VIDEO/ Momenti kur shoferi i dehur përplas vajzën 5-vjeçare, por shpëton për mrekulli

Shkruar nga: Y Pepa | Publikuar më: 01.02.2023, 16:42

Një vajzë 5-vjeçare, e cila ishte ulur në trotuar në një vazo të madhe lulesh për të luajtur është përplasur nga një makinë. Shoferi i dehur e mori para vajzën duke e përplasur në xhamin e një dyqani aty pranë.

Aksidenti i tmerrshëm ndodhi pasditen e së shtunës, pasi shoferi i dehur humbi kontrollin teksa kalonte në Bonito në shtetin Mato Grosso do Sul, Brazil, duke marrë para vajzën dhe një motoçiklist.

Pavarësisht përplasjes së tmerrshme, vajza e vogël arrin të ngrihet dhe të vrapojë drejt burrit, i cili mund të jetë babi i saj, përdersa ishte në praninë e tij. Fatmirësisht, vajza nuk u lëndua shumë nga përplasja, përveç disa prerjeve nga xhami, ndërsa motoçiklisti i goditur u dërgua në spital me një këmbë të thyer.

Policia ka bërë të mundur arrestimin e tij dhe po ashtu autoritetet pretenduan se shoferin e kishte zënë gjumi në timon në momentin e përplasjes. Në një deklaratë zyrtare pas arrestimit, i dyshuari ka pranuar se ka qenë i pirë dhe se nuk mbante mend asgjë.

Shikoni videon këtu.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Djali tek Sheshi Skënderbej
    I pari në listë është i riu, që në daljen e tij në sheshin Skënderbej, në fillim të vitit, vendosi që të gëzonte një vajzë të mitur, të pastrehë, që po shijonte vetëm nga jashtë lodrat që ishin vendosur në qendër të Tiranës. Teksa ai e pa, që ajo nuk kishte mundësi ekonomike për të hipur në karusel, e mori dhe bashkë me të shijuan një xhiro.
    Qytetari nga Kavaja
    Kandidati i dytë është djali nga Kavaja që vendosi t’i hapte derën e shtëpisë Gabrielit, të riut që flinte në rrugët e Tiranës, pasi vuante nga probleme të shëndetit mendor. Ai ishte i vetëm, pasi nuk kishte familje dhe qytetari nga Kavaja vendosi që ta strehonte në banesën e tij.
    I riu zemërgjerë
    Kandidati i tretë, është i riu nga Tirana, i cili ndaloi makinën në mes të rrugës, në një kohë me shi dhe zbriti nga automjeti për t’i dhënë një palë këpucë dhe një xhup një të moshuare, që po lypte tek makinat, që kishin mbetur në trafik. Ai u kujdes personalisht që ajo t’i vishte ato që i dhuroi dhe më pas u largua.
    Djali që ndihmoi të moshuarin
    Kandidati i katërt, është një tjetër i ri, i cili po ashtu ndaloi makinën në rrugë për të ndihmuar një të moshuar që i ishte prishur biçikleta. Ai bëri aq sa mundi, që i moshuari të rregullonte biçikletën dhe më pas të largohej drejt banesës së tij.
    Greis dhe Rakel
    Në vendin e pestë kemi motër e vëlla, Greisin dhe Rakelin, dy të vegjëlit, që detyruan nënën e tyre të ndalonte makinën për t'i dhënë disa të holla një djali të mitur që po lypte në rrugë. I mituri kishte në krahë një fëmjë të vogël dhe kjo preku më shumë motër e vëlla. Ata i lëshuan disa të holla bashkëmoshatarit të tyre dhe më pas u larguan me të ëmën.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit