Klubet e Premier League pa “frena”, Chelsea shpenzon më shumë se gjithë gjigantët e Europës së bashku

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 01.02.2023, 13:02

Premier League është edhe një herë mbretëresha e merkatos. Klubet e kampionatit anglez janë më të pasurit të botë dhe kjo i bën të mos kursehen aspak në merkato. Për ta dëshmuar këtë, mjafton fakti se vetëm në ditën e fundit, klubet e Premier League kanë shpenzuar 275 milionë euro.

Në total klubet angleze kanë shpenzuar 922 milionë euro gjatë gjithë merkatos së dimrit. Një peshë të madhe të këtyre milionave e ka padyshim transferimi i Enzo Fernandez te Chelsea, i cili kaloi vetëm në minutat e fundit të mbrëmjes së djeshme nga Benfica për plot 121 milionë euro.

Në gjithë këtë sezon, klubet e Premier League kanë shpenzuar plot 3.17 miliardë euro. Vetëm Chelsea, në merkaton e janarit ka shpenzuar plot 326 milionë euro, më shumë se të gjithë ekipet Bundesligas, La Liga, Serie A dhe Ligue 1.

“Mbretëresha” e kësaj merkatoje është Chelsea, ndërsa Fernandez është rekordmeni i ri. Argjentinasi është bërë blerja më e shtrenjtë në historinë e Premier League. Gjithashtu, ai bëhet transferimi i gjashtë më i shtrenjtë në historinë e futbollit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Djali tek Sheshi Skënderbej
    I pari në listë është i riu, që në daljen e tij në sheshin Skënderbej, në fillim të vitit, vendosi që të gëzonte një vajzë të mitur, të pastrehë, që po shijonte vetëm nga jashtë lodrat që ishin vendosur në qendër të Tiranës. Teksa ai e pa, që ajo nuk kishte mundësi ekonomike për të hipur në karusel, e mori dhe bashkë me të shijuan një xhiro.
    Qytetari nga Kavaja
    Kandidati i dytë është djali nga Kavaja që vendosi t’i hapte derën e shtëpisë Gabrielit, të riut që flinte në rrugët e Tiranës, pasi vuante nga probleme të shëndetit mendor. Ai ishte i vetëm, pasi nuk kishte familje dhe qytetari nga Kavaja vendosi që ta strehonte në banesën e tij.
    I riu zemërgjerë
    Kandidati i tretë, është i riu nga Tirana, i cili ndaloi makinën në mes të rrugës, në një kohë me shi dhe zbriti nga automjeti për t’i dhënë një palë këpucë dhe një xhup një të moshuare, që po lypte tek makinat, që kishin mbetur në trafik. Ai u kujdes personalisht që ajo t’i vishte ato që i dhuroi dhe më pas u largua.
    Djali që ndihmoi të moshuarin
    Kandidati i katërt, është një tjetër i ri, i cili po ashtu ndaloi makinën në rrugë për të ndihmuar një të moshuar që i ishte prishur biçikleta. Ai bëri aq sa mundi, që i moshuari të rregullonte biçikletën dhe më pas të largohej drejt banesës së tij.
    Greis dhe Rakel
    Në vendin e pestë kemi motër e vëlla, Greisin dhe Rakelin, dy të vegjëlit, që detyruan nënën e tyre të ndalonte makinën për t'i dhënë disa të holla një djali të mitur që po lypte në rrugë. I mituri kishte në krahë një fëmjë të vogël dhe kjo preku më shumë motër e vëlla. Ata i lëshuan disa të holla bashkëmoshatarit të tyre dhe më pas u larguan me të ëmën.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit