me të shijuan një xhiro.
    Qytetari nga Kavaja
    Kandidati i dytë është djali nga Kavaja që vendosi t’i hapte derën e shtëpisë Gabrielit, të riut që flinte në rrugët e Tiranës, pasi vuante nga probleme të shëndetit mendor. Ai ishte i vetëm, pasi nuk kishte familje dhe qytetari nga Kavaja vendosi që ta strehonte në banesën e tij.
    I riu zemërgjerë
    Kandidati i tretë, është i riu nga Tirana, i cili ndaloi makinën në mes të rrugës, në një kohë me shi dhe zbriti nga automjeti për t’i dhënë një palë këpucë dhe një xhup një të moshuare, që po lypte tek makinat, që kishin mbetur në trafik. Ai u kujdes personalisht që ajo t’i vishte ato që i dhuroi dhe më pas u largua.
    Djali që ndihmoi të moshuarin
    Kandidati i katërt, është një tjetër i ri, i cili po ashtu ndaloi makinën në rrugë për të ndihmuar një të moshuar që i ishte prishur biçikleta. Ai bëri aq sa mundi, që i moshuari të rregullonte biçikletën dhe më pas të largohej drejt banesës së tij.
    Greis dhe Rakel
    Në vendin e pestë kemi motër e vëlla, Greisin dhe Rakelin, dy të vegjëlit, që detyruan nënën e tyre të ndalonte makinën për t'i dhënë disa të holla një djali të mitur që po lypte në rrugë. I mituri kishte në krahë një fëmjë të vogël dhe kjo preku më shumë motër e vëlla. Ata i lëshuan disa të holla bashkëmoshatarit të tyre dhe më pas u larguan me të ëmën.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit