Pakistan/ Sulm terrorist në një xhami, vdesin 33 persona, plagosen 150 të tjerë

Shkruar nga: Y Pepa | Publikuar më: 30.01.2023, 16:39

Një sulm vdekjeprurës ka ndodhur brenda një xhamie të mbushur plot me njerëz në qytetin veriperëndimor pakistanez të Peshawarit. Mediat e huaja raportojnë se të paktën 33 persona kanë humbur jetën dhe rreth 150 të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Zyrtarët në spitalin e qytetit ku u dërguan të paktën 147 persona të plagosur thanë se shumë prej tyre janë në gjendje kritike.

Kryeministri Shebaz Sharif e quajti shpërthimin një sulm vetëvrasës. Zyrtari i policisë Sikandar Khan ka konfirmuar se 260 besimtarë ishin brenda xhamisë në momentin e shpërthimit.

Përgjegjësinë për sulmin, që ndodhi gjatë lutjeve të mesditës dhe shkaktoi shembjen e një muri, duke shtypur besimtarët, e kanë marrë militantët e Shtetit Islamik.

Xhamia ndodhet brenda një kompleksi, që ishte i sigurtë për faktin se përfshin selinë e forcës së policisë provinciale dhe një seksion të agjencisë kundër terrorizmit.

“Ne jemi të informuar se terroristi po qëndronte në rreshtin e parë të ulëseve”, tha ministri i Mbrojtjes Khawaja Asif për Geo TV.

Pamjet nga rrjeti shtetëror PTV treguan policinë dhe banorët që përpiqeshin të pastronin mbeturinat nga vendi i shpërthimit dhe të shpëtonin të plagosurit.

Shpërthimi është më i keqi që ka goditur qytetin që nga marsi i vitit të kaluar, kur një sulm vetëvrasës në një xhami myslimane shiite gjatë lutjeve të së premtes vrau të paktën 58 persona dhe plagosi rreth 200.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Djali tek Sheshi Skënderbej
    I pari në listë është i riu, që në daljen e tij në sheshin Skënderbej, në fillim të vitit, vendosi që të gëzonte një vajzë të mitur, të pastrehë, që po shijonte vetëm nga jashtë lodrat që ishin vendosur në qendër të Tiranës. Teksa ai e pa, që ajo nuk kishte mundësi ekonomike për të hipur në karusel, e mori dhe bashkë me të shijuan një xhiro.
    Qytetari nga Kavaja
    Kandidati i dytë është djali nga Kavaja që vendosi t’i hapte derën e shtëpisë Gabrielit, të riut që flinte në rrugët e Tiranës, pasi vuante nga probleme të shëndetit mendor. Ai ishte i vetëm, pasi nuk kishte familje dhe qytetari nga Kavaja vendosi që ta strehonte në banesën e tij.
    I riu zemërgjerë
    Kandidati i tretë, është i riu nga Tirana, i cili ndaloi makinën në mes të rrugës, në një kohë me shi dhe zbriti nga automjeti për t’i dhënë një palë këpucë dhe një xhup një të moshuare, që po lypte tek makinat, që kishin mbetur në trafik. Ai u kujdes personalisht që ajo t’i vishte ato që i dhuroi dhe më pas u largua.
    Djali që ndihmoi të moshuarin
    Kandidati i katërt, është një tjetër i ri, i cili po ashtu ndaloi makinën në rrugë për të ndihmuar një të moshuar që i ishte prishur biçikleta. Ai bëri aq sa mundi, që i moshuari të rregullonte biçikletën dhe më pas të largohej drejt banesës së tij.
    Greis dhe Rakel
    Në vendin e pestë kemi motër e vëlla, Greisin dhe Rakelin, dy të vegjëlit, që detyruan nënën e tyre të ndalonte makinën për t'i dhënë disa të holla një djali të mitur që po lypte në rrugë. I mituri kishte në krahë një fëmjë të vogël dhe kjo preku më shumë motër e vëlla. Ata i lëshuan disa të holla bashkëmoshatarit të tyre dhe më pas u larguan me të ëmën.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit