Aktori i famshëm akuzohet për trafik dhe sulm seksual ndaj vajzave të mitura, më e vogla ishte 13 vjeç!

Shkruar nga: Y Pepa | Publikuar më: 01.02.2023, 16:23

Një ish-aktor, i cili u shfaq në filmin jashtëzakonisht të suksesshëm të vitit 1990 "Dances with Wolves", u arrestua nga policia e Las Vegasit me akuzën e shfrytëzimit seksual të vajzave të mitura për gati dy dekada.

46-vjeçari indian, Nathan Chasing Horse, i cili kishte luajtur djalin Sioux "Smiles A Lot" në filmin ku luante Kevin Costner, dyshohet se ishte kreu i një kulti seksi të quajtur "The Circle", pra “Rrethi”. Ndaj tij janë ngritur akuza të rënda për trafik seksual, sulm seksual ndaj vajzave nën moshën 13 vjeç dhe abuzim ndaj të miturve.

Nathan Chasing Horse u arrestua pasi policia bastisi shtëpinë e tij në Las Vegas. Sipas New York Post ishte një ankesë anonime që mori policia tetorin e kaluar, çka inicioi nisjen e hetimeve për aktivitetet e 46-vjeçarit, që zgjatën disa muaj.

Chasing Horse dyshohet se ka ngacmuar të paktën gjashtë viktima. Aktet e dyshuara të abuzimit seksual datojnë në fillim të viteve 2000 dhe besohet se kanë ndodhur në shtete të ndryshme të SHBA-së, duke përfshirë Montana, Dakota e Jugut vendi nga është aktori dhe Nevada, ku ai ka jetuar për 10 vjet.

Chasing Horse, një anëtar i fisit Shikangu Sioux të kombit Lakota, tërhoqi ndjekës nga një sërë fisesh vendase në SHBA dhe Kanada, të cilët besonin se ai ishte një "person i shenjtë" me fuqi shëruese. Ai i kishte bindur anëtarët e kultit të tij se mund të komunikonte me qenie më të larta dhe të kryente ceremoni shërimi, kanë zbuluar hetimet.

Anëtarët e sektit “The Circle” i ofruan vajzat e tyre të vogla Chasing Horse si gra të tij. Njëra prej vajzave besohet se i është ofruar si "dhuratë" kur ajo ishte 15 vjeç, dhe një tjetër ishte martuar me të kur ishte 16.

Në vitin 2015, 46-vjeçari dyshohet se u dëbua nga Fort Peck, për shkak të akuzave për trafikim njerëzor.

Një nga akuzat me të cilat përballet Chasing Horse është se ai shiste vajza të reja nga fise të ndryshme tek burrat që ishin të gatshëm të paguanin për të bërë seks me to. Më e reja nga viktimat e tij të supozuara ishte vetëm 13 vjeç.

Shikoni videon këtu.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Djali tek Sheshi Skënderbej
    I pari në listë është i riu, që në daljen e tij në sheshin Skënderbej, në fillim të vitit, vendosi që të gëzonte një vajzë të mitur, të pastrehë, që po shijonte vetëm nga jashtë lodrat që ishin vendosur në qendër të Tiranës. Teksa ai e pa, që ajo nuk kishte mundësi ekonomike për të hipur në karusel, e mori dhe bashkë me të shijuan një xhiro.
    Qytetari nga Kavaja
    Kandidati i dytë është djali nga Kavaja që vendosi t’i hapte derën e shtëpisë Gabrielit, të riut që flinte në rrugët e Tiranës, pasi vuante nga probleme të shëndetit mendor. Ai ishte i vetëm, pasi nuk kishte familje dhe qytetari nga Kavaja vendosi që ta strehonte në banesën e tij.
    I riu zemërgjerë
    Kandidati i tretë, është i riu nga Tirana, i cili ndaloi makinën në mes të rrugës, në një kohë me shi dhe zbriti nga automjeti për t’i dhënë një palë këpucë dhe një xhup një të moshuare, që po lypte tek makinat, që kishin mbetur në trafik. Ai u kujdes personalisht që ajo t’i vishte ato që i dhuroi dhe më pas u largua.
    Djali që ndihmoi të moshuarin
    Kandidati i katërt, është një tjetër i ri, i cili po ashtu ndaloi makinën në rrugë për të ndihmuar një të moshuar që i ishte prishur biçikleta. Ai bëri aq sa mundi, që i moshuari të rregullonte biçikletën dhe më pas të largohej drejt banesës së tij.
    Greis dhe Rakel
    Në vendin e pestë kemi motër e vëlla, Greisin dhe Rakelin, dy të vegjëlit, që detyruan nënën e tyre të ndalonte makinën për t'i dhënë disa të holla një djali të mitur që po lypte në rrugë. I mituri kishte në krahë një fëmjë të vogël dhe kjo preku më shumë motër e vëlla. Ata i lëshuan disa të holla bashkëmoshatarit të tyre dhe më pas u larguan me të ëmën.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit