Raporti/ Transparency International zbulon cilat vende janë më të korruptuara në BE

Shkruar nga: Y Pepa | Publikuar më: 31.01.2023, 19:02

OJQ-ja Transparency International publikoi sot raportin e saj të ri (Indeksi i Perceptimit të Korrupsionit 2022) me renditjen globale të vendeve, nga më pak tek ato më shumë të korruptuara, për vitin që kaloi.

Sipas asaj që theksohet në raport, Danimarka, Finlanda, Norvegjia dhe Suedia dallohen si vendet evropiane me më pak korrupsion në sektorin publik.

Përkundrazi Hungaria, Bullgaria dhe Rumania paraqiten si më të “korruptuara”.

Qiproja dhe Greqia janë vendosur, sipas listës së Transparency International për vitin 2022, më afër, jo me vendet nordike, por me Rumaninë, nga e cila janë vetëm dy vende më lart.

Sa më i lartë të jetë rezultati i një vendi, aq më pak "i korruptuar" konsiderohet të jetë.

Në këtë kontekst, Danimarka shënon 90 pikë, Gjermania 79, Greqia 52 (po ashtu Qiproja), Hungaria 42 dhe Turqia 36. Sa i përket Ukrainës, ajo renditet edhe më poshtë, në 33, por më lart nga Rusia, e cila mbledh 28 pikë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Djali tek Sheshi Skënderbej
    I pari në listë është i riu, që në daljen e tij në sheshin Skënderbej, në fillim të vitit, vendosi që të gëzonte një vajzë të mitur, të pastrehë, që po shijonte vetëm nga jashtë lodrat që ishin vendosur në qendër të Tiranës. Teksa ai e pa, që ajo nuk kishte mundësi ekonomike për të hipur në karusel, e mori dhe bashkë me të shijuan një xhiro.
    Qytetari nga Kavaja
    Kandidati i dytë është djali nga Kavaja që vendosi t’i hapte derën e shtëpisë Gabrielit, të riut që flinte në rrugët e Tiranës, pasi vuante nga probleme të shëndetit mendor. Ai ishte i vetëm, pasi nuk kishte familje dhe qytetari nga Kavaja vendosi që ta strehonte në banesën e tij.
    I riu zemërgjerë
    Kandidati i tretë, është i riu nga Tirana, i cili ndaloi makinën në mes të rrugës, në një kohë me shi dhe zbriti nga automjeti për t’i dhënë një palë këpucë dhe një xhup një të moshuare, që po lypte tek makinat, që kishin mbetur në trafik. Ai u kujdes personalisht që ajo t’i vishte ato që i dhuroi dhe më pas u largua.
    Djali që ndihmoi të moshuarin
    Kandidati i katërt, është një tjetër i ri, i cili po ashtu ndaloi makinën në rrugë për të ndihmuar një të moshuar që i ishte prishur biçikleta. Ai bëri aq sa mundi, që i moshuari të rregullonte biçikletën dhe më pas të largohej drejt banesës së tij.
    Greis dhe Rakel
    Në vendin e pestë kemi motër e vëlla, Greisin dhe Rakelin, dy të vegjëlit, që detyruan nënën e tyre të ndalonte makinën për t'i dhënë disa të holla një djali të mitur që po lypte në rrugë. I mituri kishte në krahë një fëmjë të vogël dhe kjo preku më shumë motër e vëlla. Ata i lëshuan disa të holla bashkëmoshatarit të tyre dhe më pas u larguan me të ëmën.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit